KOMENT EPITAFIT TË AGOLLIT

Nebi Dragoti

KOMENT EPITAFIT TË AGOLLIT

E fut objektivin e komentit në këtë linjë: në katër vargje epitaf është konstrukturuar modestia e D. Agollit për çka bëri në fushën e letrave shqipe. Letërsia e tij as kontestohet, as denigrohet, sepse ka artin e shëndetshëm të karakterit të poezisë shqipe.: zhvillim tradite, risi tematike, stilistike e tj., trajtim tematik atdhedashurie, fokusim i karakterit patriotik shqiptar lidhur fort me tokën. Dhe në varr ai nuk është vetëm: “Përjetësisht këtu fle Dritëroi/ me etërit, gjyshërit dhe shokët pranë”. Është sa aq e çuditshme, po aq dhe qesharake ta diskutosh këtë figure duke debatuar pas vdekjes. Po kaq është edhe e pamoralshme dhe e ulët, kur, dhe nga kjo asgjë nuk fitohet. Të tillë debat e quaj budallëk që nuk sjellë asnjë vlerë apo ide pozitive. Letërsia e çdo vendi ecën, evoluon në kohra, etapa historike, regjime e përmbysje regjimesh dhe letërsia dhe artet e çdo kombi mbeten, mbi të gjitha, se mbi të gjitha kanë vlera artistike. Ky mendim është i qartë si drita e diellit. Në këtë prizëm, në daç llogjik apo politik, figura e poetit modest qëndron lart, se :” të mira bëri pak gjersa jetoi”. E, ky komentimi i vargut të fundit “ më tepër mund të bënte, por s’e lanë”, shpreh mendimin fin, filozofik, ku nuk e shpreh qëndrimin e tij prej ateisti, sepse, edhe ligjërisht, bindja e çdo njeriu përballë mijëra feve, ashtu si dhe në politikë është e lirë, është e natyrshme siç është edhe jeta , që, siç ka lindje, ka edhe vdekje. Kjo është ligjësia e gjithçkaje që jeton dhe vdes në këtë botë. Edhe letërsia e socrealizmit ka ecuri, ka dukuritë e veta pozitive të zhvillimit letrar, parë kjo edhe në shkallë botërore. Letërsia i shërben shoqërisë dhe duhet t’i shërbejë pa ekuivoke. Letërsia është pararoja e ecurisë shoqërore në arte.

Durrës, 2017.