KOHË PA TY

Ermentila GuciErmentila

QERPIKËT NGRINË

Kërkova një imazh
një boshen e një reje të udhëtonte,
mjegulla vështrimin e tij
m’a fshehu
Qerpikët ngrinë nga i ftohti në pritje!

BOTË HIPOKRITE

Shihemi e buzëqeshim me mall
Sy për sy…
Pas krahve me zemra të akullta
Shpallosin fytyrat e tyre t’ vërteta.

KOHË PA TY

Ditët nxitimthi
ikin,
Ti shtatë vjet pa e prekur
pragun.
Sytë janë bër t’ verbër
nga lotët ,ku malli shuhet për pak çaste..
Hapat drejt teje në çdo përvjetor
peshojnë,
Fytyra jote një heshtje që vret.
Ku mbesin fjalët tona
si tullumbace ngrihen në ajër
Pastaj përplasen me potretin e vdekjes,
ku shpirti ftohet…