Koha shtrigë

Poezi nga Xhevahir Cirongu

         Koha shtrigë

Ecim ngadalë mbi shinat e kohës

Dhe vrapin lokomotiva diku qëndron,

Ashtu si bisqet e luleve  të vjeshtës

Nga lodhja gjymtyrët e trupit rënkojnë.

 

Koha e dielltë ne seç na ngrohu

Ajo na fal dritë, frymarrje e tingull,

Por koha shtrigë stacion ndryshon

Si gjethet e varura të thata të palmës

Gjymtyrët tanë  na i lëshon.

 

Në udhën e gjatë të kohës jetë

Ajo të errta re diku  i ndalon,

Si një kal i zi pa fre pas nesh vrapon

Hirin e kockave një ditë ajo hedh

Në shtratin e lumit bie e fle.

 

As vet si besoj kohës kryeneç

Në heshtje vajtimi si dy binjak,

E shqyej trishtimin, gëzimin përqafoj

Gjymtyrët e hirtë të kohës

I hedh në det,

Me ato zë nis e lundroj.

 

Ne ecim me tingullin e kohës

Pa dashur as vet s’e dimë, ka edhe stuhi!

Tek ai gur i bardhë në kodër varri

Natë e ditë ashtu në heshtje

Të vdekurit i nderon ajo selvi.

 

Ah, kështu qënka e thënë

Në këtë botë shtrigë,

Koha – shtrigë  kackat pabesisht

I thyen e hi na i bën përsëri.

 

Durrës, 3 mars 2017