Koha në univers..!

Poezi Xhevahir Cirongu

Koha në univers..!

Eja me mua e dashur kohë,

Si krahët e zogjëve krah hapur

Fle mbi mua.

Ndaj të pres çdo ditë te shtegu i dhive,

Edhe tik – taket e orës kohë

Me grusht pinë ujë

E shuajnë etjen atje në krua.

 

Tutje në univers shohë  dritë e shpresë

Dhe dielli  mëngjeseve  na përshëndet,

Koha e ora jetë si binjak  lahen  me  vesë

Të dyja i duam , sepse na falin shpresë!

 

Ndalon ora e koha

Ato na sjellin edhe furtunë;

Juve që u fala dritë e lumturi

Bashkë me shpresën jetë

Një ditë do ktheheni tek unë.

Do të jeni  bashkë përgjithmonë:

Koha,

Dielli,

Hëna,

Dhe ju o njerëz

Atje nëpër univers..!

Durrës, 06.Prill 2017