Koha e lashtë ; koha e re

Tregim

*Nga Petrit Doka

Koha e lashtë ; koha e re

Koha e vjetër:
Një burrë sa herë i thoshte diçka gruas së vet, ajo për inat e bënte të kundërtën… Ai ia mësoi hujet dhe i kërkonte të kundërtën për ta pasur atë që donte. Megjithate u lodh me të,andaj një ditë i thotë:
-Grue po dal me ecë pak në natyrë. Dua me qenë vet, rri në shpi të lutem! Si zakonisht ajo shkoi me të. U afruan vëndit të quajtur « Te Bunari ». Burri u ul dhe i thotë: « Ulu pushojmë pak! Eh inati i madh:
-Jo nuk ulem.
-Ani por mos ec bythëprap se do biesh në pus! Ajo për inat e shpejtoi bythëprapën dhe ra në thellësirë. Burrit i erdh gjynah dhe ia lëshoi litarin duke i bërtitur:
-Kapu!
Ajo sa e kish kapur litarin për inat, e lëshoi, dhe…

Koha e re:
Burri në mërgim:
Oj grue, pasi do me ardhë, merre një vizë kah të duash vetëm jo për HunGardhiStan se çelen probleme!
Ajo si për inat, e morri për HunGardhiStan.
-Oj grue merre për filan e filan muajin jo për këto tre muajtë e vijueshëm se do jem larg e ska kush të pret!
Ajo e morri bash për çato muaj kur burri do ishte me qindra kilometra larg.
Inati i gruas moderne dhe normal, nuk e gjeti burrin (por ndoshta ska dert për gruan moderne, kryesorja e çoi inatin e vet dhe nuk përfundoi në bunar por dikund tjetër… Në të vertetë shkoi te tezja Ballikusake, nga atje i telefonuan burrit dhe ai për disa orë erdhi nga larg. U ulën në bahçe me pi kafe por përtej gardhit me huj e me thupra, pa një qershi me kokrra të skuqura dhe dashti me marrë disa kokrra andaj iu afrua gardhit… Burrit i erdh një ide dhe i thot: „Mos provo mbi gardh! Ja ku paska atje një derë… Ajo si zakonisht me inat, e futi majen e basketit në një vrimë dhe si ishte me traninga „Nike“ lehtësisht, fiuuu këmbën n’anën tjetër të gardhit por si nuk gjet ku ta mbështes iu var trupi dhe u ul mbi … gardh, po dua me thënë mbi h…. dhe veç i doli një „ëëëëëëëkhhhëëëëëkhhh“
« Tezja » Ballikusake me habi tha: „Kam dëgjuar historinë e hûnit por sot e pashë me sytë e mi!