Kodi Civil , Ahmet Zogu “kopjoi” Bonapartin

AAhmet Zogunalistët e kohës “Mbreti i Shqipërisë, njeri i civilizuar”

Artur Ajazi

Ahmet Zogu, ish-Mbret i shqiptarëve, duket se e ka pasur idhullin e tij Perandorin e famshëm të Francës Napolon Bonaparti. Kjo vërtetohet vetëm nga një fakt shumë domethënës, siç ishte hartimi Kodit Civil të Mbretërisë Shqiptare. Kodi Civil parashikonte ndër të tjera, ndalimi i bashkëshortëve që të parashikojnë në mënyrë të pacilësuar që martesa e tyre të rregullohet sipas zakoneve të vendit. Kodi Civil i Mbretit Zog I, për herë të parë e parashikonte “kontratën e martesore, e cila duhej bërë me akt publik para noterit, përpara celebrimit të martesës”. Duke parë Kanunin e Lekë Dukagjinit, shikon se, “gruaja nuk kishte asnjë të drejtë, as mbi fëmijët e as mbi shtëpinë”. Gjithashtu gruaja nuk gëzonte të drejta trashëgimore mbi pasurinë e lënë nga burri ose fëmijët. Ajo kishte të drejtë të qëndronte në shtëpinë e burrit të vdekur, ose të largohej, duke marrë “trembëdhjetë okë groshë dhe tre barrë kallamoq”. Kodi Civil i Mbretërisë Shqipëtare, i cili hyri në fuqi më 1 prill 1929 u hartua mbi bazën e kodit më modern të asaj kohe, Kodit Civil të Napoleonit, i cili ka ushtruar ndikim të madh në shumë shtete të tjera e sidomos tek Kodi Civil italian dhe ai zvicerian. Kodi Civil i Mbretit Zog I, pati rëndësi të madhe sepse për herë të parë vendosi mbi baza ligjore marrëdhëniet familjare, unike për të gjithë Shqipërinë. Realisht në praktikë ishte e vështirë të gjente zbatim, sidomos kur ndikimi i rregullave të kanuneve dhe normave fetare, si dhe ruajtja për ndikimin e tyre për vite me radhë ishte ishte tepër i fuqishëm. Kanuni Lekë Dukagjinit, thotë se, “gruaja nuk ka asnjë të drejtë, as mbi fëmijët e as mbi shtëpinë gruaja nuk gëzon të drejta trashëgimore mbi pasurinë e lënë nga burri ose fëmijët”. Gruaja kishte të drejtë të qëndronte në shtëpinë e burrit edhe kur ai nuk jetonte, ose të largohej, duke marrë “trembëdhjetë okë groshë dhe tre barrë kallamoq. Pra, gruaja kishte pak ose aspak të drejta pasurore, por një ndikim të madh në të drejtën zakonore shqiptare, pati dhe Sheriati (e drejta myslimane). Megjithatë, në fushën e të drejtave pasurore gruas i njihej autonomia që ajo gëzonte në administrimin e pasurisë vetjake. Nga praktika gjyqësore e Gjykatës së Diktimit rezulton që “gruaja nuk kishte të drejta pasurore mbi pasurinë e përbashkët të vënë gjatë martesës, ajo vetëm trashëgonte pjesë nga pasuria e bashkëshortit pas vdekjes së tij”. Deri në vitin 1929, veç disa vendimeve të përfitimit nga trashëgimia në praktikën gjyqësore të Gjykatës së Diktimit, nuk ka asnjë rast që të trajtojë probleme në lidhje me pasurinë bashkëshortore pas zgjidhjes së martesës. Me hyrjen në fuqi të Kodit Civil të Mbretit Zog I, në vitin 1929 rregullimi i marrëdhënieve pasurore mes bashkëshortëve dhe marrëdhënieve të tjera familjare bëhej mbi baza juridike dhe jo sipas zakonit ose fesë. Kodi Civil pranoi institutin e martesës laike, pasi ajo lidhet në mënyrë solemne para nëpunësit të gjendjes civile. Pavarësisht miratimit të Kodit Civil, akoma një pjesë vazhdonin të lidhnin martesën pa celebruar martesë laike, mentalitet i trashëguar prej shekujsh mbi martesën. Kishte mjaft njerëz që nuk kuptonin që martesa e lidhur sipas normave zakonore nuk kishte asnjë vlerë juridike, dhe kështu nuk gëzonte asnjë mbrojtje nga ligji. Në Kodin Civil të Mbretërisë Shqiptare parashikohet shprehimisht ndalimi i bashkëshortëve që të parashikojnë në mënyrë të pacilësuar që martesa e tyre të rregullohet sipas zakoneve të vendit. Kodi Civil i Mbretit Zog I, për herë të parë e parashikoi kontratën e martesës, e cila duhej bërë me akt publik para noterit, përpara celebrimit të martesës. Sipas këtij Kodi, regjimi pasuror i bashkëshortëve mund të rregullohej me marrëveshje të palëve dhe me ligj. Mënyra e rregullimit të pasurisë së bashkëshortëve parashikohej në kontratën e martesës. Palët kishin të drejtë të ndryshonin rregullimin e pasurisë (pra regjimin pasuror) në kontratën e martesës vetëm para celebrimit të martesës dhe po në të njëjtën formë, pra me akt publik. Personat e tretë, të cilët nuk ishin vënë në dijeni për ndryshimet në kontratën e martesës, nuk mund të prekeshin nga këto ndryshime. Parashikimi në Kodin Civil i kontratës së martesës përbënte një hap shumë të rëndësishëm në marrëdhëniet familjare në atë kohë, sidomos në marrëdhëniet midis bashkëshortëve, duke pasur parasysh pozitën shoqërore të gruas. Por këto ndryshime nuk gjetën një terren të përshatshëm, sepse nuk u shoqëruan me ndryshimin e domosdoshëm të mentalitetit të shoqërisë shqiptare. Ky ishte një Kod modern, por në një shoqëri patriarkale, gjë që solli zbatimin e tij në raste të rralla në fushën e marrëdhënieve familjare.

Ndarja e pasurisë martesore në shoqërinë shqiptare

Regjimet martesore parë, në kontekstin historik, fillimin e zhvillimit të tyre e kanë me miratimin e Kodit Civil të vitit 1929, i cili për herë të parë vendosi një sistem unik për gjithë Shqipërinë. Ky kod për pjesën e regjimeve pasurore martesore mbështetej në Kodin Civil të Napoleonit (Kodi i Francës 1804) ku si karakteristikë kryesore ishte pushteti i burrit ndaj gruas për shkak të konservatorizmit të shoqërisë së asaj kohe. Në periudhën e diktaturës, dhe pikërisht në vitin 1981, në dispozitat e Kodit Civil dhe të Kodit të Familjes, shtyrë edhe nga kërkesat e reja moralo-humaniste për të siguruar një solidaritet real midis bashkëshortëve, u imponua regjimi pasuror martesor ligjor dhe unik, ai i bashkëpronësisë universale. Miratimi i ligjit “Për Kthimin dhe Kompensimin e pronave ish-pronarëve”, krijimi i Sh.A. të ardhurat nga puna, bënë që zbatimi i regjimit të bashkëpronësisë ligjore të mos i përgjigjet këtij zhvillimi. Në vitet e mbretërisë bashkëpronësia, administrimi i pasurisë vetëm nga burri, dhe ligji kishte dispozita që diktonin pozicionin e pabarabartë të gruas, dhe se burri ishte kreu i familjes. Për bashkëpronësinë midis bashkëshortëve, Kodi Civil i Zogut I parashikonte vetëm bashkëpronësinë mbi fitimet. Marrëveshja lidhur parashikohet në kontratën e martesës dhe fillon efektet e saj nga momenti i celebrimit të martesës. Sipas Kodit Civil nuk mund të bëjnë pjesë në bashkëpronësi as aktivi dhe as pasivi i tashëm i bashkëshortëve (në momentin e lidhjes së martesës) dhe as pasuria që u vjen atyre me trashëgim gjatë kohës së ekzistencës së bashkëpronësisë midis tyre. Në bashkëpronësi bën pjesë vetëm gëzimi i pasurisë së luajtshme ose të paluajtshme, të tashme dhe të ardhme të bashkëshortëve. Të gjitha fitimet që nxjerr burri dhe gruaja së bashku ose secili prej tyre veç e veç gjatë kohës që vazhdon regjimi i bashkëpronësisë, qofshin këto fitime të rrjedhura nga industria e përbashkët ose nga ekonomia e tyre, janë të përbashkëta dhe të ndashme, duke zbritur më parë debitë që rëndojnë mbi bashkëpronësinë e bashkëshortëve. Sipas Kodit Civil, vetëm burrri mund të administrojë sendet në bashkëpronësi, si dhe të kryejë veprime lidhur me to, gjë që tregon pabarazinë e plotë të burrit me gruan në shoqërinë e kohës. Kodi Civil i vitit 1929, ishte një hap i rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve juridike familjare të asaj kohe.

Sipas gazetës prestigjioze shkak, ndërtimet urbane që po ndërtohen
Huffington Post: Amfiteatri i Durrësit në rrezik
Shtatë nga 14 objektet më të rrezikuara në Evropë pjesë e një plani shpëtimi

Gazeta prestigjioze amerikane “Huffington Post”, në një artikull të saj i kushtoi vëmendje 14 objekteve kulturore dhe historike në rrezik zhdukjeje në Evropë. Në listën e cituar nga kjo gazetë është edhe Amfiteatri i Durrësit. Muajin e kaluar, shkruan “Huffington Post”, organizata e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike “Europa Nostra”, renditi një listë me 14 objekte të trashëgimisë kulturore në rrezik në gjithë Evropën. Mes këtyre objekteve janë kisha, zona arkeologjikë dhe vendbanime të hershme. “Huffington Post” shkruan se ky amfiteatër me vlera të rralla arkeologjike dhe kulturore, rrezikohet seriozisht nga ndërtimet urbane në Durrës, që kanë prekur një pjesë të tij si dhe nga mungesa e vëmendjes. Më 16 qershor, shtatë nga 14 objektet më të rrezikuara në Evropë do të përzgjidhen për t’u bërë pjesë e një plani shpëtimi që do t’i paraqitet Organizmit të Ruajtjes së Trashëgimisë Evropiane gjatë konferencës që do mbahet në muajin dhjetor në Bruksel. Amfiteatri i Durrësit, i zbuluar në vitin 1966 është më i madhi dhe më i rëndësishmi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Ai është ndërtuar në fillim të shekullit të parë të erës sonë, gjatë sundimit të perandorit romak, Trajan. Amfiteatri ka formë eklipsi me diametër 136 metra dhe lartësi 20 metra. Ka qenë qendër e rëndësishme e organizimit të lojërave olimpike romake dhe kapaciteti i tij përllogaritej diku nga 15 deri në 20 mijë shikues.