Kjo situatë e virusit do të zgjasë

Mirela Cela Jorgo

Kjo situatë e virusit do të zgjasë.

Karantimi do të shoqërohet me ” Sulejmanin e madherishem”, dhe gjithë padishajtë e Turqise.
Ndërkohe puna është bllokuar.

Ekrani mbushet me fjalë dashurie nga padishau ynē

Ne flemë dhe gdhihemi me të. Na do dhe na përqafon nga larg. Edhe presidenti na do , edhe gjithe politika ne këto momente po na shqyejne nga dashuria per ne.

Askush nuk jep zgjidhje për ekonominë.

Te pasurit mbeten te pasur, klasa e mesme u zhduk dhe te varfërit lëngojnë.
Statistikat e vdekjeve na i servirin si ushqim per shkatërrimin mendor. Kush ka adoleshentë ne shtëpi situata komplikohet.

Te gjithe bëjnë thirrje per ruajtjen e anës fizike , por ka nje mungese informacioni per anēn mendore te njerëzve.

Pashallarët tanë mendojnë per veten e tyre duke bërë joga ne vilat e tyre me oborr.

Puna me tenderimet vazhdon, militantet vazhdojne, dhe uria vazhdon troket çdo dite e më shumë.
Arsimi dhe kultura mbetet fjalë e huaj ne çdo diskutim. Te gjithe mendojne se vdekja eshte pranë, pa menduar qe te gjithe po vdesin shpirtërisht ngadalë ngadalë.

Na tregohet kërbaçi sa herë që t’i përpiqesh te gjesh pak jetë .

Nuk çuditem , kur per 30 vjet eshte menduar per bukën e gojës dhe jo per fuqizimin e shpirtit dhe të mendjes.
Kina dhe shumë shtete te tjera u vetizoluan , por kishin dhe dhjamë për të tretur. Ndersa këtu nuk të lejojne as te qash.