Kimete Berisha e kallë në Facebook

Shkrimi tejet revoltues i gazetares së njohur Kimete Berisha. Më poshtë, shkrimin e plotë nga profili i saj:

Qe, ku jam.
Gojën mos ma hap.
Me m’u turr mos m’u turr.
Në daç lidhe qenin, në daç zgjidhe qenin, kush s’të bën hesap për njeri.

Mu’ nuk ma ninë.

Krejt çfarë mundem me humb unë është ‘vetmia’.
Unë pas vetes fëmijë nuk la në vaj.
Thjesht, s’ma ninë.

Me t’u tut, s’tu tutna.
Me t’u dorëzu, nuk t’u dorëzohna.
M..in tem e ha, e kujt dorën nuk ja shtrijë.

S’di a t’kanë kallxu.
Fjalë të kam çu.

Kot m’i çon lahperat, hajnat e kriminelat me ma çu gishtin.
Gishtin shtine ti në bythën tënde e pastaj ktheje e shtine n’gojë.

Ose shtinjani njani-tjetrit gishtrinjt qysh e keni pas hon e don zanat.

Bën ti çka të dush me gishtin tënd.
Veç mua, aman, mos ma drejto.

Qe ku jam. Midis xhadesë.
Midis nëntori veshur ngjyrë tambli, me këmishë të hollë. Pak me më këqyr me vëmendje ma sheh gjakun e nxehtë damarëve të gjoksit kah më rrjedh.

Në daç paqe.
Në daç sherr.
Në daç bela.
Në daç jetë.
Në daç fund.
Çka të kesh qejf.

Ama, me më tutë s’mundesh.
Me m’gjunjëzu s’mundesh.
Me më ble s’mundesh.
Me më bë presion s’mundesh.
Me ma marrë zemrën s’mundesh.
Me ma ndal shkrimin s’mundesh.
Me ma fshi kujtesës s’mundesh.

Me ma marrë kafshatën e gojës s’mundesh.
Kurgjë s’mundesh me m’ba.

Nuk pritoj me ta thy hundën.
Nuk pritoj me t’bë horë.
Nuk pritoj me ta thënë emrin.
Nuk pritoj këngën me ta këndu.
Nuk pritoj vetes m’i dalë Zot.

Shumë thjesht, fuck you. Zullumqarë t’hamamit.

Unë kurrë s’kam qenë një ‘vajzë’ që e ruan frika.