Kështu rrin bashk populli shqiptar

Shkruan: Florim Zeqa                       05.06.2017
Në Olmi (TV-Itali) u organizua brëmje folklorike
Kështu rrin bashk populli shqiptar
Kësaj radhe grupi organizativ “Next EVENT”, për adhuruesit e folklorit të pastër burimor shqiptar organizoj mbrëmje të pasur muzikore me rapsodët e folklorit burimor shqiptar.
Presidenti i “Next EVENT”, zoti Besart Obrazhda për të plotësuar kërkesat e adhuruesve të folklorit burimor shqiptar, krahas dy yjëve të mërgatës, rapsodëve Gjin Shani dhe Ali Kurti, e kishte sjellur enkas nga Theranda (Kosovë) veteranin e folklorit, të madhin Fadil Llugaxhiu.
Sinkronizimi i shkëlqyeshëm i dy gjeneratave të folklorit, i këngëve të viteve të ’80-’90-ta, me këngët e dy dekadave të fundit prodhoj një konglomeratë të gjërë vlerash burimore, gjegjësisht bashkimin e dy epokave të lavdishme të historisë tonë kombëtare.
Secila këngë ishte më e pëlqyer se tjetra, por padyshim, këngët; “Thërret Prizreni mori Shkodër”, “Besim Ndreca”, “Moj Shqipëri mos thuj marova”, ishin ndër më të kërkuarat nga bashkatdhetarët pjesmarrës të kësaj mbrëmje.
Tre yjët e folklorit; Gjin Shani (Tropojë), Ali Kurti (Drenicë) dhe Fadil LLugaxhiu (Therandë), në këngët e tyre bashkuan heronjët e dy krahëve të shqipes, bashkuan heronjët e epokave të ndryshme, ashtu siq ishin të bashkuar mërgimtarët e të gjitha trojeve etnike shqiptare.
Përveq mërgimtarëve nga Provinca e Trevizo, Portogruaro, Trieste, Venezia, etj, prezent ishin edhe mërgimtar nga Gjermania të ardhur enkas për këtë aktivitet, siq ishte ardhja e veprimtarit Skënder Baraliu me një grup bashkatdhetarësh nga Landi i Bavarisë.
Padyshim surpriza më e këndshme e kësaj mbrëmje ishte ardhja e një grupi të madh e të rinjëve, të cilët nuk rreshtën së kërkuari këngët e preferuara folklorike nga rapsodët e mëdhenjë shqiptar, të cilët nga thellësia e shpirtit ua plotësonin çdo dëshirë të rinjëve shqiptar.
Vëretë, prezenca e të rinjëve në këtë aktivitet të shkëlqyer muzikor me yjet e folklorit burimor, përveqse impuls pozitiv i ruajtjes së traditave të bukura të folklorit burimor shqiptar, është një obligim shtesë për organizatorin, zotin Besart Obrazhda, që sa më shpesh të organizoj mbrëmje të tilla muzikore.
Madje gjatë kësaj mbrëmje linden ide, që në të ardhmen të krijohet një Odë tipike shqiptare, e dizajnuar bukur ashtu siq ishin në të kaluarën jo shumë të largët odat shqiptare.
Pesë orë nën tingujt e bukur të çiftelisë dhe sharkisë, zërit të ëmbël të rapsodëve shqiptar kaluan më shpejt se 5 minuta në raste të tjera. Kërkesë e përbashkët e pjesmarrësve në këtë mbrëmje folklorike ishte që në takimin e radhës të vijnë sa më shumë të rinjë shqiptar, ngase përveq kënaqësisë shpirtërore, mbrëmjet e tilla me yjet e folklorit burimor janë edhe orë historie, për të mësuar në mënyrën më besnike historinë e lavdishme kombëtare.