Kërkesë për Z. Erdogan Han

Nga: Milazim Maraj

Takimi i Kryetarit të Shqipërisë z. Nishani më Kryetarin e Tuqisë z. Erdogan dukej të ishte i suksesshëm. Bazuar në deklarimin e tij më shumë emocional se përmbajtjesor. Ai përmendi  shifra të mëdha të investimeve të bëra nga Turqia në Shqipëri dhe premtoj së do ta mbroj Shqipërinë dhe do  të investoj në arsimin shqiptarë. Madje tregoj së është rritur në duart e një nënë shqiptare, së ka shumë respekt për familjen shqiptare që e kishte pasur fqinjë dhe e cila ishte shumë e mirë. Deri sa po lexoja këtë lajm sikur më kaploj një ndjenë në mes të mundimit dhe falënderimit. Shumat e investimeve nga Turqia në Shqipëri në shikim të parë ishin të mëdha. Por nëse krahasohen më demet që Turqia i ka sjellë shqiptarëve për pesë shekuj këto paraqesin vetëm një sinjal  të një kthese drejt kërkimit falje. Pazari që Turqia e bëri më Rusinë në dëm të territoreve tona duke na tkurrur  në një grusht atdhe shkëmbor,nuk mbulohet tani më këto investime nga Turqia, por më kthimin e territoreve tona. Shkatërrimi  i arsimit  dhe kulturës shqiptare më shekuj dhe dëmet që kanë ardhur si pasojë e mungesës së arsimit të këtij populli të mirë, nga i cili gjithmonë ka buruar humanizmi,  i cili ka shpërndarë rreze në terë botën, nuk do të riparohet shpejt. Kjo i bije vetëm një herë të lidheni në namaz dhe të luteni zotit, të ua fal gjynahet dhe borxhet që i keni para zotit dhe këtij populli. Unë kam disa kërkesa që për ju z. Erdogan Han. Të i hapeni shkollat shqipe për shqiptaret në Turqi; që fëmijët, nipat dhe mbesat  e nënës shqiptare, në duart e të cilës jeni rritur të mësojnë në gjuhën e tyre të lashtë dhe të ëmbël. Të lejohet zhvillimi kulturës së  tyre të  lashtë dhe shumë humane që do të ndikonte mirë në tërë Turqinë dhe më gjerë. Investimet tuaja në arsimin shqiptarë dhe investimet tjera në Kosovë dhe Shqipëri të mos të jenë më të vogla së investimet  që i bëni në Serbi . Kështu i nderuar do të na ndihmoni shumë neve dhe Turqisë. Kur ne, jemi të fortë në Ballkan dhe shqiptaret të ndjehen mirë në Turqi, pa dyshim së edhe Turqia do të ishte mirë dhe Evropa e qetë.  Premtimi i juaj  për Arsimin shqiptarë tani, më çka do të konvertohet?. Çka do të kërkoni si kundërvlerë? Në Kosovë kërkuat që të korrigjohet historia. Qe robërinë e rëndë pesëshekullore ta pranojmë si miqësi. Këtë edhe e pranuan  të “dëgjueshmit” tonë. U korrigjuan tekstet shkollore pa analizën e nevojshme për konfuzionin që do ta kenë, nxënësit tonë, gjatë mësimit të historisë dhe dëmet tjera  që do të vijnë, në procesin e strategjisë së zhvillimit tonë kombëtar. Por  shumë më e rëndë ishte thënia”Turqia do të bënë krejt çka është mundur për ta mbrojtur Shqipërinë”. Kjo lenë për të kuptuar së rreziku për Shqipërinë është i madh dhe se mundë të ketë edhe gjera të pa mundshme që Tuqia nuk i arrin të i bëjë në mbrojtjen e Shqipërisë. Atëherë pse Turqia nuk investon në mbrojtje të Shqipërisë. Që shqiptaret të mbrohen vet. Apo do të i shfrytëzojmë  xhamitë  e shumta që ju i ndërtuat. Tani  më lutje në këto xhami të i shpëtojmë agresionit të mundshëm serb ose grek. Kështu do të tregonit mirënjohje për Kemal  Ataturkun, Mehmet Akifin, Hoxha Tasinin, Sami Frashërin e shumë shqiptarë tjerë që kontribuuan në themelin e shtetit turk?.