Kërcënimi i Koronavirusit: “alarm” për botën për të mbrojtur natyrën, jetën dhe familjen!

Kërcënimi i Koronavirusit:  “alarm” për botën për të mbrojtur natyrën, jetën dhe familjen!

Nga Skënder S.KAPITI 

Natyrën duhet ta shfrytëzojmë duke zbuluar dhe duke iu përshtatur ligjeve të saj dhe jo duke e shkatërruar atë, sepse natyra pastaj hakmerret fuqishëm.Po kështu duhet ta ruajmë e mbrojmë moralitetin njerëzor, pasi largimi nga morali kërcënon jetën njerëzore dhe familjen.

Njeriu vetë është natyrë, por  e pajisur me jetë inteligjente dhe morale për të vepruar sipas ligjeve dhe moralit njerëzor.

Rritja e lëshimit të gazeve serë, të dyoksidit të karbonit është më e shpejtë e që ka shkaktuar dhe po shkaktom me shpejtësi zhdukjen masive të gjallesave bimë e kafshë dhe rrjedhimisht kjo përbën kërcënim për jetën e planetit dhe të njerëzve.

Epidemia e koronavirusit ka shkaktuar frikë dhe ankth te njerëzimi, por rreziku më i madh është ai që po vjen nga vetë dora e njeriut, rrezikimi dhe cekuilibrimi i natyrës nga ngrohja globale  që vjen  nga helmet e gazrave që lëshojnë fabrikat dhe nga djegia e karburanteve prej makinave, avionëve, aeroplanëve e raketave, nga djegia e naftës ,mineraleve dhe gazrave. Teknologjia spekulative dhe e keqpërdorur  po shkatërron natyrën , natyrën,  e cila mundëson dhe mban gjallë jetën

Masat që janë marrë për luftimin dhe mospërhapjen e pandemisë së rrezishme të koronavirusit duket sikur kane “shkretuar” qytetet, pasi nuk ka lëvizje dhe as qarkullim të njerëzve dhe as të automjeteve ku shumica e tyre lëviznin e digjnin karburant kot.

Qyteti duket i shkretë, por ama përkohësisht edhe shumë më natyral se më parë, pasi dëgjohen cicërimat e zogjve,ajri është shumë më i pastër; frymarrja e mushkritë ngopen me oksigjen pasi ajri ka më pak dyoksid karboni dhe më pak dyoksid azoti  NO2 i  cili është helm shumë i dëmshëm për mushkritë, nuk as ka zhurma automjetesh e veturash, nuk ka bori dhe pra as ndotje gazrash helmuese që nxjerrin automjetet dhe fabrikat.

Duket sikur është ndërprerë reaksioni serë i ngrohjes globale që krcënon planetin.

Drita e diellit bie e papenguar nga pluhri  e smogut dhe  procesi i fotosintezës zhvillohet lirshëm në gjethet e pastra të gjelbërta të pemëve.

Shirat, dëbora dhe vesa kanë më pak aciditet.

Nëpër qytete nuk shëtisin  njerëz me qen e mace për dore e ngryk në krah. Jeta familjare moderne ka “adaptuar” atë të  egër  me zogj nëpër kafaze në shtëpi,  e deri edhe gjarperinj e majmunë shtëpiake e nëpër qytete shëtisin deri edhe ne kope qentë “rrugacë”.

Shumë sjellje e vese të “normaliteteve” të qytetërimit modern janë anormalitete të panevojshme e të dëmshme.

Qytetet e mëdha të  denatyruara ku jetojnë shumica e njerëzisë, në këto xhungla pallatesh e strukturas ngrehinash  të stërmëdha, trotuaresh e rrugësh te asfaltuara e të betonuara të cilat janë populluar e mbipopulluar nga njerëzit që kanë zbrazur dhe boshatisur fshatrat.

E ndoshta po vjen koha që duhet t’i rikthemi dhe të vlerësohet e respektohet bujqësia dhe fshati  ku burojnë të gjitha mirat dhe ushqimet jetësore, t’i rikthehemi gjelbërimit dhe tokës.

Koha fton njerëzinë të mos e shkatërrojnë tokën, bimësinë, ajrin dhe ujin, pra mos t’i shkatërrojmë burimet jetike, se a nuk po e shikoni se për ta mposhtuar rrezikun e pandemisë njërëzit duhet të mos dalin nga shtëpia, por njerëzit më shumë se kurrë e kanë mëndjen jo vetëm si të mposhtin virusin por edhe  te  ushqimet, buka, uji, mishi, frutat,  zarzavate etj., pa të cilat nuk ka jetë.

Njerëzit  gjithnjë e më shumë janë të interesuar për ushqimet bio-natyrore dhe jo ato të modifikuara gjenetikisht dhe të industrializuara e të kultivuara me kimikate helmuese të cila ndotin edhe tokën dhe bimësinë.

Ujrat, ajri dhe toka e ndotur nga mbeturinat urbane, kimikatet, helmet dhe gazrat e fabrikave, raketave, avionëve civil e luftarak janë bërë kërcënim i madh për planetin dhe jetën njerëzore, sidomos  për jetën në qytetet shumëmilionëshe me banorë.

Sot në këtë kohë të vështirë ku cdokush ndjehet i rrezikuar nga pandemia, qytetet janë më të pastra nga tymrat, smogu, dioksidi i karbonit dhe helmet e djegies së karburanteve,  nga zhurmat dhe pluhuri të cilat sëmurin dhe depresojnë njerëzit.

Qytetarët tani po mësohen se nuk është gjithcka paraja, luksi e makina, dhe nuk është e nevojshme që për të bërë disa metra rrugë në këmbë për të blerë ushqime në marketin pranë shtëpisë si  dhe bukë nuk është e nevojshme për ta ndezur makinën,  nuk është e nevojshmë që për kaprico e mendjemadhësi të udhëtosh dhjetra e qindra kilomentra për të hëngër një drekë apo darkë diku në një restorant me “zë” , dhe as  të udhëtosh edhe me qindra kilometra me makinë e avion për ndonjë Week End dëfrimi të panevojshëm.

Pandemia na “mësoi” se jetohet shumë e shumë më mirë pa gjëra që nuk janë të nevojshme por përkundrazi që janë të dëmshme; jetohet edhe pa alkool, pa drogë, pa pabe e pa klube nate, pa bixhoz dhe pa makina luksoze e pa shpenzime të kota , por edhe pa turizëm.

Sot në këtë kohë pandemie në qytet nuk ka shumë ndotje akustike zhurmash në rrugë,  ahengjesh nëpër pabe e klube  e as shpërthime fishekzjarresh festive. Tani sikur kanë filluar që njerëzit e qyteteve të mëdha e moderne të mësohen dhe ti kthehen jetës familjare, kanë filluar edhe shumë gra e vajza që “të mësojnë” që të gatuajnë në shtëpi, pasi shumë nga ato nuk dinin as të bënin punë shtëpie dhe as gatuanin, e madje as  të skuqnin një kokërr vezë,  dhe harxhojnë shumë kohë për kujdesin dhe  zgjatjen e thonjve si kthetra, për paruket e bukurinë artificiale të patinimit të fytyrës dhe për fryrjet e buzëve.

Tani njerëzit sidomos të rinjtë e të rejat edhe mbrëmja e nata i gjen në shtëpi te familja e prindërit dhe jo te jeta e natës si lugetër. Fëmijët duhet të kujdesen për prindërit dhe jo t’i dërgojnë ata në azil pleqsh.

Jeta është normale kur ajo merret me punë, me shkollim , me edukim dhe me aktivitete në shërbim të saj dhe jo me kotësira, me gjëra të dëmshme e me defrime të tepruara, me shpenzime kohe e parash krejtësisht në mënyrë të panevojshme.

Të edukohemi që të mos sillemi kundër dhe në dëm të natyrës, as kunder vetes  dhe familjes, sepse kështu i bëhet  dëm shumë i madh jetës njerëzore, familjes dhe shoqërisë.