Këngëtarit Fatmir Ajasllari (Greva) kënga i gurgullon si krojet e Popçes…!

Kulturë

Esse nga Xhevahir Cirongu

Këngëtarit Fatmir Ajasllari (Greva) kënga i gurgullon si krojet e Popçes…!

Është diçka si e çuditshme, por ajo çka të bën që ndalesh pak në kohë e ti thuash në heshtje: ‘’ndalo  moj kohë e trisht, sepse tek ty  dua të mësoj të fshehtat e tua që s’mi treguar!’’. Udhëtoj  nëpër dekadat e shekullit të XX. Pas tyre shplalosen  kujtimet e parrëfyera , të cilat sot ato  duken qartë e lexohen si një shpat mali  të mbuluar nga bardhësia e borës. Vështrojmë tutje në horizonitn e dekadave që lam pas, por edhe në këto dy dekada të shekullit XXI,  para syve na shfaqen të çeluar si manushaqet e marsit kujtimet në zemrat tona. S’janë vetëm tegimet  e kujtimeve që vijnë deri në ditët e sotme që rrëfehen aq bukur; por është edhe ‘’magjia’’ e këngës që ka mbjellë në shekuj te njerëzit dashurinë për vendlindjen e atdheun. Me  anën e këngës shqiptari në shekuj ka ditur ti këndojë gëzimeve familjare, kurse me këngë vaji  fatkeqsive.

Pas shumë bisedave telefonike, munda që të takohesha drejtpërdrejt me këngëtarin  zë ëmbël e fjalëmirin Fatmir  Grva. Janë të shumta këngët  e traditës  popullore  të trevës së  skraparit e tomorricës, që janë  kënduar e këndohen edhe sot , Asambli  Folklorik mban emrin e Artistit të Popullit ‘’Demir Zyko’’.  Jemi në  fundshkurtin e vitit 2017.  Atje, tek  rrethrrutullimi ‘’shqiponja’’ në Tiranë, takohemi me Fatmir Grevën. Kisha kohë që me këtë njeri bujar e punëtor  që se kisha takuar. Ndryshe të bisedosh nëpër telefona, e tjetër kënaqësi ndjen kur je ballë për ballë në një tavolinë e bisedon shtruar duke sjellë kujtimet e viteve të shkuara e të tashmes.  Ka shumë kujtime nga fëmijëria, por edhe nga vendlindja e tij aq e dashur Greva, e megjithatë ai i ruan të freskta në sirtarin e kujtimeve!

Kush është Fatmir Ajasllari (Greva) !?

Këngëtari  i këngës popullor Fatmir Greva , ka lindur në vitin 1948 në fshatin  Grevë të rrethit Skrapar (tomorricë) . Ishte muaji shkurt i atij viti, atëherë ku  dëbora  zhveshi vellon e bardhë që kishte  mbuluar fshatin  Grevë , dhe iu ngjitet majës së malit Lisec.   Nga larg maja e malit dukej sikur  dikush  kishte  lënë aty kapuçn e bardhë ! Bora ja lë vendin luleve të thanës verdhoshe e të lajthatave , të përziera me lulet e bardha të kumbullave e të bajameve të marsit ; të cilat    ndezin shumngjyrshet e luleve të pemëve e zbukurojnë  fshatin Grevë kur vjen marsi pranveror. Lindja e djalit iu gëzoi zemrat bashkëshortve Hajri e Synie , por edhe fisit Ajasllari .  Atë ditë gëzimi, dikush tha se naduhet ti gjejmë  emrin  djalit të sapo ardhur në jetë.

Hajriu si u mendua pak tha: ‘’Ja kam gjetur, or burra! Besoj se i shkon emri Fatmir! ‘’ Oda e miqve, e cila ishte mbushur plot me të afrëm e dashamirës e miratuan me një zë. Dhe …kënga e vallja s’pushuan deri në mëngjesi. Ndërsa dielli , sapo kishte nxjerrë syrin e tij  të ngrohtë atje lart në qafën e gjarpërit, e u  përqafua gëzueshëm  me  banorët  e fshatit Grevë.  Edhe ai iu bashkua atij gëzimi familjar, ndaj ngrohnte më shumë atë ditë shkurti. U ngritën dollitë sipas zakonit, por edhe vallja e kënga oshëtinë  gjer në Gogole!  Vitet iknin pa u kuptuar e Fatmiri hidhte shtatin si një lis. Në vitin 1967 shkon ushtar në Fier. Arsimin profesional elektriken e mbaron në Tiranë në vitin 1979- 1980. Për 35 vjet punon në sektorin e elektrikut, derisa del në pension në vitin 2010. Lë qytetin Çorovodë dhe qysh nga viti 1998, Fatmiri banon me gjthë familjen e tij në Tiranë.  E do punën, por edhe këngën që ‘’fle’’ e ‘’zgjohet’’ bashkë me atë. Ai na tregon se: ‘’Qysh i vogël  dilja e këndoja atje nën hijen e pemëve të arrëve te krojet e Popçe të lagjeve Ajasllari, Bakillari e Hajdari. Atëherë isha vetëm  8 vjet. Kënga e bilbilave dhe gurgullima e ujit të krojeve të kristalt, mu bënë iso e këngëve të mija, na thotë Fatmiri!’’

Kur vjen pranvera, fsahti Grevë mbulohet i gjithi nga gjelbërimi  i pemëve, por pikmendi më i spikatur gjelbëror janë pemët arrore, ku i thonë mirë se erdhe  vizitorëve e miqve që të shijojnë hijet e freskta të tyre!Por edhe për të pirë një gotë ujë te burimi Kasme  në lagjen ‘’Shallari’’ . Fatmiri ruan shumë kujtime të bukura nga fëmijëria e vendlindja e tij. Aty gjen frymëzim  për ta mbajtur  zërin  e pastër  kur këndon, ashtu si të bilbilave që këndojnë nëpër pemë apo gurë. Ai ka mall e dhimbje edhe për gjyshen Qerime , ose siç i thoshin në gjithë fshatin nënë Qerime (Sepetja).  I thoshin kështu , sepse ajo  e ruajti  me fanatizëm që nga viti 1928  broshurën  e alfabetit shqip  në Sepeten e saj të nusëris që e solli  Xhile Greva nga Turqia,  i cili vdiq në vitin 1950 po në turqi. Kjo fletore e alfabetit shqip u përdor në shkollën e fshatit për  të  mësuar nxënësit nga mësuesi që ishte edhe bir  i këtij fshati , Furzuli Greva.

Kënga është shpirti i një kombi

Repertori i këtij këngëtari është i  larmishëm. Ai  e do skenën e këngës folklorike. Edhe sot , që sapo ka mbushur 69 vjet , atë e gjen  në aktivitete të ndryshme së bashku me grupin folklorik ‘’Demir Zyko’’.  Kënga të rinon, të jep energji, – na thotë  gjatë bisedës Fatmir Greva. Ne morëm një intervistë të shkurtër nga ky njeri që e do me shpirt artin e të kënduarit. Për vete flet pak, ndërsa për të tjerët kërkon të flas shumë. – A  t’ja marr një këngë!?  – Merrja, i them unë. Ashtu  shtruar me  zë të ulët ia merr këngës: ’’ Në Ujanik  të lindi nëna/ Lule o Mestan Ujaniku…” Dhe vazhdon ‘’Rastë i  veçant e i rrallë/ Tre vëllezër partizanë/ Komandant kishin babanë/ Mestan Zybë  kapedanë!’’.  Përlotet! Këtë  e kam kënduar me këngëtarin Pëllumb Gjata nga Leskova, na thotë Fatmiri. Së bashku me këngëtarin tjetër tomorricar Agim Carkanji  nga Gjerbësi, kanë kënduar edhe për Riza Cerovën.

Por edhe në Tiranë, Fatmiri s’ju nda këngës folklorike të trevës nga vinte  edhe vet ai. Me inisiativën e tij  formohet Ansambli Folklorik ‘’Demir Zyko’’, ku zgjidhet përgjrgjës i këtij asambli. Ne mundëm të shkëpusim disa emra këngëtarësh si: Pëllumb Gjata, Xheladin Cërri, Sefedin Çela, Nesim Mëno, Bashkim Çela, Xhevahir Bora, Ramadan Kollgjeri, Sali Ferrollari, Yzedin Mersini, Kodhel Avdiasi ,Fari Zotollari, Xhelal Ismaili, Blerim Çipi, Zengjine Ismaili, Dashuri Hysi, Teuta Skrapari ( Dyrmishi), Afërdita Bregu, Brikena Ajasllari,  Fiqirete Doko, Edlira Kodra, Mbaresa Rama etj.  Gjeografia e këtij asambli ka një shtrirje të gjerë  me emrat e këngëtarve në gjithë trevën e skraparit. Nga viti 1995 e  deri më sot,  këngëtarët e valltarët këtij  grupi  i gjen në çdo veprimtari artistike si në Shqipëri e jashtë kufijëve shtetrorë.  Veprimtaritë  artistike  e kulturore janë të shumta , por ne mundëm të përmendim disa prej tyre.  Në vitin 1995 merr pjesë në Festivalin Folklorik Kombëtar në Berat, ku merr çmin të dytë me këngën kushtuar Riza Cerovës. Grupi  ‘’Demir Zyko’’ ka marrë edhe çmim të parë. Një risi e veçantë e këtij grupi folklorik është edhe në përkrahje të aktiviteteve që organizon Shoqata Kulturore e Atdhetare ‘’Tomorri’’  me qëndër në Tiranë.

Grupi i Asamblit folklorik ‘’Demir Zyko’’  e gjen të pranishëm e të mirëpritur nga publiku artdashës të këngës poullore si në Tiranë, Fier, Bylis, Sarandë, Gjirokastër, Durrës, Përmet, Korçë etj. Kurse jashtë kufjve ka dhënë shfaqje në dy herë në Turqi,  Maqedoni,Kroaci e Kosovë. Në këtë shkrim  modest  do përmendim  edhe disa emra  të  këngëtarve që bënë emër  me zërin e tyre  nëpër festivale  lokale e kombëtare, që fatkeqsisht janë ndarë nga jeta duke na lënë thesarin  më të çmuar Këngën!  Si : Demir Zyko, Muharrem Kapxhiu, Sulo Piperi, Fatmira Gjogovica, Shahin Çinari, Hysnie Ago , Sybi Ferrollari , Mahmut Hasani, etj.

Kënga është shpirti i një kombi! Me anën e këngës ka udhëtuar në shekuj nga njëri brez te tjetri gjithë historia njerëzore, si në gëzime ashtu e në hidhërime fatkeqsisht qofshin  këto natyrore apo njerëzore. Pra ,është kënga e para ajo që ka shkruar historinë tonë, prandaj  edhe sot atë e cilësojmë : ‘’Kënga është magja  e jetës sonë!’’.

Këngëtarit Fatmir Ajasllari (Greva) i urojmë shëndet e  kënga ti lartësohet sa mali tomorr!

Në foto në krye të shkrimit, nga e majta në të djathtë : Fatmir Ajasllari (Greva) Xh. Cirongu, Tiranë, shkurt 2017

Durrës, 23. 02. 2017