Këngë për Lorenc Antonin

Demir Krasniqi:lorenc-antoni

Këngë për Lorenc Antonin   

            ( 23 Shtator 1909 – 21 Tetor 1991 )

 

Ulë këmbëkryq nën hije t’ ftonit –

Po i këndoj  Lorenc Antonit !

Për atë djalë që e lindi Shkupi –

Kur m’ kujtohet m’ dridhet trupi !

 

Kur përmend  emrin  Lorencit –

Kujtoj  emrin e talentit ,

Kompozitorit e dirigjentit ,

Etnografit e muzicientit …

 

Në vitin Dyzet e Tetë ,

Pedagogu i vërtetë ,

Në Prizrenin legjendarë –

Pentagram dhe çelës i parë !

 

Theu kanunet shekullore –

Solli vlerat muzikore !

Nuk i druhej aspak frikës –

Hapi shkollën e muzikës !

 

Nga thesari popullor –

Mblodh folklorin muzikor ,

Në Kosovë , Maqedoni ,

Në Serbi e Mal të Zi …

 

Gjithandej kah ka shqiptarë –

Mblodhi këngë plot një thesar !

I përmblodhi në shtatë libra –

Që kanë vlerën  sa shtatë  bibla !

 

Në program t’ Radio Prishtinës –

Redaktor përgjegjës i muzikës !

Prezantoi  vlerat  kombëtare –

N’ festivalet  ndërkombëtare !…

 

Derisa të tingëlloi toni –

Nuk vdes kurrë Lorenc Antoni !

Bashkë me vlerat e folklorit –

Do t’ jetojë n’ troje t’ arbërorit !

 

Gjilan, më 24.10.2016.         Demir Krasniqi