Këngë kushtuar Mikel Kuzhninit

Këngë kushtuar Mikel Kuzhninit

            – Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –  

 

Më datën  23 Gusht t’ vitit 2019 –

Patriot Mikel Kuzhnini , na është ndarë nga kjo jetë !

Patrioti i madh shqiptar që jetonte n’ Kroaci –

Mori rrugën e pa kthim për  n’ amshim  nën dhe të zi !

            Reefreni :

Angazhimi i tij  i pashoq në rrugët  përparimtare –

Për promovimin e traditave dhe të  vlerave shqiptare !

Mikel Kuzhnini nuk pranonte të kalonte kohë të kotë  –

Ishte zgjedhë Kryetar Nderi i Lidhjes s’ Shqiptarëve n’ botë !

 

Për ndarje  t’ dhimbshme nga jeta , t’ patriot  Mikel Kuzhninit –

Na u përhap një lajm pikëllues  kudo në  lugje të Drinit !

Ishte Kryetar Nderi i Lidhjes s’ Shqiptarëve t’ Botës ,

I cili  punoi pandalshëm  për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës !

            Reefreni :

Angazhimi i tij  i pashoq në rrugët  përparimtare …etj.

 

Angazhimi i tij i pashoq , nëpër rrugët përparimtare –

Për promovimin e traditave dhe  të vlerave shqiptare !

Për faktorizimin e kombit tonë , kudo  mbërrinte nëpër  botë –

Do t’ kujtohet  me pietet , si  uji i pastër n’ gotë !

            Reefreni :

Angazhimi i tij  i pashoq në rrugët  përparimtare …etj.

 

Pra , ngushëllime shumë të thella , kudo familjes  Kuzhnini –

Nga Valbona ,  Ibri , Vardari , Shkumbini dhe Drini !…

Ngushëllime të thella t’ gjithë bashkëveprimtarëve –

Nga të gjitha trojet etnike të  shqiptarëve !

            Reefreni :

Angazhimi i tij  i pashoq në rrugët  përparimtare …etj.

 

Gjilan , më 23 .08.2019.      

Demir Krasniqi