KËND DUHET TA VRET NDËRGJEGJJA PËR SHKATËRRIMIN E GRYKËS SË DEÇANIT(?!)

Letër e hapur disa deputetëve deçanas dhe…

 

KËND DUHET TA VRET NDËRGJEGJJA

PËR SHKATËRRIMIN E GRYKËS SË DEÇANIT(?!)

 

Pesë deputetëve deçanas:

Daut Haradinaj,

Rasim Selmanaj,

Time Kadrijaj

Shkumbim Demalijaj,

Armend Zemaj,

Dardan Molliqaj

dhe Nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës Nasim Haradinajt

Këto ditë ju pash dhe ju dëgjova, kush më shumë e kush më pak, kush më me agresivitet e kush më me dinakëri, kush me gojën plotë e kush më gjysmë zëri duke i mbrojtur veteranët e UÇK-ës, që dikush i shpalli të paqenë. Dorën në zemër është shumë më vend që ti mbroni, sado që luftëtarët e vërtetë nuk ka nevojë ti mbron askush. Ata i mbron puna e tyre, vepra e tyre, lufta e tyre. Gjithkush e di se këto ditë ndaj tyre është bërë një veprim i pa drejt, i ngutshëm dhe i pa analizuar sa duhet nga kushdo qoftë, nga cilido prokuror. Se qëllimi i kujt ka qenë që të njollosët lufta çlirimtare e atyre djelmoshave, nuk e di. Mirëpo, çdo etiketim për ta, mendoj është i pa drejt derisa gjykata nuk e ka marrë një aktgjykim përcaktues.

Një gjë duhet ta them; unë nuk merrem më atë çështje mbase nuk jam i thirrur për vlerësime, as edhe nuk kam prova se kush e meriton ose, kujt i takon statusi i të qenit veteran, e kujt jo. Mirëpo, sido që ka ndodhur, nuk është fundi i botës. Mbase gabimet e tilla shumë lehtë mund të përmirësohen, mund të pastrohen lehtë ato njolla që kanë ndodhur. Nuk është ndonjë veprim ose gabim që nuk mund të ndryshohet. Është çështje letre, mbi të cilën mund të shkruhet e shlyhet gjithçka me lehtësi. Letra duron  intervenime të tilla.

Tani, në ketë letër, ajo çka dëshiroj t’iu them nuk është çështja e “veteranëve të vërtetë apo mashtrues” përkufizim i gabuar, por desha t’iu pyes juve të lartë përmendurve, si bijë e bija të Deçanit: çfarë po bëni për ata që ua dhanë votën?! Deçanasit kanë një brengë tjetër. Është mosreagimit i juaj si deputet të Kuvendit të Kosovës dhe Nënkryetar i veteranëve të Luftës, që s´ju ra ndërmend njëherë ta tregoni dashurinë, trimërinë, guximin, zërin e çartur kundër gjitha atyre ligësive që ndodhën në Grykën e bukur dhe piktoreske të Deçanit bashkë me Lumëbardhin e kulluar(?!)

Sepse, shkatërrimi, dëmtimi, masakrimi i florës dhe faunës në Grykë e Deçanit, varrosja e Lumëbardhit (Bistricës) së Deçanit, në varrin e quajtur: betonim, është diçka që nuk rregullohet, diçka që nuk kthehet në gjendjen e mëparshme por do të mbetet edhe për dy mijë vjet (2000 vjet) i varrosur. Vetëm ky varrim nuk zhvarroset  kurrë. Ndërsa listat e veteranëve rregullohen me një vijë lapsi.

Nuk e di, të nderuar deputet deçanas, dhe ti Nënkryetar i Veteranëve, se ky masakrim i bukurisë deçanase, a ju ka prek në ndërgjegje derisa heshtni dhe vazhdoni të heshtni?! A ju lejon të bëni gjumë të rehatshëm kur e shikoni atë pamje makabre të asaj që ka ndodhur mbi Lumëbardhin tonë?! Në vend që të tregoni fotografi të bashkëluftëtarëve për të cilët të gjithë ju besojmë, pse nuk prezantoni fotografi të Grykës se masakruar?! Në vend që të shani me cucë e bullucë, pse nuk i shani ata që e masakruan Grykën?! Në vend se të merreni me individ duke i ofenduar me komente shterp, pse nuk merreni me ekzekutoret dhe xhelatet që qëndrojnë bashkë me ju në një sallë (në Parlamentin e Kosovës). A mos keni frikë nga Neroni dhe neronet që  e “dogjën” Grykën e Deçanit, apo edhe ju i keni duart e përgjakura që t´ia bëni me gisht vrasësit që rri para jush dhe qeshet me ju.

Dikush mund të thotë se gjithçka është vonë. Gjendja nuk kthehet si me parë.

E vërtetë. Gjithçka është vonë. Vrasja e Grykës dhe Lumëbardhit ka ndodhë dhe premtimet e dhëna se “gjendjen do ta kthejmë si më parë”, tashmë kanë vdekur. Mirëpo, për adhuruesit e natyrës së bukur, për deçanasit, dalja para drejtësisë se ekzekutorit do ti lironte .sëpaku nga plagët dhe fyerjet që ua benë keqbërësit.

E, Ju të lartpërmendurit, nëse nuk keni kurajë ta shikoni si është katandisur Gryka e Deçanit sëbashku më Lumëbardhin, atëherë shikoni këto fotografi dhe do kuptoni se çfarë “xhenaze” gjendet para jush….

Heshtja juaj përballë një situate të dyshimtë, përballë një masakre të tillë,  është shenjë se ju, ose jeni bashkëfajtor për të gjitha ato që kanë ndodhur në Grykën e Deçanit, ose në një mënyrë jeni pajtuar, që ky vend të katandiset si është me se keqi.

Arif Molliqi

shkrimtar

L’image contient peut-être : ciel, plein air, nature et eau

L’image contient peut-être : plein air, eau et nature

L’image contient peut-être : montagne, ciel, plein air, nature et eau

L’image contient peut-être : ciel, arbre, plante, plein air, nature et eau

L’image contient peut-être : une personne ou plus et plein air