Kauza e shqiptarëve : as Partia Socialiste dhe as ajo Demokratike jo në pushtet

Kauza e shqiptarëve : as Partia Socialiste dhe as ajo Demokratike jo në pushtet

Nga Skënder Sadri KAPITI

Që as Partia Socialiste dhe as ajo Demokrartike nuk e meritojnë që ta qeverisin Shqipërinë, kjo besoj se tashmë duhet të bëhet kauzë politike e shqiptarëve në Shqipëri.

Ndëshkimi demokratik dhe dëbimi nga pushteti i të dyja atyre:kjo duhet të shndërrohet në një kauzë kombëtare dhe është emergjencë. Këtë nuk e bën VETTING-u por e bën vullneti demokratik dhe vota e shqiptarëve. Ky është dhe duhet të jetë VETTING-u i madh demokratik në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, kurdo që të vijnë ato , qoftë edhe në ato të parakohshme.

Kjo sepse:  është e provuar dhe vertetuar nga realiteti dështak , mjeran dhe antipublik me pasoja të rënda traumatike që kanë pësuar shqiptarët prej ketyre partive gjatë këtij tranzicioni, pra  si një dështim i  madh që ka për autorë këto dy forcat destruktive politike me pasoja të dëmshme për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Shqipëria de fakto gjatë këtij tranzicioni politik e demokratik më shumë ka qenë në një gjëndje paqëndrueshmërie, rrëmuje dhe falimenti juriko-institucional me kriza politike, demokratike, elektorale, institucionale, juridike e kushtetuese ku degradimin në rrëmujë e kaos e ka penguar vetëm ndërhyrja e ndërkombëtarëve.

Jo më në pushtet dy partitë politike PS e PD të cilat kush më shumë e kush më pak ato të dyja  e kanë kapur dhe e mbajnë peng Shqipërinë, shtetin , ligjin , drejtësinë, demokracinë , mireqnien, ekonomine, zhvillimin dhe integrimin në BE. Prandaj duhet një tjetër force politike për t’ia besuar pushtetin , e ndoshta pse ato të mos jenë “VETEVENDOSJA” dhe “Lëvizja për  Universitetin”