Kalaja

(Imazh)

Reis Mirdita

Kalaja

Kala, murana që lëngojnë
Nga dergja e kohës shterpë,-
Për kulturë.

Murana që dikur i qëndruan
Armikut me pancirë
E heshta
Me majë, që thithnin gjak.

Kala,
Muret e lashta që preknin kupën
E qiellit dhe i buzëqeshnin Diellit,
Saç mbi kokë,
Gjatë betejave.

Kala
Mbi qytetin mosmirënjohës,
Të historisë.

Kala
Që dergjë, nën këmbë
Bukëshkalësh.