Ka kaluar koha

Demir Krasniqi

Ka kaluar koha

Po këndon bylbyli dhe po jep alarme –
Ka kaluar koha e festimit me arme !
Po këndon bylbyli përmbi trapazane –
Ka kaluar koha me qitë me armë n’ tavane !

Po këndon bylbyli : “Shote mashallah “ –
Ka kaluar koha e armëve mbi krah !
Po këndon bylbyli : “Shote , mori Shotë “ –
Ka kaluar koha e armëve në shokë !

Po këndon bylbyli : “ Jare , mori jare “ –
Ka kaluar koha e martesave me pare !
Po këndon bylbyli mbi kulme t’ shtëpive –
Ka kaluar koha e bizneseve t’ mesitnive !

Po këndon bylbyli atje mbi bregore –
Ka kaluar koha e martesave qorre !
Po këndon bylbyli pa asnjë pikë stres –
Ka kaluar koha e martesave për interes !

Po këndon bylbyli n’ çifteli grriu , grriu –
Kaloi koha e këngëve : “E vrau, e preu, e griu!…”
Po këndon bylbyli n’ sharki grrau, grrau , grrau –
Kaloi koha e këngëve :”E griu , e preu, e vrau !…”

Po këndon bylbyli mbi bjeshkët e thata –
Ka kaluar koha e vallëzimit me shpata !
Po këndon bylbyli për trimat azganë –
Kaloi koha e valleve me pushkë e jataganë !

Po këndon bylbyli qysh e kërkon moda –
Ka kaluar koha e dasmave nëpër oda !
Po këndon bylbyli mbi kulme t’ hambarëve –
Ka kaluar koha e lidhjes së kumbarëve !

Po këndon bylbyli me krisma të tupanëve –
Ka kaluar koha e therjes së kurbaneve !
Po këndon bylbyli maleve dhe kreshtave –
Ka kaluar koha e barinjve dhe bareshave !

Gjilan, më 09.12.2017. Demir Krasniqi