KA ARDHUR KOHA PËR T’U NDRIÇUAR VRASJA E ENVER MALOKUT

Një analizë e Vitit 2000, që flet për vrasjen e Enver Malokut

KA ARDHUR KOHA PËR T’U NDRIÇUAR VRASJA E ENVER MALOKUT

ANALIZË QË E PAT TRONDITUR GAZETËN “KOHA DITORE”

Emetimi i emisionit në KLAN KOSOVA, me dëshmitarin e mbrojtur Shkumbin Mehmeti, i cili flet për vrasjet në Kosovë, ka hapur debat, sepse atë jo rastësisht e publikoi Baton Haxhiu?! Batoni, te gazeta “KOHA DITORE”, është i pari që e ka dhënë lajmin e detajuar edhe për vrasjen e Enver Malokut. Sipas kësaj, duket se B.H. është i implikuar në shumë krime e ngjarje të asaj kohe, ose ka orkestruar. Të asaj kohe janë shkrime që kanë satanizuar Enver Malokun dhe Xhemail Mustafën, prandaj apelojë te Prokurori i Shtetit, Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Prokurori i Gjykatës Speciale, që t’i merr parasysh edhe këto të dhëna që janë autentike të asaj kohe, të cilat janë bërë në janar të vitit 1999, dhe po atëherë i janë nisur si reagim edhe gazetës “KOHA DITORE”, dhe shumë mediumeve të asaj kohe, të cilat nuk e patën botua?!… Shkrimin është përpunuar edhe një herë në janar 2000, të cilin në përvjetorin e vrasjes së Enver Malokut e pat botuar gazeta “BOTA SOT”. Pasi ta lexoni këtë shkrim, i cili nuk është i vetmi i asaj kohe, do të kuptoni më mirë pse struktura e LKJ-së u vunë në lëvizje viteve të fundit kundër të gjithë intelektualëve, dhe do ta zbërtheni ma mirë alibinë pse Isa Mustafa, i shkatërroi dy Degët e LDK-së në Perëndim?! Tash çfarë mund të flasin vartësit e tij, i ashtuquajturi Grup për Reforma, si edhe gazetari Udbash që e ditka se në Parlamentin e Kosovës është vrasësi i Enver Malokut?!, dhe një zinxhir i gjatë i mercenarëve të këtij klani, të cilët mbërrijnë deri në Degën e tashme të LDK-së në Zvicër, atëherë besoj se do të qartësohet alibia e sulmeve kundër meje dhe Degës së LDK-së në Zvicër. Po fytyra ku mbetet bre?… Luftërat Speciale ka marrë hovë në Kosovë, kurse emetimi i emisioneve të tilla në kohë të caktuar nuk janë të rastësishme. Por sjellja primitive kundër Intelektualëve që shkatërruan Jugosllavinë, që prishën LKJ-në dhe lufta kundër proceseve demokratike në Degën e LDK-së në Zvicër, i shpjegojnë kurthet e nëntokës ku ka rënë LDK-ja. (Për fat të mirë, numrat e cituar të Gazetës “KOHA DITORE” i kam të ruajtur si dhe gazetën “Bota sot”, ku është publikuar ky shkrim! (Sh.D.)

***

KA ARDHUR KOHA PËR T’U NDRIÇUAR VRASJA E ENVER MALOKUT

Në vrasjen e Enver Malokut, përveç shërbimeve sekrete serbe kanë gisht edhe klani shqiptar i integralistëve jugosllav

 

Shkruan: Shefqet DIBRANI

 

Lexues të nderuar

Sot, redaksia e “Kohës” ka filluar punën në orën 18.00. I gjithë qyteti i Prishtinës ka qen pa rrymë dhe deri në këtë kohë na janë bllokuar lidhjet telefonike, Reuters, komunikimi me agjencitë e tjera, me institucionet që janë të lidhura me mjetin e Internetit… Në këtë rast falënderojmë punonjësit e shtypshkronjës në Gjermani që mundësuan që gazeta “Koha” të shtypet për një orë më vonë, pra mundësuan që të shtyhet afati i dorëzimit të faqeve dhe krijuan kushte, që Ju, të keni mundësi, që sot ta lexoni “Kohën ditore”. Numri i temave të prezentuara nuk është mozaiku i të gjitha ndodhive në Kosovë. Për sot, jemi munduar që të përfshihen vetëm temat krejtësisht të nevojshme. Kërkojmë falje për fajin që nuk e kemi. Me respekt Redaksia

<Koha ditore>, 12 janar 1999, faqe 2.

 

Ndoshta do të ishte mirë, këtu të fillojmë zbërthimin e alibisë së krijuar se drejtuesit e gazetës “KOHA DITORE”, përkatësisht Veton Surroi e Baton Haxhiu janë persona më të implikuar në atentatin kundër Enver Malokut. Ata tashmë duhet të flasin për të gjitha, ata duhet të sqarojnë se a kanë gisht dhe a janë të implikuar në këtë vrasje si dhe në përpjekjen për ta vrarë edhe dr. Sabri Hamitin. Po më mirë të nisim zbërthimin e kësaj letre përkatësisht të “sqarimit” të redaksisë “KOHA DITORE”, pastaj të shpjegojmë mesazhin e këtij “sqarimi” për t’ia hequr petën lakrorit do të thoshte një urti popullore.

Në mitologjinë tonë është një sintagmë e cila rrëfen për këtë çështje: Kur vrasësin e zë gjaku, në përpjekje për të ikur ai duhet të lë një shenjë nga trupi i tij për t’u liruar nga ankthi për krimin e bërë. Zakonisht, për t’u mbuluar gjurmët, vrasësi ka marrë një shenjë të panjohur. Në shumicën e rasteve përmes këtyre shenjave janë gjetur vrasësit. Pra përmes këtij shënimi, (shenjë e ankthit vrastar), mund të zgjidhet alibia e krijuar se drejtuesit e gazetës “KOHA DITORE”, përkatësisht Veton Surroi e Baton Haxhiu kanë ditur për atentatin që do të bëhej mbi Enver Malokun. Pra edhe nëse ata personalisht nuk e kanë tërhequr gishtin e krimit, ata kanë përgjegjësi për të sqaruar deri në fund të gjitha ato që i kanë ditur.

Edhe atëherë dhe as sot nuk do të vërehet për asnjë gjë se gazetës <KOHA DITORE> e datës 12 janar ’99 i ka munguar ai mozaiku i ngjarjeve që thuhej në “sqarim“. Këtë alibi nuk e justifikon rryma që qenka ndalur sepse kjo nuk ka ndodhur vetëm atë ditë dhe se ajo ka mundur të ndalet me një të shtypur butoni nga një dorë vrastare, as interneti nuk mund ta justifikon e aq më pak ta arsyeton redaksinë, por thjesht viktima ishte vonuar në punët e përditshme rutine që kryente në QIK, kurse vrasësve nuk duhej t’u dështonte kësaj radhe sepse si duket faqet e gazetës <KOHA DITORE> kanë qen me kohë të përgatitur për ta dhënë lajmin të parët. Po të hiqen paralelët mes vrasjes së Enver Malokut më 11 janar 1999 dhe vrasjes së Jusuf Gërvallës më 17 janar 1982 (në dy vende krejtësisht të ndryshme), do të nxjerrim përfundime të ngjashme dhe mjaftë të sakta. Atëherë ajo që dështoi nga automatiku serb u realizua me skalperin e mjekut Vidiç, kurse mjeku humbi pa nam pa nishan.

*** Të kthehemi tek gazeta “Koha ditore”, pse është dashur të sqarohen lexuesit për pengesat e rrymës elektrike dhe të Internetit, kur gazeta e ka të mjaftueshme mozaikun me faqe të tëra, (më saktë gjysma e gazetës, është mbushur me përditshmëria kosovare), as mozaiku ndërkombëtar nuk mungon, nuk mungojnë as temat analitike, as komenti i sllavistit Hans Joachim Lanksch, nuk kanë munguar as reklamat as shkrimet për sport, po çfarë paska munguar?!

Atëherë me të drejt shtrohet pyetja: Pse është dashur sqarimi në fjalë? Vallë a mos ka qenë justifikim mbi krimin e bërë. Në të vërtetë pse është dashur ai sqarim kur gazeta distribuohet në rrjetin e shitjes tek të nesërmen në mëngjes, dhe çfarë i duhet lexuesit të dijë për këto pengesa kur gazetës nuk i ka munguar asgjë? Pra gazeta <Koha ditore> e ka dhënë lajmin e para dhe në mënyrë të plotë se si është bërë atentati mbi Enver Malokun dhe është tërhequr nga ky trajtim tamam sikurse mjeku Vidiç i cili humbi pa nam e nishan në rastin e vrasjes së Jusuf Gërvallës.

Po ashtu dyshimet i shton vet sqarimi i redaksisë ku gazeta “KOHA DITORE”, vetëm pas atentatit e paska bërë thyerjen (totale), të pamjes së gazetës. Po si ka ndodhur kjo kur rryma ka munguar vazhdimisht atë ditë dhe si ka pasur mundësi të bëhet gjithë kjo punë brenda një kohe kaq të shkurtër. Kjo duhet të sqarohet nga drejtuesit e gazetës?! Pastaj edhe shtypshkronja (në Gjermani, ah në Gjermani), është dashur me i pritur, deri sa kanë shkuar në vendin e ngjarjes, deri sa e kanë kryer ekspertizën, deri sa i kanë anketuar dëshmitar dhe policinë serbe, pastaj personelin e spitalit, vëzhguesit e huaj dhe është dashur të kthehen në redaksi ta bëjnë komentin dhe ta thyejnë gazetën, gjë që edhe për njohësit më të mirë të gazetës kjo çështje tashmë bëhet më e komplikuar. Por për çudi <KOHA DITORE> është gjendur në vendin e ngjarjes vetëm 15 minuta pas atentatit, vetëm ata e dinë se vrasësit paskan “qeshur me një vajzë” dhe e dinë në cilën gjuhë ka folur ajo?! Do të jetë fatkeqësi nëse vërtetohet se vajza ka qenë njëra nga raportueset e <KOHËS DITORE> e cila me kohë kishte dalë në vendin e ngjarjes. Këto dhe mjaftë alibi në vazhdim bëjnë të mjaftueshme që të ngritët procedurë hetuesie kundër gazetës “KOHA DITORE” përkatësisht kundër Veton Surroit e Baton Haxhiut. Nëse atëherë nuk është bërë, së paku tashti kur Kosova është çliruar ka mundësi. Tashmë nuk u bë ajo “Pavarësia” për të cilën qe angazhuar vazhdimisht stafi i kësaj gazete, pra Kosova i shpëtoi atij lakut të integralizmit jugosllav, dhe tashti ka mundësi të zgjidhet kjo alibi dhe mjaftë alibi të tjera.

Gjithmonë vrasësit përpiqen të mbulojnë gjurmët me deklarata dhe telegrame, bile ata të parët janë që shkruajnë. Kështu ka ndodhur edhe me rastin e Enver Malokut ku <KOHA DITORE> e datës 13 janar ’99 sjell shkrimin e Arbana Islamit e cila edhe në këtë rast nuk mundet me kapërcyer pa e shpluar tamam lakuriq, atë verbin ironizues që e ka nëpër të gjitha shkrimet e saja. Pra koncepti redaktues i kësaj gazete i ka bërë vrastare edhe gratë?! Ka harruar zonja apo zonjusha A. Islami se E. Maloku ka lënë pas vetës në mëshirën e kohës dhe në podrumet e një pallati në “Bregu u Diellit II”, gruan dhe tre kalamaj. Nëse Arbana është e martuar dhe ka fëmijë le t’i qon mendtë tashti tek fëmijët e vet, nëse jo i uroj martesë të shpejtë dhe plleshmëri të sigurt. Pastaj pas ca vitesh le ta kujton shkrimin për Enver Malokun dhe podrumin ku rrojnë fëmijët e Shefit të QIK-ut E. Maloku. Dyshimet i shton edhe deklarata e Veton Surroit për rastin në fjalë, pastaj ai ka vrapuar për të dërguar edhe telegram ngushëllimi që ia ka emituar në internet “Informatori ditor 2299-B” i datës 13.1.1999 që e distribuon Qendra për Informim e Kosovës.

 

“Koha”: Vuri në shënjestër gjenocidin serb mbi Kosovën

Prishtinë, 13 janar (QIK) – QIK-u ka humbur kolegun dhe mikun profesional, kurse familja e ka humbur njeriun e përkushtimit kombëtar deri në momentin e fundit në kohën më të rëndë për Kosovën, gazetarinë dhe për mbijetesën shqiptare. Në kohën kur Enveri bëri përpjekjen për të bashkuar subjektin shqiptar – me guximin e tij shpalosi shumë elemente përçarëse ndër shqiptarë – vuri në shënjestër gjenocidin serb mbi Kosovën dhe ishte ndër të parët që u kërcënua se nuk do t’i ndalim mediumet tona duke thënë: “Po qe nevoja, do t’i botojmë ato edhe në male”. Si duket, Enverin e vrau guximi profesional dhe intenca për t’i bashkuar shqiptarët. Këtë dikush nuk e deshi, thuhet në ngushëllimet e Redaksisë dhe kolektivit të gazetës “Koha”. (Marrë nga: QIK-Informatori ditor nr.2299-B/13.1.1999).

 

Më13 janar ’99 është mbajtur ditë zie, gazetat <RILINDJA> dhe <BOTA SOT> që botoheshin në Perëndim e patën shënuar me shiritin e zi, po çuditërisht këtë gjë nuk e bëri gazeta <KOHA DITORE> e cila nuk mbajti zi dhe as nuk jua sqaroi lexuesve të saj pse veproi kështu, ishte faji tek rryma, interneti apo diku tjetër… si duket kjo gazetë qe gëzuar kur është likuiduar personi numër një në fushën e informimit, apo siç e cilëson në telegramin e tij edhe vet Veton Surroi “Enverin që bëri përpjekje për të bashkuar subjektin shqiptar…, Enverin që vuri në shënjestër gjenocidin serb mbi Kosovën dhe ishte ndër të parët që u kërcënua se nuk do t’i ndalim mediumet tona”.

Tashmë dihet se Enver Maloku ishte i pari që ka protestuar kundër kërcënimit serb në mbrojtje të gazetave pra edhe të “KOHËS DITORE”, kurse Serbia qe kërcënuar se do t’i mbyllte gazetat shqipe si <KOHA DITORE>, <BUJKU>, <KOSOVA SOT>, por çuditërisht ajo e pat mbyllur vetëm gazetën “BUJKU” por jo edhe “KOHËN DITORE” siç iu pat dhënë pompozitet në atë kohë edhe nga TVSH-ja. Këtë luftë speciale të Serbisë e kam trajtuar në shkrimin: <PAS “ZËRIT TË KOSOVËS”, EDHE QIK-U NË SHËNJESTËR TË HAKERRËVE SERBË>?!, botuar në <RILINDJA> Zvicër të datës 12 nëntor 1998, intencë e ngritur pikërisht nga <KOHA DITORE>. Pastaj para se të bëhej atentati mbi Enver Malokun, <KOHA DITORE> i pat dhënë pompozitet këtij kërcënimi dhe kush ka pasur mend e ka ditur se kjo do të plasi diku tjetër dhe me të vërtet plasi. Këtë analogji e shpjegon edhe një luftë speciale që lidhet me një ngjarje më të hershme politike që pat ndodhur në Kosovë, prandaj qytetarët e Kosovës le ta çojnë mendjen në kohën e “Amendamenteve Kushtetuese” ku ka qen e orientuar vëmendja e popullit tonë. Tek amendamentet vrastare apo tek ylli komunist në Flamurin shqiptar, yll të cilin as vet serbet, sot nuk e durojnë në flamurin e tyre.

Po Enver Maloku si intelektual dhe personalitet (që fatkeqësisht vetëm pas vdekjes ia pranojmë vlerat) e kreu misionin e tij, “atë e vrau guximi intelektual” ka thënë Surroi, po Baton Haxhiu a e ka harruar “Press Konferencën” për këtë çështje që ia aranzhoi Enver Maloku, a e vret ndërgjegjja sot Botonin dhe a do të ka guxim intelektual ta përmend emrin e tij. Po më mirë t’i kthehem Veton Surroit për ta pyetur me çfarë morali qytetar ia përmend ai emrin Enver Malokut kur është personi numër një që ka gërryer vazhdimisht në dinjitetin moral e njerëzor të Enver Malokut, është njeriu që pa asnjë dinjitet ia ka nënçmuar “guximin” dhe punën profesionale, është personi që ka ushtruar piratizmin më primitiv mbi informatat e sajuara nga QIK-u, (lexo Enver Maloku), dhe gjithherë ia ka mohuar Institucionin.

Gazeta “KOHA DITORE”, përkatësisht Veton Surroi dhe Baton Haxhiu le të kthehen dhe t’i shfletojnë revistat <KOHA>, mars/prill 1997, përkatësisht nr.147-149/1997, dhe shumë shkrime e denigrime të tjera që nuk po i përmendi kësaj radhe për t’i bindur se më shumë se Serbinë, puna dhe guximi i Enver Malokut i ka penguar këta. Po jua rikujtoj vetëm një konstatim të z. Maloku që e pat botuar në <Informatori ditor nr.2015, 1 prill 1998> ku shkruante: “Autori i shkrimit, duket qartë se bën pjesë në grupin e politikanëve të vetëquajtur atdhetarë, të cilët …, janë përpjekur që ta imponojnë “Kohën ditore” si gazetë ideale shqiptare, edhe pse kjo gazetë është e regjistruar në Serbi (jo në Beograd). Anonimi i “Kohës ditore” do të ketë mundësi të ketë edhe më shumë kontakte me “Kohën” posa kjo të fitojë frekuencat e radios dhe të televizionit në Serbi.” (Marrë nga QIK-u i datës së përmendur më lartë). Pikërisht në ditët që u likuidua Enver Maloku, gazeta e Veton Surroi botonte sihariqin se nisi emetimi i parë i radiostacionit <KOHA> me frekuenca e tij të regjistruara në … dhe dihet se Serbia ka okupuar Radio Televizionin e Prishtinës, ka mbyllur gazetën <RILINDJA> për ta ngulfatur informimin shqip, dhe tashti shtrohet pyetja: Si nënkuptohen gjithë ato përparësi që ia pat dhënë Veton Surroit pikërisht në kohën kur UÇK-ja përballej me Luftën më barbare në malet e Kosovës.

Nxitimi për ta vrarë Enver Malokun si duket qe lidhur edhe me një ngjarje tjetër, pra me vizitën e Liderit të së majtës shqiptare nga Kosova akademik Rexhep Qosja në Shqipëri, ku mbahet mend deklarata skandaloze në TVSH, në të cilën ai “jua njeh të drejtën serbëve të Kosovës për vetëvendosje” që nënkuptohet të drejtën për copëzimin e Kosovës, dukuri me të cilën po përballet Mitrovica e sotme.

A nuk është koha për t’i përmbledhur të gjitha shkrimet e botuara tek revista “KOHA” dhe tek gazeta “KOHA DITORE” të cilat ju kanë prirë atentateve mbi Enver Malokun e dr. Sabri Hamitin si dhe kundër një elite intelektuale që vepronin nënë strehën e LDK-së dhe të Qeverisë së Parë të Republikës së Kosovës, dhe këto shkrime të përkthehen në gjuhën e KFOR-it, UNMIK-ut si dhe t’i dërgohen atij asociacionit që e ushqen me Fonde të majme Veton Surroin dhe atij tjetrit që e ka nderuar me çmim Baton Haxhiun për të parë se çfarë kanë bërë në “demokratizimin e vërtetë” të Kosovës. Do të ishte me interes në demokratizimin e Kosovës sikur këto materiale të deponohen edhe në Tribunalin e Hagës dhe të hapët procedurë e rregullt kundër krimeve gjatë Luftës në Kosovë. Çdo tendencë për t’i mbuluar këto krime do ta vazhgis demokratizimin e Kosovës dhe do të dëshmon për një shoqëri të paaftë për ta ndarë shapin nga sheqeri.

Nuk ka asnjë dyshim se vrasja e Enver Malokut ka qitur në pah atë anën imorale, atë shpirtin kriminal të asaj shtrese e cila për të gjallë pat gërryer në dinjitetin e tij, ia patën mohuar punën dhe tash nuk e përmendin, nuk emërtojnë rrugë e as sheshe dhe madje nuk interesohet kush për fatin e familjes së tij. Kjo temë është e veçantë e cila duhet të trajtohet veçmas nga njerëzit e LDK-së dhe të institucioneve të Kosovës, e sidomos nga Qendra për Informim e Kosovës për ta zbardhur krimin e ndodhur më 11 janar 1999 në “Bregun e Diellit II” në Prishtinë.

 

(Shkrimi është botuar në gazetën “Bota Sot”, 11 janar 2000.