JU QOFTË HARRAM VOTA E POPULLIT!!!…

FARIDIN TAFALLARI

JU QOFTË HARRAM VOTA E POPULLIT!!!…

NË KOSOVË, PO VINË DISA TË HUAJ DHE…PO BËHEN “ZOT SHTËPIE”, TAMAM SI PUNA E TERZIUT (RROBAQEPSIT), QË KISHTE SHKUAR PËR TË QEPUR RROBA BURRASH TEK NJË FAMILJE…DHE PA SE, NË ATË SHTËPI, NUK KISHTE AS TË PARË E AS TË FUNDIT…SECILI BËNTE ATË, QË DËSHIRONTE…DHE NUK I JEPTE LLOGARI ASKUJT. TERZIU E VURI RE SE, KJO PUNË NDODHTE EDHE ME KUNATAT E KËSAJ SHTËPIE, KU SECILA VEPRONTE SI IA DONTE QEJFI!?…
…KËSHTU NDODHI EDHE ME HEDHJEN E KRIPËS NË GJELLË!? SECILA KUNATË SHKONTE DHE I HIDHTE NJË GRUSHT KRIPË GJELLËS, KUR PO GATUHEJ!?…TERZIU, KUR E PA SE, Ç’PO BËNIN KUNATAT, U NGRIT EDHE AI DHE I HODHI GJELLËS NJË GRUSHT KRIPË!?…GJELLA TASH ISHTE BËRË SHËLLIRË!…KUR U ULËN PËR TË NGRËNË, I PARI I SHTËPISË I PYETI GRATË SE, KUSH I KISHTE HEDH KRIPË GJELLËS, ATO, QË TË TRIJA PËRGJIGJESHIN- “UNË”; -“UNË; -“UNË”!!! ATËHERË U NGRIT EDHE TERZIU DHE THA – “ EDHE UNË…SE KUR PASHË QË, TË TRIJA I HIDHNIN NGA NJË GRUSHT KRIPË GJELLËS…THASH ,TI HEDH EDHE UNË NJË!!!”…
Edhe Kosova jonë është bërë me këta të huajt si puna e terziut!? Të huajt vinë me detyra të tyre të caktuara dhe ju duhet t’i kryejnë këto detyra, por po e shohin që, këtu nuk po ka as të parë e as të fundit!? Ambasadorët apo të huajt, që vinë në Kosovë përpiqen të zbatojnë udhëzimet, që kanë marrë për të përmbushur qëllimet e pozicioneve të shteteve të tyre kundrejt politikave të shtetit të Kosovës. Ndaj, pse mos të
dyshohet që edhe ambasadorët e huaj, që vinë për të kryer detyrat e tyre, mund të jenë edhe në shërbim të armiqve tanë, mund t’ju interesojë çështja e tyre më tepër, se sa interesat e këtij shteti, shtet i dobët, që çdo ditë po bëhet pikë e pesë!!!…Më dhëmb për popull e për Kosovë, por ky është realitet…është e vërtetë!!!
Ne i duam, i mirëpresim i nderojmë dhe i respektojmë të huajt sa s’ka më…Por ç’po ndodh?! I huaji po udhëzon e po të urdhëron si po ja do interesi i tij!? Dhe më e bukura është se, krerëve tanë, pushta e kaluar pushtave, kurrë nuk ju bëhet vonë!? Kryesore për ata është me ja arrit qëllimit…E ty a po të dëmton apo po të hidhëron, bash nuk po ja ndien aspak! Pushtat tanë ju buzëqeshin të huajve, ju rrahin krahët…”amin” me temena…dhe ate, që e kundërshtuan dje e firmosin sot, pa pikën e ndërgjegjes, se po gabojnë rëndë, po gabojnë për popull e Kosovë! Sa e fortë paska qenë karrikja e pushtetit!? Janë ngjitë në te dhe nuk shqiten…!
Si po duket, në të ardhmen, Kosova ka për të pasur edhe shumë telashe, që janë edhe më të mëdha, po vetëm sa të vijë në radhë marrëveshja me Serbinë fashiste, e cila do ta kërkojë edhe gjysmën e Prishtinës!?… Kjo po bëhet si një lojë, sa për t’i hapur rrugë të tjerave. Ja, sa keq po e sjellin situatën këta tanët dhe populli sikur po bën seri!?
Ky qëllim, edhe i të huajve, është si ka ndodhur dikur me sllavët e jugut, ku ne, shqiptarët, nuk na kanë pyetur, kur i kanë coptuar tokat e shenjta të trojeve shqiptare!? Por sot… po të detyron të nënshkruash e të ja falësh vetë, po po të falësh tokën e atdheut me dorën tënde, o Hashim, o Ramush! E tmerrshme! Do ta vazhdojnë këtë lojë, deri sa ta zbrazin atë tokë, duke i larguar shqiptarët nëpër botë dhe, nuk po mendojnë se, duhet dhe e kanë për detyrë e obligim që, t’i sigurojnë punë dhe të ardhura, që të jetojnë brenda trojeve, në tokën tonë dhe jo të ikin…të ikin, për mos tu kthyer më kurrë!!!….
Po ka vallë gjë më të turpshme, se këto, që po ndodhin në Kosovë, nga kjo farë e keqe krerësh me fytyrë njeriu e pa gjak shqiptari ndër deje?!Nga mbiu ky soj i keq, soj kopilash??! Merre me mend, kur, me gjitha ato dokumente e me gjitha ato fakte, që janë siguruar se, kufiri është toka e Kosovës, përsëri zgjat e stërzgjat këtë çështje, DEMARKACIONI DJE- DEMARKACIONI-SOT… dhe gjithë kjo zgjatje…e përsëri sot u mbajt seanca e parlamentit për aprovimin (jo
marrëveshje) për vijën e kufirit me Malin e Zi, për tokën, të cilën ia fali Malit të Zi Hashim Thaçi, sot Presidenti i Kosovës!!!
Po e aprovojnë këtë mëkat ata, që kanë uzurpuar toka në Kosovë!? Ramush aga ka tokë të uzurpuar, bile thonë se ka shumë!? Azem Syla, komandant i patateve, u mundua të zaptonte gjysmën e Kosovës, edhe të tjerët me shtëpi, katandi e pasuri sa kanë dashur e sa kanë pas mundësi me i xhvat kësaj Kosove!?!
Tash edhe Thaçiçi e shiti dhe një pjesë Kosove Malit të Zi!? E ku mund ta dimë se, edhe sa e sa pjesë të asaj Kosovës së madhe i janë shitur Serbisë!?!… E, si po duket ditë për diell, këta të Serbisë, as që po e lodhin kokën me pushtat tanë, të pa ndjenja apsolut njerëzore se, për ndjenja shqiptare as që mund të flasësh…!!! Nuk e di se ku janë, sikur jetojnë diku në një planet tjetër, që të mos shohin se ç’po ndodh dhe mos të mendojnë edhe dëmin, që po jua sjellin bashkështetasve dhe Kosovës, tokës së tyre!!!
…Sot u thirrë seanca e radhës për këtë çështje shumë të përfolur e të lodhshme për qytetarët e Kosovës!!! E ata, pushtat pushtetarë po bëjnë një lojë me këtë popull, që e kanë lodhur për ditë e më shumë me mbrapshtinat e tyre e me rrena, pa ia arritur asnjë pike, që shkon në favorin e popullit dhe Kosovës!? Sepse, këtyre nuk ju intereson asgjë, or asgjë, pos b..a e vet!!!
Po t’i marrish e t’i analizosh, të gjithë ata, që janë në krye të shtetit, që të gjithë dalin të fëlliqur, bi en erë hajdutërie e imoraliteti, të korruptuar deri në palcë…E pra, e paçin harram votën e këtij populli, që i ngjiti në ato ulse pushteti!!!