JU NUK DUHET TA ADHURONI DHE TA URRENI ALBIN KURTIN, MA SHUMË SE NJË NJERI TË DITUR DHE ADEKUAT PËR INSTITUCIONET E KOSOVËS !?

JU NUK DUHET TA ADHURONI DHE TA URRENI ALBIN KURTIN, MA SHUMË SE NJË NJERI TË DITUR DHE ADEKUAT PËR INSTITUCIONET E KOSOVËS !?

Shkruan Refiqe R. Hamiti

Zoti fal mëkatet e të gjithëve por njeriu i sotëm e ka vështir të kuptojë se kur e bënë mëkatin!
Edhe kur ju në kohë pandemie shtuat urrejtjen ndër popull dhe nuk lat, gur pa lëvizur kundër një Qeverie që u zgjodh nga vota e populli me 6.tetor.2019
Shkelët të gjitha marrveshjet.
Duke aluduar që një njeri si Albin Kurti po qeverisë keq .
E quajtët mbret, sundimtar, komunist i kuq, ,demagog, kapës dhe shkatrrues për 50 ditë qeverisje.
Edhe sot këta që grabitën qeverisjen me mocion mosbesimi, besojnë se gjithçka, çka vunë në funksion për me rrëzue Qeverinë Kurti ka kuptimin « mirëbërës », kinse të shtetit të Kosovës. Në të gjitha drejtimet shplonin turinjët e tyre famoz në të keq, për me shkatrrue diçka që ecte sipas perimetrave institucionale. Egërsia e tyre shkoi aq larg sa një vetvrasjeje e një të riu, (djal i vetëm në familje), në karantinë e përvetsuan shtrembët dhe e përmbyllen sikur dështim të keqqeverisjes Kurti dhe të Ministrit të Shëndetsisë Arben Vitia.
Ne kami kaluar një jetë bashkë , përpara se të dilte në skenë Albin Kurti si politikan.
Fare mirë e dimë se cili politikan ishte pozitiv dhe negative në bërjen e shtetit të Kosovës.
Andaj: Lufta, nesër me ardh s’na jetë merak për asgjë!
Këta qeveritart e ri po bëjnë çka po dojnë sepse nuk ka kush e destabilizon situatën tash për tash.Veç vazhdojn me u rrezit, me u kënaq , e me  »zhivat » për veti.

Edhe Albin zhurmagjinë e ka mbyt heshtja.

Shqiptarët nuk luftojnë, për shëndetin e tyre ,as nuk do të luftojnë kurrë edhe për shumë vjet në të ardhmen.
Duhet me kalu shumë -shumë kohë derisa gjeneratat e ardhshme (që gjithnjë e më shumë po bëhen egoiste,dembela,analfabeta,imitues e jo konkret natyral ) të jenë të gatshëm ,ta japin një qime floku , me dashtë , e me luftue , apo gjymtyrët e trupit ,e jetën,me i lënë për këtë vend. Se me ba diçka për mirëqenjen e tyre so fija hiq.
As me protestu ,e as me bojkotu.
Njeri më nuk lufton.Me u’a qa buzën.
Për çka me luftu?
Për kë?
Për lirinë e kujt me luftu?
Nuk protestojnë ,nuk bojkotojnë e as që luftojnë më, e as s’mundohet kush për s’gjalli, sepse e pamë që nuk ia vlen ta japësh jetën, e ta shkatërrosh veten për lirinë, që pas luftës ra në duart e përgjakura të banditave, e kriminelëve më të tërbuar shqiptarë, në duar të grabitçarëve, të hajnave, të prostitutave e të kurvarëve, të vrasësve e të tregtarëve të drejtësisë e të pavarësisë, e në duar e bashkëpunëtorëve të Serbisë që po qeverisni bashkë sot për sot.
Kush është ai budalla që për vete bukë s’ka me hëngër, se e ka mbyt pandemia për së gjalli ,e del sot e bërtet , proteston. Apo, i shkel dhunshëm dyert e kësaj Qeverie, për fëmijët milionerë të udhëheqësve të Kosovës që ladrojnë e llaskucojnë kurrë pa pushu nëpër detëra e male të botës, sepse baballarët e tyre s’kanë lënë gjë pa vjedhur, e pa shkatërruar në këtë vend.
S’ka mbetur institucion që nuk udhëhiqet nga kategoria më e ulët,e më analfabetë e shoqërisë. Sjelljet e tyre ,kapadaike në Qeveri manifestiohen me brima,dhunë ,shkelma e fjalorë rrugaqërie (alla Sherife).
A u mbet gjë pa u shkatrrue në këtë vend.
Gjithë këtë fukarallëk mendor që e kishin pas shqiptartë që tashëm, të bëjnë të mendosh se çfarë na ka gjetë, realisht.
Shkelje rregullash, kontraband, papastërti,
mbeturina kahdo, miza, flliqni, qentë të shtrirë të molisur ,qosh më qosh kryeqytetit nga vapa, rrehen e vrahen për prona shkiesh, kafet plot , dasmat veç kumbojnë anë e mban.
E Ministri i keq Armend Zemaj çdo ditë mbanë konferencat sikur po flet para audience për « rezultatet famoze ». Çmenduri në krye anë e këndë ,me më të çmendurit e qeverisë.
Në katër anët e botës edhe ata që na kanë përkrah deri tash, e kanë parë që shqiptarët e kanë bë bërllog shtetin e vet, edhe këndej kah ne edhe andej nga Shqipëria.
Nëpër korridoret e institucioneve kërcënimet dhe fyerjet janë bërë bozë, tuj bë intriga e dollovere, shtet intrigatësh e hajnash.
Sot për sot s’ka kush me vajtu Kosovën.
Ka veç varre të shqiptarëve. Kudo.
A Qeveria e Serbisë u kujdes m’i ble, e me i ndërtue banesat dhe shtëpitë e serbëve në veri.
LDK si bubrrecat që nga formimi i Qeveris Hoti pa meritë, jetojnë pa krye, kishe s’pranojnë ndarjen e Kosovës të cilën e kanë nënshkruar vet, kishe s’pranojnë dështimin e ministrave që i kanë trus, të pashkollët kudo ,kishe se pranojnë që në QKUK po vlonë papastërtia e mjerimi.Pa fuqi doktorësh,e mjetesh mbrojtëse Pa derë e dërma,familjarët rrinë buzë shtratit të familjarit të tyre me virus, me e dhanë një ndihmë,në ujë e ushqim për pacjenta, a vet mbyten të uritur.
Kot paraqiten « kuturu », LDK, Asociacioni i komunave serbe që ata e kanë pranuar është autonomia e serbëve.
Futja e Listes serbe në Qeveri, me kompetenca serbe nga shteti i Serbisë ,është agarllak ma rrënqethës në Kosovën e pasluftës
Hashim Thaçi po shpurdh nga rremat e speciales, për me ‘nxjerr’ diçka, në kohën kur xhamit e Erdoganit po lulëzojnë si  » tema rrushe » (sepse de fakto Kosova është tuqizue që nga fundi i 2006-ta). Veç kush s’ka qef me pa e dëgjue.
Për ironi valët e pandemis Covid19, i dëgjojmë kudo edhe në rrugë , edhe në TV, rrjete sociale por shumë ma të thekshme tingëllojnë valët e thirrjeve për xhamin në kryeqytet.
Po së paku Hashim Thaçi po guxon me fol për patriotizëm dhe shumën 250 euro për kokë banori.Kishe me tregu se nuk është aq i ligë. Sepse me dasht na populli guxojmë edhe me lyp pak para, nga pjesa e tyre por që na kanë takuar neve, e cila pjesë është e ndihmave që dikush nga Evropa i ka dhënë për ne qytetartë e Kosovës .
Ama që vjen dita dhe vet shqiptarët ashiqare janë kundër vetvetës, e së kërkojnë atë që ju takonë është për tu habit.
Pra ,në lojën e Hashim Thaçit për ndjeshmëri dhe humanizëm , ranë si mizat në m..,do gazetarë të Shqipërisë, e të Kosovës të njohur për urrejtjen e tyre ndaj partive rivale. Ata janë aq të ultë sa që edhe prej ëndrrave të Hashim Thaçit, tutën dhe i besojnë.
Të thuash se je për me ndihmue këtë popull
bie ndesh me atë kohën e Qeverisjes Kurti ,kur Hashimi për pak të infektuar nga Virusi kërkonte gjendje të jashtzakonshme dhe këtë harlisje ia vuloste Agim Veliu .
Unë Hashim Thaqit e Agim Veliut s’ju besojë kurrë ma. Andaj për humanizëm dhe veprim pozitiv ,karshi popullit së paku i kisha lut mos me folë me zë për diçka që dihet mirë se nuk ndodh. Në Kosovë diçka pozitive, e as veprim humanitar , nuk ndodhë pa u bë nami i zi. E namin e zi nga ana shqiptare s’ka kush e bën ma keq, veçse Qeveria Hoti dhe dy shefat i tij Hashim Thaqi e Isa Mustafa .
Ne populli që duhet ta mbrojmë sot Kosovën , nuk jemi të shpëtuar, as nga politikanët e mocionit të mosbesimit ndaj Kurtit ,as nga « luftëtarët e lirisë të shëndrruar në Lider Kosove.
Jemi të mbijetuar të luftës, ndaj askujt s’mund t’i ndihmojmë sepse ne s’po mundemi ta ndihmojmë vetvetën, me ju dhanë grushtshtet gjithë këtij maskarallakun qeveritar.
Kur e krahasoj luftën me lirinë, gjë udhën nuk ia lëshon liria-luftës, veçse sot, në liri plagët s’ti lidh kush sepse s’të qesin gjak.
Andaj ky popull i rrëzuar për toke sikur mos me pas jetu fare në Kosovë.
E lexova këtë :Planin 9 pikësh të Lajçakut për dialogun Kosovë – Serbi
Pika e parë e diskutimit do të jetë: Rikthimi i serbëve dhe malazezëve të shpërngulur nga viti 1976, ku thuhet të jenë 250 mijë serbë dhe malazias.
Duke e ditë që aparatura e Millosheviqit nga viti 1990, ishte super intelegjente më bëri diçka të kokorisë me trurin timë. Që nga viti 1990 Kosova kontrollohej rreptësisht nga Serbia.
E qysh pra, a edhe atëhere paska patur shpërngulje të serbëve dhe malazezëve nga presioni ,dhuna shqiptare?
Si është e mundur që këta të Akademisë në Kosovë ( me emrin e madhe akademik),të flejnë në gjumë, e asnjë zë për këtë Pikën e parë të Lajçakut?
Si është e mundur gjithë ajo aparaturë e fuqishme e Sllobidan Millosheviçit ,nuk i ktheu atëhere në Kosovë 250 mijë serb e malazez, kur gjithçka ishte e serbëve?
Medet kush po na udhëheq.
Sinqerisht Qeveri Koti!
Përpara « truri politik » i LDK-se ishte Ibrahim Rugova e Fehmi Agani.
LDK- së ishte parti e vlerave.
Tash po thonë Isa Mustafa, Avdullah Hoti e Kujtim Shala janë akademika. Mund ta merrni me mend se ku ka ra kjo parti! Sepse tani për tani grushti i tyre është vlera e shtuar e saj
Për me jetue « Akademikë »,duhet me e lanë me vdekë akademikun e vjetër!
E akademiku i vjetër Ibrahim Rugova nuk ka vdekë sepse LDK edhe sot votohet ,për emrin e madh Ibrahim Rugova!
Ka vdekë veç LDK e sotit :E Mustafës,Hotit dhe Shalës .

P.S.
Duke u kthyer nga qytetit ,më doli përball vrullshëm një makinë , kur u ndala te semaforët afër Shkollës fillore « Ismail Qemali », radio në veturën e djalit 22/23 vjet , këndonte një këngë me një zë femre për ibret t’Zotit :  » Çka po i thotë Dema,Kadrisë ».
Edhe pse ma vonë ,më doli përpara djali pa të drejtë. Unë menjëherë ndërrova korsin .E shikova djalin përballë meje, e pashë që po i ngriste duar lart mbi timon duke kënduar bashkë me atë zë femre por vëmendjen ma qorjentuan maskat e tyre. Vajza kishte maskë me fytyrën e Hashim Thaqit, djali kishte maskë me fytyrën e Albin Kurtit. Mendova këta po kënaqen me këtë kombinim hajgarje. Njëherë thashë hajt le të këndojnë se janë të ri, e sa të dojnë, e pastaj u ndezën semaforët, e u nisa për në shtëpi.
Duke pushuar fillova ta qajë trurin me mendime Qifti i ri, me makinë kishin hare ,pash një trohë dashnie aty. Me maska të ndryshme por knaqeshin me pak diçka.
Aty mësova diçka për tërë ditën:
Ne nuk duhet ta adhurojmë dhe ta urrejmë Hashim Thaqin e Albin Kurtin,ma shumë se njerëz!
Edhe kur ti shohim fotot e tyre, në maskat e gojës si mjet mbrojtës kundër pandemis. Fshehtësia e zemrës mbetët fshehtësi.
Por në hak askujt së duhet me i mbet.
Mua nuk më pëlqen urrejtja e Hashim Thaqit për Albin Kurtin,e as e kundërta.
Me 3 shkurt 2020 Albin Kurti u zgjodh Kryeministër i Kosovës.
Për sa kohë Qeverisi Kurti si Kryeministër dhe
për sa kohë ishte Kryeministër në detyrë,
Kosovës i vinte era shtet.
Andaj pse sot jemi aq keq?
Ju lutem ,mos e urreni mëkatin por mëkatarët që e rrëzuan Qeverin Kurti ,e na lanë edhe pa Ministrin Arben Vitia që ishte shembull pozitivë, jo veç për ne, por për gjithë botën për managjimin perfekt të pandemis,në kohën ma të vështirë që kishte mbërthyer botën!?
Kujdo që nuk i pëlqen kjo që e shkrova më lartë, ia kujtojë thënjen e burrave në oda shqiptare këtyne herë:Rri shtremt e fol drejt!