Jo vetëm Kadare, por ka edhe shqiptarë të tjerë kandidatë për NOBEL

Nga Skënder Sadri KAPITI

Të thuash se  nuk është vetëm Kadereja por ka edhe shqiptarë të tjerë dijetarë, shkrimtarë, artistë, filozofë e intelektualë të tjerë  të aftë dhe meritorë për kandidat për Çmim NOBEL, kjo nuk është herezi, por pëkundrazi ëshhtë realitet dhe krenari e madhe kombëtare, pasi kombi ynë shpirtmadh ka të tillë  dhe nuk është vetën një apo vetëm disa.

Kur Kadare e shikon se prej shumë e shumë vitesh atij nuk i jepet NOBEL-i, ai vetë nëse ka lexuar  ndonjë shkrimtar shqiptar, ai për modesti intelektuale   duhet që të propozojë ndonjë shkrimtar  bashkëkombas të tij si kandidat  për NOBEL. Sikur të kandidojnë edhe shkrimtarë të tjerë shqiptar kjo do të ishte edhe shumë më mirë edhe për vetë Kadarenë.

Mos të rrimë e vetëm të presim e shpresojmë se vetëm me Kadarenë të konkurojmë, të mos kufizohemi e të mos izolohemi, sepse shqiptarët  dhe letërsia shqipe nuk ka vetëm Kadarenë kandidat për NOBEL, pasi ka edhe shqiptarë të tjerë që meritojnë të kandidojnë. Duhet të hulumtojmë e të kërkojmë për poetë e shkrimtarë shqiptarë  që fatmirësisht ka me bollëk Shqipëria, Kosova dhe diapora, por që duhet të zgjohemi dhe t’i bëjmë të dëgjuar e të njohur botërisht kundër egoizmit dhe xhelozisë së atyre që vetëm veten e vlerësojnë  duke injoruar e neglizhuar dhe mos lejuar që meritorë të tjerë të dëgjohen e të konkurojnë.


Mos të mendojë askush se Bota, shtetet dhe institucionet e shteteve dhe ato globale janë krejtësisht të pakorruptuara dhe të pandikuara nga intersat. Edhe nëse vlerësohesh nga institucionet ndërkombëtare apo edhe prej atyre të shteteve specifike për merita e kontribute ato kalojnë në një filtër të rreptë ku nuk mungojnë as paragjykimet, ndikimet dhe preferncat e interesat e tyre dhe të atyre të më të “fortëve” .

Çdo shqiptar do të ndjehej krenar në fund të fundit për cilindo shkrimtar shqiptar që do të vlerësohej e nderohej edhe me Çmimin NOBEL në letërsi apo edhe në çdo fushë tjetër.

Kadare , ka vite e vite që kandidon për Çmimin NOBEL, ku pothuajse ai për këtë ka gjithe mbështetjen dhe dëshirimin e të gjithë elites intelektuale dhe të të gjithë kombit shqiptar.

Mirëpo nisur nga ato, dhe duke gjykuar se Çmim NOBEL u është akorduar edhe serbit shovinist dhe antishqiptarit  Ivo Andriq, si dhe himnizuesit të genocidit dhe të vrastarit e kriminelit Millosheviq, austriakut Handke, vjen edhe logjikshëm se vlerësimi dhe mosdhënia e NOBEL-it për Kadarenë bëhet për shkak të qënies shqiptar të shkrimtarit, ku atij nuk po i bën fajde dhe as efekt madje as paraqitja e tij si islamofob deri në fanatizëm.

Duke e krahasur Kadarenë të paktën më shëmbujt e mësipëm si Andriq dhe Handke, Kadareja e meritonte shumë ma parë  dhe më me meritë se ata NOBEL-in.

Kjo është arësyja e parë.

Ndërsa arësyeja e dytë pse Kadaresë nuk i jipet Çmimi NOBEL është fakti se për Kadarenë “fatkeqësisht” si shkrimtar  “i madh” ai u bë si shkrimtar i Realizmit Socialist, duke lavdëruar e himnizuar antiimperializmin perendimor,  Stalinizmin dhe Stalinin deri në Baba, ideologjinë e “vlerave” komuniste, revolucionin antihuman kulturor maoist kinez, ateizmin, diktatorin shqiptar Enver Hoxha dhe luftën e klasave në Shqipëri.

Për Demokracinë dhe për Perendimin është e vështirë që të nderohen shkrimtarë të tillë të cilët i kanë shërbyer ideologjive, kulturave dhe politikave kërcënuese antihumane dhe antiperendimore, pra atyre shkrimtarëve, artistëve e të tjerëve të cilët edhe pse bëhen mohues dhe konvertohen  edhe  kundër vetëvetes së tyre, pra atyre të cilët “pishmanohen” sa herë që ndryshojnë rrethanat e që  përshtaten dhe përpiqen që të duken ndryshe duke menduar se tashmë do të nderohen dhe respektohen edhe nga ata të cilët më parë janë kritikuar, akuzuar dhe urryer dikur dhe në rrethanat e dikurshme prej tyre.

Pavarësisht se bota , edhe ajo e qytetëruar madje, duket sikur është moderne, e vërtetë,e paanshme dhe e lirë e demokratike kurrë ajo nuk mund të shkëputet tërësisht nga politika, ideologjia,paragjykimet dhe vlerësimet mbi baza etnie, fetare, racore dhe prej interesave të tyre.

Komiteti i dhënies së NOBEL-it përveç vlerave artistike të letërsisë ata çmojnë edhe ato të paraqitjes së shpirtit të popullit nga vjen ai shkrimtar që pretendon për NOBEL-in. Këto Kadera i ka me pakicë dhe i ka deficite.

Dhe këtu mund të pëmendim se më i merituar për Çmimin NOBEL është shkrimtari i madh Gjergj Fishta, vepra e të cilit ka vlera të larta artistike dhe thellësisht shpirtërore shqiptare.

”Lahuta e Malcis” ka vlera të gjithanshme artistike, letrare, patriotike dhe estetike. Vepra e tij është vepër realiste e cila e përshkruan shqiptarin e vërtetë si është , virtytet e tij të larta , burrërinë por edhe gabimet duke e porositur orientimin e tij kah qytetërimi europian si dhe edukimin për unitetitin dhe  me krenarinë e përkatësinë kombëtare. Fishta është shkrimtari i parë shqiptar i nominuar për Çmimin NOBEL .

Po kështu një tjetër shkrimtar i cili për mendimin tim meriton të nominohej për NOBEL-in   është edhe Jakov Xoxe me veprën  e madhe të tij “Lumi i vdekur”, shkrimtar  i cili është më i madhi prej të gjithë shkrimtarëve realistë, pasi asnjë tjetër si Xoxe nuk ka depërtuar aq thellë në shpirtin e karakterin e njeriut dhe që e përshkruan aq madhërishëm vuajtjen por edhe nderin ,krenarinë dhe burrërinë e shqiptarit.  Për këto  shprehet edhe opinini publik dhe ai intelektual por të cilëve  nuk i jipet mundësia për t’u deklaruar në media, pasi ato janë të zëna e të cilat promovojnë atë se çfarë mediat e politika e ditës dhe interesat e tyre  dëshirojnë. Kudo ka kritikë, ndaj kujdo  sado profesionistë dhe i aftë që të jetë letrari apo  artisti, por akoma në Shqipëri ka fanatizëm dhe idhujtari. 

Prandaj është detyrë kombëtare që të zbulojmë,të hulumtojmë dhe të gjejmë e të mbështesim edhe kandidatë të tjerë që meritojnë të kandidojnë për NOBEL