rm. Përkthim nga « Etude littéraire »

J-J RousseauJean–Jacques Rousseau lindi në Gjenevë, në qershor të vitit 1712 Mëma i vdiq gjatë lindjes së tij: u rit pra nga babai, e mandej nga një klerik gjenevas, gjer në ditën kur e muar Zonja de Warens në Annecy (në këtë kohë Rousseau ka gjashtëmbëdhjetë vjet).

Në fillim qe lakej tek në një kont, mëtej muzikant dhe sekretar ambasade në Venedik. Pas kësaj, vendoset në Paris (1742 ku prezenton një metodë të veten të notave muzikore por pas sukses. Viziton shpesh mjediset letrare ku takohet , mes tjerash edhe me Diderot, Condillac, Grimm d’Alambert me të cilin edhe lidhet më së shumti. Në këtë kohë, redakton artikuj mbi muzikën për « Enciklopédie ». Gjitëmonë në Paris, ai takon edhe Voltaire-in gjatë vitit 1744 me të cilin prishet më vonë.

Më 1749, ditën kur shkonte për vizitë te Diderot i burgosur në Vincennes, zbulon në gazetën « Le Mercure de France » një konkurs të organizuar nga Akademia e Dijon-it (Académie de Dijon), mer pjesë dhe fiton çmimin. Teza e mbrojtur nga Rousseau është mbi antaganizmin mes civilizimit dhe virtytit. Ky është njëherit edhe fillimi i veprimtarisë filozofike të të Rousseau-së. Gjatë vitit 1753, Akademia propozon një subjekt tjetër për në konkurs : nga këtu lind vepra « Diskurs mbi themelet e papabarazisë mes njerëzve » (Discours sur l’origine et les fondements de l’inégalité parmi les hommes). Kjo i sjellë sjellë famë dhe ai tërhiqet në Montmorency. Më 1761, publikon « La Nouvelle Héloise » (« Heluaza e Re »), një roman epistoler dhe më 1762, botohen veprat madhore të tij, « Kontratë sociale » (Du Contrat social) dhe « Emili » (Emile). Po këtë vit, Parlamenti  dënoi « Emile » për idetë e tij fetare që nuk përputheshin me pushtetin, kështuqë Rousseau iku në Zvicër. Veprat e tia u dogjën publikisht. (Sa për koincidencë: në shtëpinë në qytetin e lashtë të Bielit (Bienne) ku jetoi një kohë Rousseau, ka jetuar gjatë viteve 2003-2004 edhe përkthyesi i këtyre rreshtave).

Tash  fillon redaktimin e rrëfimeve „Confessions“ (1765) dhe më 1770, pas një qëndrimi në Londër, këthehet në Paris dhe shkruan « Ëndërimet e shëtitësit të vetmuar » (« Rêveries du promeneur solitaire »).

Vdiq në Ermenonville në qershor të vitit 1778 kurse më 1794, me nderime të mëdha, u rivarros në Panthéon.

Nga Etude littéraire