Ja pse Partisë Socialiste (ishkomuniste) i intereson që kryetar i PD-së të mos rizgjidhet Lulzim Basha

Ja pse Partisë Socialiste (ishkomuniste) i intereson që kryetar i PD-së të mos rizgjidhet Lulzim Basha

Nga Skënder Sadri KAPITI

Partia Socialiste si pasuese e Partisë  Punës së Shqipërisë akoma nuk është rinovuar. Ajo vuan shpirtërisht nga mostalgjia për të ëmën  komuniste, PPSH-         në. PS vuan gjenetikisht  edhe nga fanatizmi e urrejtja kundër gjithckaje politike jashtë saj.Ishte fatkeqsi kombëtare që Partia Socialiste e Shqipërisë  mbeti  dhe luajti rol politik shumë  negativ gjatë këtyre 30 viteve tranzicion. Për këtë fatkeqësi kanë faj edhe votuesit shqiptarë , të cilët e harruan shumë shpejt atë se cfarë vuajti e pësoi populli shqiptar në 50 vitet e regjimit komunist.

Partisë Socialiste, (ishkomunistes së moderuar) të Shqipërisë sado e mirë, demokratike dhe pozitiviste e meritore që të jetë Partia Demokratike, socialkomunistëve  shqiptarë ateistë  kurrë jo vetëm se nuk i pëlqejnë këto, por socialkomunistët e sotëm  janë  dhe mbartin mbi vete trashëgiminë jo vetem biologjike të sunduesve të regjimit komunist, por edhe ato më të keqijat  të ishdiktaturës komuniste si nihilizmin, ligësinë shpirtërore, arrogancën, si mjeshtra shpifjesh, trillimesh, akuzash e intrigash, dhe pra socialkomunistët shqiptarë janë edhe të  gatshëm për cdo aventurë, finesë,hipokrizi, djallëzi, mashtrim, korrupsion, për gënjeshtra e manipulime, për servilizëm  dhe për bindje deri në nënshtrim , vetëm e vetëm për të marrë dhe për të qëndruar në pushtet.

Socialkomunistët e moderuar shqiptarë janë mjeshtra dhe mashtrues të mëdhenj publikë e ndërkombëtarë dhe që për pushtet nuk e kanë për asgjë që të sakrifikojnë edhe territoret, edhe pasurite, edhe imazhin, edhe interesin kombëtar.  

Por duhet pranuar se edhe vetë Partia Demokratike nuk është se gjatë këtyre 30 viteve promovoi vlerat e vërteta të djathta  të trashëgimnisë politike kombëtare, pasi realisht ajo erdhi më shumë si një derivat politik i drejtuar e derigjuar nga ishkomunistët dhe sidomos nga ishsigurimi i shtetit dhe si pasojë edhe PD-ja ka mëkatet e veta për prapambetjen demokratike, juridike, ekonomike dhe  shtetndërtuese të Shqipërisë.

Shpresa për një ndryshim dhe për kapërcimin e këtij tranzicioni paskomunist është PD e rinovuar, e përtërirë  dhe  Lulzim Basha, prandaj ai edhe duhet  të rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Kundër rizgjedhjes së Bashës për kryetar të Partisë Demokratike, punën nën rrogoz dhe djallëzisht e me hipikrizi, edhe hapur madje  po e bëjnë  jo vetëm shpura e politikës së vjetër të PD-së, ata të cilët duan të rikthehen si “triumfatorë” për të  rirrëmbyer postet e privilegjet e dikurshme partiake e politike;  por kundër rizgjedhjes së Bashës në krye të PD-së është Partia Socialiste dhe autokrati socialist dhe i qeverisë  Edi Rama,  i cili  këtë punë  po e bën me anë të  disa  mediave mercenare pranë tij, si dhe nga shpura servile mediatike dhe avangarda e sahanlëpirësve analistë e opinioniste nëpër televizione e nëpër gazeta të cilët i lëpijnë cizmet  cdo pushteti prej 30 vitesh.

Kjo shpurë mercenarizmi mediatik e intelektual që si të vetmen agjendë  ata kanë paranë dhe servilizmin e ulët,  gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, këta të tillët bënin punën e diversionit dhe të  përcarjes së opozitës , ku vinin në oblektiv për ta goditur Metën   dhe Bersishën, u ku ky llum shpifësish e djajsh intelektualësh e mediatikësh e akuzonin Bashën se bën cfarë  i thonë Berisha e Meta.

Ndërsa, tani po ky llum mercenarësh intelektualo-mediatik  tani shenjestrën me trillime, shpifje dhe të neveritshme e kanë drejtuar kunder Bashës, pasi te Basha mercenarët, halabakët, llaskucët  dhe jargavanët mediatikë  nuk mund të gjejnë shpërblime e marrëveshje shpërblimesh e përfitimesh,pra te Basha ata nuk mund të as të joshen dhe as që të  strehohen si mercenarë.

Pra përvec  të tjerash Basha si politikan e vizionar ka edhe një meritë tjetër të madhe, pasi në fushatën elektorale model demokracie të zhvilluar prej tij , ai  as nuk i pagoi, por i  injoroi dhe as nuk iu “lut” mediave shqiptare që ta propagandojnë fushatën e tij dhe as që pati nevojë për to.

Ky fakt dhe duke parë edhe rezultatin që PD nën drejtim ie tij që mori në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, tregoi se sa  të pështira e të neveritshme, dhe sa mosbesuese e të gënjeshtra e manipuluese janë mediat e Tiranës, televizionet e gazetarët, analistët e opinionistët e konsumuar e te tredhur politikisht   sa që në publik irritojne dhe shkaktojnë neveri politike  e vjellje shpirtërore, dhe as nuk ua var kush dhe as nuk mund të ndikojnë më  për ndonjë gjë të mirë e të pritshme prej tyre. Mediat në Shqipëri  janë bërë të stërlexueshme nga publiku i cili nuk është se mashtrohet e as nuk  manipulohet më prej tyre.  Kështu që pavarësisht zgërvalljes dhe vjelljes helm kundër Bashës, ai do të zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike.

Ja pse Partia Socialiste  nuk do të donte që Basha të rizgjidhej kryetar i PD-së:

Së pari nëse nuk do të zgjidhej Lulzim Basha kryetar i Partisë Demokratike me 13 Qershor 2021,këtë do ta dëshironte Partia Socialiste , pasi një kryetar tjetër nuk do ta vazhdonte betejën si Basha për të vënë në vënd  demaskimin, kundërshtinë dhe drejtësinë  kunder  regjimit të Ramës për  blerjen e votave.

Së dyti, kryetari i ri nëse zgjidhet  ndonjë tjetër dhe jo Basha, ai   do ta pranojë fitoren e Partisë Socialiste duke akuzuar për humbjen  e zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 Bashën dhe jo regjimin, kur në fakt Lulzim Basha arriti një rezultat të madh në këto zgjedhje pavarësisht asgresivitetit dhe blerjes së votës nga regjimi, dhe pavarësisht sabotimit që atij i bënë edhe nga brënda Partisë Demokratike nga këta tipat si Nishani të cilët tashmë i kanë nxjerrë puplat.

Lulzim  Bashën sot po e akuzojnë për humbje dështakët dhe mjeranët brënda Partisë Demokratike, ashtu sikurse bëri edhe lukunia e dështakëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës kunder Vjosa Osmanit pas zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019 , të cilët e akuzonin atë se prej saj humbi LDK-ja, kur në të vërtetë LDK-ja në ato zgjedhje shënoi rezultatin  historik prej saj, prej kandidaturës së saj për Kryeministre emëruar nga LDK-ja, por që më pastaj pa Vjosa Osmanin LDK-ja pësoi humbjen më të thellë ne historikun e saj në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2021. 

Nëse do të zgjidhej një tjetër kryetar i Partisë Demokratike dhe jo Basha atëhere ai do të fillojë të propagandojë për fitore në 2025 dhe jo për zgjidhje apo  zgjedhje të reja parakohe gjë e cila do i shkonte shumë për shtati Edi Ramës.

Dhe ajo më kryesorja është fakti se nëse do të zgjidhej një kryetar i PD tjeter, atëhere Partia Demokratike do të merrej e do vepronte  si repart politik mbrojtës e avokatie kundër SHBA-ve për të mbrojtur Sali Berishën kundër shpalljes “non grata” që i kanë bënë atij SHBA-të.

Dhe tjetra nëse PD nuk zgjedh Lulzim Bashën për kryetar të saj,  i cili  është një politikan modern dhe i besueshëm nga BE dhe si  proSHBA, atëhere ky do të ishte një shërbim për Partinë Socialiste  e cila do të qeveriste e vetme  e qetësisht  edhe për 4 vite të tjera e pa “shqetësuar” nga ndërkombëtarët, pasi ndërkombëtarët BE e SHBA  e duan VETING-un, shtetin ligjor dhe antikorruptiv si  dhe pra  ndryshimin në Shqipëri, por që ndryshimin nuk e bëejnë fanatikët, as besnikët  dhe as ish“legjendarët, shpetimtaret  e as historikët” apo “ikonat” e kohës së ikur, dhe as të atyre që habiten dhe nuk besojnë  te SHBA për “non grata”-t ndaj atyre të akuzuarve për  korrupsion dhe  për pengim të  demokracisë dhe drejtësisë në Shqipëri.