Ja pse në Durrës fiton thellë Partia Demokratike dhe Ferdinand Xhaferraj

Ja pse në Durrës fiton thellë Partia Demokratike dhe Ferdinand Xhaferraj

Nga Arbri N. HIMA

Këtu sot do të ndalemi në ballafaqimin mes PS dhe PD me fakte dhe me argumente për të vertetuar edhe titullin e këtij shkrimi.  Së pari  në faktin e kualiteteve dhe të kapaciteteve si deputetë, ministra, qeveritarë dhe të administatave qëndrore dhe lokale, ku historikisht Partia Socialiste si e konsumuar dhe e dështuar politikisht, rezulton që të jetë shumë inferiore karshi Partisë Demokratike. 

Partia Demokratike për kandidatë për  deputetë, kandidaturat më së shumti i ka zgjedhur në mënyrë demokratike si dhe individë me integritet e dinjitet. Ka individë e kandidat të tillë shëmbullorë të mirëfilltë për integritet, dinjitet, profesionist dhe sidomon shëmbull morali e ndershgmërie si z. Ferdinand Xhaferraj i cli ndryshon dhe është vite dritë ndryshe nga p.sh. si Lefter   Koka , si dirigjenti i fushatës së PS-së,Dako famëkeqi i korrupsionit e betonit, apo dhe një farë Cyrbja  e të tjerët e listës fantazmë të rilindjes.

 Partia Socialiste gjithmonë kandidatët për deputet janë sjellë krejtësisht   nga Tirana, dhe kjo është e vërtetë pasi drejtues potencialë nga Partia Socialiste, antarë të mirëfilltë të saj kanë deklaruar se ata as që i njohnin se kush janë dhe nga u kanë ardhur kandidaturat e Partisë Socialiste për deputet, gjë e cila verteton faktin se Rilindja Socialiste si risi rilindasish ajo e rilindi Partinë socialiste me deputetë, ministra dhe drejtorë me nipër e mbesa dhe me pinjollët e etërve të diktaturës koministo-envereiste dhe së dyti: Rama dhe Rilindja socialiste sollën risinë e futjes në parlament të ndividëve me rekorde kriminale.  

Qytetari durrsak e di shumë mirë se cfarë kanë bërë në këto vite pushteti dhe qeveria e rilindjes ku kryeministri ka qeverisur me drejtorët besnik të tij që kanë qenë mbi ministrat formal si dhe me agjentët e agjenturicat e tij nëpër adminisrtratën shtetërore.

Votuesi inteligjent durrsak nuk mashtrohet dhe as nuk shitet.

Rilindja socialiste nuk e rilindi Republikën Socialiste por më keq akoma, ajo ndërtoi Republikën e kanabistanit dhe të eksodit, ku shëmbull i kesaj rilindjeje u bë qyteti dhe Bashkia e Durrësit me mafien e narko-betonit,që edhe sot e betonizojnë detin dhe Plazhin e Durrësit

Në Durrës fitojnë Partia Demokratike dhe Ferdinand Xhaferraj, sepse qytetari durrsak ia njeh mirë karakterin e z. Xhaferraj dhe të kandidatëve të tjerë si Oert Bylykbashi, Igli Cara ej., si devotshmërinë, sinqeritetin ,ndershmërinë dhe respektin që ata gëzojnë te qytetaria durrsake , kjo përballë asaj se cfarë janë e përfaqësojnë trinomi socialist Rama-Dako-Koka.

Partia Demokratike në 2005 në Durrës fitoi në zgjedhjet parlamentare kundër Partisë Socialiste 6:O, madje edhe në vitin 1997 në zgjedhjet në kulmin e terrorit komunist, në Durrës, PD-ja doli në balotazh në 4 zona elektorale dhe fituese direkt në zonën e Rashbullit me Ferdinand Xhaferrin ishkryetatin e atëhershëm dhe të rizgjedhur edhe tani të Partisë Demokratike, i cili kandidon përsëri me 25 Prill 2021.

Ndërsa në Partinë Socialiste kulmi i injorimit që i është bërë Partisë Socialiste në Durrës dhe qytetit të Durrësit janë këto 8 vitet e keqqeverisjes së Rilindjes,ku Partia Socialiste Durrës ka qenë levë dhe instrument i Vangjush Dakos, mikut besnik të Kryeministrit të cilit Edi Rama ia dha atij me koncesion PS-në e Degës Durrës, pasi dhe prandaj Partia Socialiste Durrës ka bërë cfarë ka thënë dhe ka dashur pushteti Dako-Rama, dhe tani edhe i ri-ri-konvertuari përsëri në Partinë Socialiste ishMinistri LSI-ist në qeverinë Rama, Lefter Koka..

Ndryshe komplet është kapaciteti intelektual, personaliteti dhe individualiteti i deputetëve dhe drejtuesve të degës PD-së Durrës, i drejtuesve të saj dhe deputetëve të saj si p.sh. ishdeputeti dhe kryetari PD-së Durrës Ferdinand Xhaferraj, Deputeti dhe ish Ministri i Mbrojtjes Gaz Oketa dhe të tjerë si: Grida Duma, Mela Moisiu, Ermir Kapidani, Albana Vokshi etj.

PS do të ndëshkohet ashpër në Durrës pasi ajo tani është para gjyqit demokratik për ato zulllume të pariparueshme që Partia Socialiste me punën e saj   shkatërrimtare me pasoja katastrofike mjedisore, urbane, turistike dhe betonizuese që Kryebashkiakët e Partisë Socialiste duke filluar me Miri Hotin, Lefter Kokën dhe sidomos me Vangjush Dako-betonin, për meritën e madhe të tyre për rrënimin që ata i kanë bërë qytetit të Durrësit.

Në Durrës është punuar e ndërtuar duke shkatërruar dhe për të shkatërruar dhe tashmë përfundimisht    ai është bërë qytet i betonizuar, se vetëm beton ka kudo, dhe si pasojë qyteti i Durrësit nuk është më as qytet arkeologjik, as turistik dhe as historik sepse është betonizuar madje edhe Plazhi; janë ndërtuar pallate mbi trashëgiminë historiko-turistike.

Pra, Durrësit nuk i kthehet më identiteti dhe trashëgimia historike, arkeologjike, kulturore, gjë e cila përbën një krim të jashtëzakonshëm dhe të pashëmbullt mjedisor, ekologjik, turistik e kulturor me pasoja të pariparueshme.

Dhe dëbimi i Rilidjes nga pushteti do të jetë edhe si një ndëshkim për këto lloj krimesh.

Ndryshe  nga pushteti socialist, ndryshe nga kryebashkiakët rrënimtarë socialistë Hoti, Koka e Dako, komplet ndryshe ka punuar Kryebashkiaku demokrat Tomor Golemi i cili mbahet mend si shëmbulli më i përkryer madje edhe në rang kombëtar i një krybashkiaku shëmbullor i cili i shërbeu me aq devocion në ato 4 vite pas rënies së komunizmit, i cili u sherbeu aq mirë dhe me aq pëgjegjshmëri qytetit dhe qytetarëve të Durrësit së Bashku z. Vaso Papaj Ishkryetarin e Qarkut Durrës dhe më pas prefekt i Dibrës.

Ishte fatkeqësi e madhe kombëtare që pas revoltave revolucionaro-komuniste të vitit 1997 në pushtet erdhi trashëgimtarja e PPSH, Partia Socialiste e cila për 20 vite i bëri hatanë dhe gjëmën qytetit të Durrësit, politika e mbrapshtë e së cilës ka shkatërruar, rrënuar dhe ka betonizuar infrastrukturën, ka ngushtuar rrugët, betonizuar  gjelbrimin, trashëgiminë dhe kulturën dhe që tashmë Durrësi nuk është më as qytet historik sepse historinë dhe turizmin e ka groposur betoni.

Prandaj nuk ka rrugë tjetër me 25 Prill 2021 e cila do të jetë dita e gjykimit dhe e ndëshkimit të ashpër me votë të kësaj të keqe të madhe kombëtare,për dëbimin nga pushteti të rilindjes së mbrapshtë socialiste.

Rilindjes Socialiste i ka interesuar politika e koncesioneve, i ka interesuar vetëm porti dhe dogana në Durrës nga ku ata kanë siguruar fitime për pasurimin nga kontrabanda për vetëm per xhepat e tyre, dhe sot qyteti i Durrësit është edhe qyteti i varfërisë, drogës, korrupsionit , trafikimit ; është qyteti i papunësisë dhe i eksodit, pavarësisht resurseve të mëdha ekonomike e portuale që atij ia ka mundësuar natyra.Prandaj edhe fitorja e madhe Partisë Demokratike shqiptare do t’i vijë nga Durrësi.