Ja pse duhet zgjedhur dhe votuar “Zgjidhja” e Kokëdhimës

Nga Skënder S.KAPITI

Lëvizja “Zgjidhja”brënda Partisë Socialiste nuk erdhi rastësisht, por ajo lindi si një nevojë dhe si domosdoshmëri që e kërkon realiteti politik  dështak 25 vjeҫar i këtij tranzicioni të tejngopur  me  kriza dhe problematika të rënda politike, ekonomike, demokratike dhe sidomos me një gjëndje të rëndë sociale, mungese besimi dhe humbjeje shprese.

Por e vecanta dhe ndoshta si tipike duhet shënuar  fakti  se Lëvizja “Kokëdhima” apo “Zgjidhja”  erdhi nga brënda Partisë Socialiste e cila është në pushtet, dhe jo si lëvizje e opozitës politike apo e shoqërisë apatike e të paralizuar civile shqiptare, gjë që do të thotë se opozita aktuale politike  dhe shoqëria civile  shqiptare nuk kanë alternativë zgjidhjeje për të ndryshuar dhe pëmirësuar as veten e vet e jo më shtetin dhe shoqërinë.

Kjo nismë e Kokëdhimës është si ajo e Donald TRUMP, i cili nga një republikan i thjeshte falë: guximit, talentit dhe përvojës së tij të suksesshme private ; por sidomos në sajë të funksonimit të përsosur të demokracisë së brëndshme në Partinë Republikane, ai sfidoi  brënda partisë rivalët e fortë dhe me përvojë të gjatë politike dhe u zgjodh si kandidat  për President i asaj partie jo nga lart, jo nga elita partiake, jo nga establishmenti politik i saj, por, atë e zgjodhi antarësia e saj të cilin pastaj e votoi dhe e zgjodhi President të SHBA-ve votuesi amerikan, duke  bëre zgjedhjen e duhur.

Kokëdhima përbën një ndër ato rastet shumë dhe teper të rralla në Shqipëri kur një individ , jo vetëm  si politikan, por njëkohësisht  edhe si njw biznessmen i suksesshëm si ai, që të jetë edhe kaq shumw i përkushtuar dhe i interesuar për mirwqwnien e pwrgjithshshme, pwr të mirën publike.

  1. Koҫo duke parë situatën në Shqipëri, realitetin,  edhe sot nën qeverisjen e Partisë Socialiste me Kryeministër E.Ramën, pasi ai konsumoi  të gjitha përpjekjet e tij me lidershipin apo establishmentin aktual të PS-së për Reformimin e Partisë  Socialiste dhe të qeverisjes, atëhere ai shpalli platformën dhe programin e tij: të një Lëvizjeje e cila synon ҫlirimin e mendimit ndryshe brënda Partisë; që  zgjedhjen dhe vendimmarrjet të bëhen nga antarësia dhe jo nga kryetari dhe establishmenti politik i saj; kërkon  transparencë dhe aktivizimin politik të elementëve potencialisht  më të aftë politikisht, profesionalisht, patriotikisht dhe  moralisht  dhe që PS ka më shumë se sa ҫdo subjekt tjetër politik  në Shqipëri për konsolidimin e shtetit, zhvillimin ekonomik, të demokracisë dhe të integrimit për të cilat populli shqiptar ia besoi PS-së qeverisjen me një besim shumë të madh si të një revolucioni demokratik para 4 vitesh në zgjedhjet e vitit 2013, sepse aq shumë ishte zhgënjyer  populli nga ishqeverisja e PD-së dhe e S.Berishës.

Vizioni i Kokëdhimës si më të rëndësishëm ka Zgjidhjen e kryeproblemit të demokracisë : atë të  realizimit  të zgjedjeve të lira e demokratike, realizimi i të cilave konsolidon dmokracinë,  sovranitetin e individit, shtetit dhe të shoqërisë: realizon dhe vë në funksion ligjin, drejtësinë, ndërtimin e shtetit ligjor dhe i hap rrugën e  përshpejton integrimin e Shqipërisë.

Partia Demokratike, elita apo lidershipi  i saj  as nuk ka treguar shenja serioziteti dhe reformimimi dhe as ndjese publike edhe pse mbi supet e saj rëndon autorësia kryesore si shkaktare e kësaj gjëndje të rëndë anarkie dhe të dështimit të demorakcisë  si dhe  mosndërtimi  e mosfunksionimi i shtetit modern me ligje dhe standarte demokratike shtetformuese.

Ajo është autorja e instalimit dhe e montimit  të kulturës dhe praktikës së vjedhjes dhe e manipulimit të zgjedhjeve, e kapjes politike të shtetit dhe të drejtësisë, e keqfunksionimit të sistemit dhe të mirëfunksionimit të korrupsionit.

Pavarësisht se reformatori Koҫo Kokëdhima i cili shquhet për pjekurinë e tij të lartë morale tregohet shumë  mirënjohës dhe i moderuar kur shprehet se: “Ne jemi zgjidhja! Ju jeni Zgjidhja! Unë jam zgjidhja!”, vlerësoj  dhe gjykoj se ajo e cila e ka nxitur Z. Koҫo për të ndërmarrë këtë Lëvizje ka ardhur si rezultat i një studimi të detajuar prej tij të shkaqeve dhe të shkaktarëve prej të cilëve kombi, shteti dhe shoqëria vuajnë dhe e pësojnë vazhdimisht që prej 25 vitesh.

Këtë e tregon programi i Lëvizjes së inicuar dhe të drejtuar prej tij, i cili jep Zgjidhjen e problematikave dhe te të pazgjidhurave të derimësotme në Shqipëri prej të cilave vëndi mbahet në një gjëndje anarkie politike, demokratike, padrejtësie, korrupsioni, moszhvillimi, trafikimi droge dhe qëniesh njerëzore, varfërie, papunësie, eksodi të vazhdueshëm dhe mosintegrimi.

Koҫo  Kokëdhima është nxitur dhe motivuar për ndërmarrjen e kësaj Lëvizjeje nga shpirti revoltë i tij,  i këtij politikani patriot dhe intelektual të guximshëm për të mos u pajtuar me të keqen politike, ekonomike , sociale dhe demokratike e cila ka ardhur si rezultat i këtyre politikanëve keqbërës, të korruptuar dhe të papërgjegjshëm që e kanë sunduar dhe e sundojnë Shqipërinë, apo prej kësaj që tashmë quhet si elitë apo establishmet politik.

Gjithashtu kjo revoltë vjen dhe është karakteristikë e individëve me përvoja dhe me trashëgimi fisnike, patriotiko-kombëtare, kulturore dhe intelektuale dhe me dhimbshuri sociale, ndjesi shpirtërore dhe me tolerancë e pjekuri morale si dhe të njerwzve me integritet sdhe tw guximshëm intelektualisht dhe patriotikisht ashtu siҫ është dhe personaliteti i Z. Kokëdhima.

Prandaj u bëj thirrje pikërisht shqiptarëve të tillë  të virtytshëm që janë shumicë: që ta votojnë dhe ta zgjedhin në Zgjedhjet e ardhshme politike parlamentare që po vijnë pikërisht Lëvizjen “Zgjidhja”.

Votuesi shqiptarë do ta votojë “Zgjidhjen” pasi tashmë ai është ndërgjegjsuar se politika, elita apo establishmenti politik si ai i Majtë dhe i Djathtë i këtij tranzicioni ka dështuar.

Duhet ndëshkuar politika dhe kjo elitë politike e sotme  e cila për patriotizëm ka pasur dhe vazhdon edhe sot të ketë : “Dashurinë” për ta vjedhur, grabitur dhe rrënuar shtetin dhe atdheun; për humanizëm dhe si demokraci ka pasur por edhe  ka: varfërinë, korrupsionin, mashtrimet, gënjeshtrat dhe tradhëtinë ndaj shoqërisë dhe popullit.

Elita politike shqiptare e këtij tranzicioni si përgjegjshmëri dhe si sakrifica ka pasur  dhe tregon gadishmërinë për të sakrifikuar të drejtën shtetërore, postet e detyrat publike si dhe individin, partitë , shoqërinë dhe interesin kombëtar  për interesa të ngushta personale, familiare dhe klanore.

Kur themi në Shqipëri kuptojmë edhe Kosovën pasi as atje realiteti nuk është aspak  më i mirë. Edhe atje duhet një zgjim për një ndërmarrje të një Lëvizje politike  të tillë si kjo e Kokëdhimës në Shqipëri për emancipimin dhe demokratizimin e brëndshëm të partive politike e cila i paraprin lirisë dhe demokracisë së vërtetë të tërë sistemit më pastaj.

Rinia shqiptare duhet t’i bashkangjitet “Zgjidhjes” dhe  të mos e braktisë atdheun, dhe mos  ta kërkojë zgjidhjen dhe shpresën  në vëndet e huaja; të mos emigrojë, por ta realizojë veten, shpresën, ardhmërinë, sigurinë dhe perspektivën në atdheun e vet. Prandaj ta zgjedhim “Zgjidhjen” e t’ia japim asaj votën.