Ja pse duhet urgjent një Ligj VETTING në Kosovë

Ja pse duhet urgjent një Ligj VETTING  në Kosovë

Nga Skënder S.KAPITI

Duke lexuar shumë shkrime të opinionistëve të shumtë që kanë dalë në Kosovë, duke lexuar edhe shumë komente të ndryshme vërehet se ato më së shumti nuk qëllojnë dhe nuk preokupohen në thelbin dhe në atë që është kryesore dhe domosdoshmëri bashkëkohore për perspektivën moderne shtetërore  dhe integrimin e Kosovës,  por shume nga  ata farë mediatikësh të cekët  merren me probleme të parëndësishme dhe me punë  egoizmash dhe inatesh personale, merren me historicizma sharjesh e shpifjesh, me ankesa historike pseudopatriotike trilluese ,përçarëse  siç bëjnë p.sh. turkofobët, kriptoserbo-grekofilët, siç bëjnë urrejtësit e luftës së UÇK-së, gjykatospecialofilët  shqipfolës, nostalgjikët dhe mediatikët e komunizmo-titizmit, mjeranët e paaftë për të bërë karrierë politike, dështakët etj.

Por përkundër këtyre fatmirësisht ka dhe shumë intelektualë, profesionistë dhe gazetarë të vërtetë, të aftë, eruditë,patriotë  të cilët bëjnë analiza, japin opinione dhe kritika reale dhe pozitiviste dhe që shquhen edhe për guximin patriotik dhe intelektual prej të cilëve ka se çfarë të mësojë lexuesi, politika, shoqëria dhe madje edhe akademia.

Por mjerisht është për ta cekur faktin se pikërisht këta të duhurit,këta lexohen shumë pak.

Problemi më i madh që ka sot shoqëria kosovare dhe shqiptarët në tërësi është trasdhëtia, hajnija dhe krimi i pandëshkuar i politikës  dhe  i politkanëve të tyre , është problemi i drejtësisë, për të cilin rrinë indiferent  dhe shumë pak interesohen  shqiptarët.

Problemi i drejtësisë është problemi më i madh sepse ka të bëjë me faktin e shtrirjes së gjërë të  krimit dhe të  korrupsionit në 4 nivele: ëshë krimi dhe korrupsioni qeverisës apo qeveritar e kryeministror, ai i gjyqësorit( prokuror,gjykatë), ai i pushtetit vendor(rangu Bashkiak  apo komunal) dhe ai ordiner.

E keqja më e rëndë Kosovës, shtetit dhe shoqërisë kosovare i vjen pra prej tërë këtij sistemi mirëfunksional dhe bashkëveprues i këtyre 4 niveleve, rangjeve  apo shtrirjeve të krimit dhe të korrupsionit, të cilët kanë bërë të mundur instalimin e këtij sistemi kriminalo-korruptiv, ku më kryesori është korruptimi, kriminalizimi dhe degradimi i sistemit të drejtësisë.

Pra ky sistem drejtësie është në  shërbim të krimit kryeministror e qeveritar,abuzimit me ligjin dhe me pushtetin, në shërbim të krimit dhe të korrupsionit të vetë gjyqësorit, në shërbim të korrupsionit Bashkiak apo komunal, dhe në shërbim të krimit ordiner. Ky gjyqësor është pasojë simbiotike i ardhur  si rezultat i kriminalizimit të kësaj klase politike në çdo aspekt dhe qelizë të saj.

Prandaj duhet vepruar rgjentisht,  dhe se shpëtimi Kosovës i vjen vetëm nga miratimi dhe zbatimi i një Ligji VETTING si ky në Shqipëri, sepse VETTING-u në  gjyqësor , pra në Drejtësi e çmonton dhe e dekriminalizon politikën, administratën, qeverinë qendrore dhe atë lokale si dhe e ndëshkon edhe krimin ordiner. Kur sundon dhe kur qeveris ligji i VETTING-ut nuk ka më shanse që të mbrojë veten politikisht as  politika ,as pushteti dhe as krimi ordiner dhe as ta destabilizojnë shoqërinë dhe as shtetin, dhe as t’i manipulojnë ato.