Izrael, marrëveshja me Turqinë do të ketë pasoja të mëdha për ekonominë

Lajme-RomaRomë – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu konfirmuar të hënën (27.6.16) në Romë një marrëveshje me Turqinë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve pas gjashtë vitesh ftohje mes tyre, duke thënë se kjo do të ketë pasoja të mëdha për ekonominë e Izraelit.

Unë mendoj se ky është një hap i rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve, u tha gazetarëve në Romë Netanyahu, pas bisedimeve me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry.

Një zyrtar izraelit kishte thënë të dielën se Izraeli dhe Turqia kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve të tyre pas gjashtë vjet ftohtësie shkaktuar nga një sulm vdekjeprurës nga komandot izraelitë në një anije turke që transportonte ndihma për në Gaza.

Netanyahu tha se ai do të zbulojë detajet e marrëveshjes më pas gjatë ditës, por siguroi se ajo (marrëveshja) do të ketë pasoja të pafundme për ekonominë izraelite, duke sqaruar se e përdor këtë fjalë qëllimisht. “Dua të them, pasoja të mëdha pozitive.

Izraeli duhet të fillojë të shfrytëzoj rezervat e gazit në Mesdhe.

Kurse Kerry në anën e tij, e përshkroi marrëveshjen mes Izraelit dhe Turqisë si hap pozitiv./AFP/FILOLET