Isufi dhe Sabahatja u vranë ngase ishin vënë në shërbim të institucioneve dhe zbardhje të së vërtetës

Adem Lushaj

Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj, gjatë gjithë jetës së tyre, ishin të përkushtuar në çlirim të atdheut, të krijimit dhe respektimit të institucioneve të mirëfillta shtetërore të Republikës së Kosovës. Ata u vranë pasi ishin vënë në gjurmë, për zbardhje të së vërtetës të vrasjeve të pasluftës, e sidomos të vrasjes së ish komandantit të tyre, kolonelit Tahir Zemaj. Kështu është thënë në ceremoninë e organizuar në Raushiq, në 13 vjetorin e vrasjes së tyre, me rast është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore, ku pos familjarëve të tyre , merrnin pjesë edhe ish bashkëluftëtar dhe koleg, përfaqësues të institucioneve, zyrtarë të LDK-së, deputet të Kuvendit të Kosovës, si: Kujtim Shala, ministër në Ministrin e Kulturës, Bajram Gecaj, zv. ministër në Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, Gazmend Muhaxheri, Kryetar i Komunës së Pejës, Besa Gaxherri, Rrustem Berisha, Anton Quni dhe Armend Zemaj, deputet të Kuvendit të Kosovës, Shaban Shala dhe Ahmet Hasi, drejtor të Drejtorive Rajonale të Policisë në Pejë dhe Gjakovë, si dhe qytetar të shumtë të ardhur nga vise të ndryshme të Kosovës.

ST1Në fjalën e tij të rastit, Blerim Bajraktaraj, është shprehur se, Isufi dhe Sabahatja, janë udhërrëfyes për gjeneratat që vijë, se si duhet punuar në shërbim të atdheut, pa marr parasysh sfidat dhe rreziqet me të cilat përballen, qoftë edhe me humbje të jetës. “Isufi dhe Sabahatja, së bashku me Hysen Lataj, ishin vënë në zbardhjen e së vërtetës, se kush janë Ata që lirinë e fituar me gjakun dhe mundin e vëllezërve dhe motrave të shumtë, po dëshironin që të nxijnë me të bëmat e tyre famëkeqe, vetëm e vetëm që soji i tyre të mos pengohet në rrugën e nisur ogurzezë dhe antikombëtare”, është shprehur në fjalën e tij Bajraktaraj, duke bërë thirrje për zbardhjen e të gjitha vrasjeve të pasluftës, ngase do ndihmonin në rrugëtimin tonë për shtet të mirëfilltë ligjor dhe demokratik. Ai, pasi ka kërkuar më shumë angazhim nga institucionet përgjegjëse, ka përmendur edhe njërën nga thëniet e ish presidentit dr. Ibrahim Rugova, që sipas tij kishte thënë se: “ Në jetë duhet pasur durim dhe vullnet, të mirat vijnë pastaj”.

Ndërkaq, për Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës, është vështirë ti harrosh edhe pas këtyre viteve, zyrtarët policor, luftëtarët e lirisë, Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj, të cilët ishin vënë në shërbim te institucioneve dhe zbardhje të së vërtetës, ndaj edhe kujtimi për ta është i përjetshëm. “Jam krenar që isha bashkëluftëtar i tyre, isha krahë tyre në momentet më të vështira të jetës, që rezultojë me lirinë tonë, me shtetin tonë”, është deklaruar Rrustem Berisha, komandant i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, duke kërkuar që institucionet e vendit të bëjnë më shumë për familjet e të rënëve për liri dhe pavarësi të Kosovës. Sipas tij, porosia e Isufit dhe Sabahates do ishte, që të vazhdojmë të punojmë në funksion të institucioneve të vendit, të shtet ndërtimit të Kosovës. Për, drejtorin e policisë rajonale në Gjakovë, Ahmet Hasi, personaliteti dhe profesionalizmi i Isufit dhe Sabahates, mbesin shembull për punë për gjithë ata që veshin uniformën policore.

ST2Se pak është punuar në zbardhjen e vrasjeve të pasluftës, e sidomos të figurave të shquara të LDK-së, konfirmon edhe Bajram Gecaj, zv. Ministër, i cili kishte edhe lidhje familjare më të dy të vrarit, Isufin dhe Sabahates. Ai, duke bërë të ditur një gjë të pa thënë deri më tash, shprehët se, dhjetë ditë para vrasjes, Isufi  e kishte telefonuar duke i thënë se rastin për kapje të autorëve të vrasjes së kolonel Zemaj, e kishte shumë afër për të zbuluar, ngase kishte përafruar deri në tre persona si pjesë të këtij atentati të kryer në Pejë. “Kryeministri Isa Mustafa, ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse të zbardhin të gjitha rastet e vrasjeve të njerëzve të LDK-së, por edhe të tjerat”, ka thënë Gecaj, sipas të cilit, institucionet e drejtësisë janë të pavarura në kryerje të detyrave të tyre, ndaj edhe Kryeministri Mustafa, nuk dëshiron të ndikon në punët e këtyre institucioneve. Pa kënaqësi ndaj institucioneve të vendit ka shprehur edhe djali i të ndjerit, Isuf Haklaj, Gazmendi, ngase sipas tij, institucionet duhet të kenë kujdes më të madh ndaj policive të rënë në kryerje të detyrës, sikurse që duhet kujdesur edhe ndaj familjeve të dëshmorëve dhe gjithë të rënë për liri të Kosovës.

ST3 ST4