Istog: Kaltrina Uka, fituese e çmimit tradicional letrar “Dr. Ibrahim Rugova”

Istog: Kaltrina Uka, fituese e çmimit tradicional letrar “Dr. Ibrahim Rugova”

Adem Lushaj

Istogu, vendi i lindjes së ish presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, ishte vend takimi i shumë poetëve të ardhur nga trevat shqiptare, sikurse që kishte pjesëmarrës të ardhur edhe nga Italia, të cilët iu kishin përgjigjur Konkursit poetik tradicional të thirrur nga Klubi letrar “Podguri” në Istog, i organizim i bërë nën përkujdesjen e Kryetarit të Istogut, Haki Rugova.
Kryetari i kësaj komune, Haki Rugova, i cili ishte i shoqëruar nga nënkryetari Lulëzim Blakaj dhe drejtor të Drejtorive, ka thënë se aktiviteti që shënohet nën organizim të Klubit “Podguri”, është ngjarje që do jetë tradicionale, aq më shumë kur dihet se Istogu është vendi i lindjes së presidentit historik të Republikës së Kosovës. Ai, po ashtu nuk është i kënaqur me përkrahjen modeste që iu bëhet aktiviteteve kulturore-sportive, por shpreh gatishmërinë e tij që në të ardhmen do rrit financimin e aktiviteteve të këtij karakteri. “Unë, si Kryetar i Komunës, më kënaqësi e kam përkrah këtë ide të Klubit Letrar ”Podguri” dhe ky organizim do të jetë tradicional, por edhe do përkrahim organizime të tilla edhe në të ardhmen, sepse duhet vlerësuar më shumë për vlerat krijuese që ua sillni shoqërisë”, është shprehur Rugova, në fjalën e tij të hapjes, duke uruar që vlerat artistike të çmohen dhe të rritet ideje krijuese. Ndërkaq, kryetari i Klubit letrar “Podguri”, Sadik Bicaj, duke i përshëndetur të pranishmit u shpreh se ky projekt ka një rëndësi të veçantë për Klubin “Podguri”, sepse behët fjalë për figurën e madhe kombëtare, siç ësh dr. Ibrahim Rugova.

Në një konkurrencë me mbi 30 poezi, Juria profesionale e kishte vlerësuar për çmimin “Dr. Ibrahim Rugova”, poezinë  e autores, Kaltrina Uka, nga Mitrovica, të titulluar “Për hatër të hanës”. Anëtarët e kësaj Jurie, kanë shpërblyer me çmimin e dytë poeten nga Italia, Daniela Dante, për poezinë e përkthyer nga italishtja, “Dora e bardhë “, kurse Labinot Berisha, është shpërblyer me çmimin e tretë për poezinë “Prekje lirikës”.

“Ishte befasuese dhe e pa pritshme çmimi i fituar, ngase kishte poet të shquar nga Kosova dhe viset tjera shqiptare”, është shprehur poetja e re, Kaltrina Uka, fituesja e katërt në konkursin poetik që mbahet në Istog. Sipas saj, pjesëmarrja në këtë Konkurs poetik, ishte për të shprehur shkathtësitë e saja poetike, e mbi gjitha që mbanë emrin e ish presidentit të Kosovës, liderit të shqiptarëve, Ibrahim Rugova. Njëjtë është shprehur edhe italianeje Dante, duke thënë se është tepër e lumtur që viziton qytetin e lindjes të shkrimtarit dhe liderit shqiptar, Ibrahim Rugovës.