ISA MUSTAFA ME BUZËT E KUQE

ISA MUSTAFA ME BUZËT E KUQE

Shkruan: Refiqe R. Hamiti

Sikur të ishte legjitim kjo Qeveri Hoti, nuk do të kishte pranuar të ishte në shërbim të Hashim Thaçit. Sikur të ishte burrë Avdullah Hoti ,nuk do të kishte pranuar të ishte shërbëtor i Isa Mustafës.

Sa herë që i vie puna ngusht Hashim Thaqit i cili është mbështetet për muri, dhe nuk di kah t’ia mbajë, del kah dera e « thyer » e Parlamentit, mbanë intervista të dukta, pasi që ia ka pru punën Parlamentit të bllokohet me rrenat e tij të lodhta!

Le të jep dorëheqje vet( është ma burrëni) le të çlirohet Parlamenti i tij, dhe le të bie Qeveria Hoti që e marojë vet (me kërrabza) duke lëviz çdo gur dhe le t’ia lëshojë vetës rrugën, ose le ta thyej murin që e ka ndërtuar vet, me kokën e tij! Nuk bëhet nami.

Pse edhe Parlamenti, edhe pozita qeveritare janë të magjepsur, dhe vazhdimisht shkojnë rrugës së tij, rrugës që e do ai, rrugës që e kërkon dhe e dëshiron ai!? »

Sikur të ishte rrugë e shtruar me lule », rruga e Hashimit do të kishte erë ngulfatse me u zhduk magjia dhe me i hap sytë njerëzia.

Me deklaratën e tij të fundit duke zgjat gishtin kah Albini mosbesues ndaj Glaukut të bënë të kuptosh që koka e Hashimit është e mbingarkuar me urrejtje padrejtsisht sepse Albin Kurti nuk po ia hanë kokën Hashimit.

Kokën Hashimit po ia hanë vet Hashim Thaqi.Andaj:

Kurrë nuk duhet me thënë kurrë.

Presidenca përfill Thaqin dhe Presidenca shpërfill Thaçin, është  » hulacion drugs », i krijuar nga vet Thaqi. Presidenca s’guxon të mos i zbatojë urdhërat e tij ,për mosdhënie të trasnkriptit të takimit me Albin Kurtin. Sepse Presidenca është vet Thaqi .Thaçi gënjeu kur tha se Albini i ka thënë atij se nuk i besonte Glauk Konjufcës për çështje të politikës së brendshme.Albini mundet me thënë:Si besojë Refiqe Hamiti por kurr nuk mundet me i besue dhe me i thanë Thaqit : Si besojë Glaukut! Edhe po të ishte i vërtetë rezervimi i Kurtit ndaj Konjufcës, ai nuk do t’ia thoshte këtë Hashim Thaçit.

Presidenti gënjeu, ( Presidenti gënjen gjithë ) edhe kur i premtoi gazetarit gjatë intërvistës se mund ta sigurojë transkriptin. Një President si Thaqi që luan Hashimqe me Gjykatën Speciale dhe me veteran të UÇK, pse mos ta bëjë të njëjtën gjë edhe me gazetar?Mos harroni.Asnjërit, as Ramushit ,as Fatmirit, e as Pacollit , përveç Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës nuk i konvenojnë zgjedhjet e reja në Kosovë,(ani me u ba bashkë, me konfirmue publikisht martesën, pa vija të kuqe, është mrekulli) por është e çuditshme, pse të gjithë, nxitojnë t’ia plotësojnë nevojën dhe kërkesën patetike Hashimit,për me i zbatue lojrat e tij!Albini, ma u përvlue shumë,lëkura ka nis me i ra, për me u rrëzue Qeveria e vjedhur dhe me shkue Kosova në zgjedhje të reja.Na e dinë që Albini,Hashimin e Isen nuk i donë!Albini e donë Kosovën ma shumë se Hashimin,Isen, Glaukun e Refiqen!Isa lirshëm le ti reklamon buzët e kuqe: Në dashtë me slloganin LDK-PDK, në dashtë me slloganin anasjelltas PDK-LDK.Kosova…Nuk ka mbetur në ngërç Kosova. Në ngërç ka mbetur Hashim Thaçi.Në ngërç ka mbet Kadri Veseli. Në ngërç ka mbet Qeveria Hoti. Por, veç Isa Mustafës, për të kurr s’ka ngërç, po i vizllojnë buzët e kuqe edhe pse i ka hyp kalit qe 10 vjet « Gjok ».

Unë se kam zakon me i përqesh pleqt. I respektojë shumë! Shumë mirë e di që edhe vet kam me u plakë por disi kur të plakna, kurr nuk mendojë që kam me i vizllue buzët e kuqe.Nuk më kanë hije dhe pikë. Kam me u trusav,e me kqyr pleqnin teme , e s’kam me lejue me mu sha nana, orë e çast,kurrë.Kjo Qeveri Hoti është e prisht andaj edhe jetën e ka të shkurt.Rikujtojë:Zoti nuk është lodh nga ne,por nga ju ,janë lodh populli,me këtë President dhe Qeveri jolegjitime.

Zoti nuk është lodh nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, UÇK është lodh nga individët e prisht në kokë, që e kan rrok shtetin me gjoks.Lufta e UÇK-së, ishte e shenjtë, e drejtë dhe çlirimtare, prandaj si e tillë atë e përkrahën gjithë popujt liridashës të globit.

Lufta e UÇK -së, ishte e krijuar nga ajka më e njerëzishme dhe patriotike që ia hapën gjoksin lirisë, me i pranue plumbat e shkaut gjakpirës,e me derdhë gjak kudo në tokën e atdheut por kurr se kanë pranue robërin. Sot UÇK po i vuan pasojat e njerëzve helaqe që pa merit, u ngjitën në majet e shtetit të Kosovës.Shtetin e Kosovës na e bëri, dhe na e solli UÇK dhe koka e mençur e Presidentit Ibrahim Rugova ,i cili me elitën e tij përrreth bëri që bota demokratike- Amerika ,të kthejë kokën nga ne,për ta larguar shkaun gjakpirës ,i cili çdoherë ka gjetë argat dhe « shqiptar të ndershëm », që me diplomaci pas lufte, në tavolina,me tollovit këtë vend edhe kur e kemi fitue luftën.Më 1999…bota luftoi kundër Serbis 74 ditë nën flamurin e NATO-s.Kriminelët ishin pushtuesit, fashistët serb , të cilët i denoi bota demokratike për dy dekada rresht, në këtë rast pushtuesi serb, i cili vrau, dhunoi dhe dogji gjithëçka që ishte shqiptare,që ushtroi gjenocid të paparë kundër shqiptarve, nuk mundet me ndryshue kurrë.Është shtet dhe popull gjakpirës andaj edhe me mija çlirimtar të UÇK ,të arrestohen nga Gjykata Speciale s’qonë pesh.Gjithë ato pamje satelitore, gjithë ata gazetar nga e gjithë bota,dhe vendorë, dhe gjithë ato pamje televizive Serbia i ka mbi kokë gjithëmon.Ato nuk shlyhen kurrë, nga historia e vitit 1998/1999!?

PSAlbin Kurti:

LDK-së, e para lufte nuk e kemi mundur kurrë…LDK-së, e pasluftës e kemi mundur… LDK e sotit se bëjmë hesap…Andaj juve Isa Mustafa që po të vizllojnë buzët e kuqe all, sot i ke hyp « Gjokit », pesëfish.

Prej që ka vdekë Presidenti i moderuar shqiptar Ibrahim Rugova, e në krye të LDK je kurdis « ti », gjithëmon në Zgjedhje të reja të Kosovës që 10 vjet je humbës,andaj t’u kisha lut zyrtarizoje martesën LDK e PDK ose anasjelltas sepse ti dhe vetëm ti, e rrënove Kalan e LDK, siç rrënohej Ura e Shenjtë e Vildanuzit. Nuk ke më Vjosa Osmani, me bë kurban,andaj zoti të bëftë kurban veç ty dhe Hashim Thaqin! E çlirohet Kosova!