INFRASTRUKTURË POETIKE
NEBI DRAGOTI
INFRASTRUKTURË POETIKE
Për infrastrukturë poetike
qofsha poeti inxhinier:
jo për monopate,
jo për dhiare rrëpirash nëpër male…
Më duhet infrastrukturë politike
dhe infrastrukturë me lëndë sociale
të lëvizin të gjithë sa më bukur,
sa më lirë.
Nëpër metafora krahëhapur
për ju lexuesët e mi
vras mendjen mbi projekte (…)
Lodhem, gjumi nuk më ze
dhe …prore
për juve zgjuar unë rri.
HAIQE ME KRIPË KRITIKE
***
Tre hunjë,
një purtekë (…)
thurke një vjershë?!
***
Ka shumë vrima…
poet, lozke
fyellin me një vrimë…
***
Bobo, monotoni,
një tematikë rrok…
Tharje burimi…
***
Laraskat në degë,
poeti nën hije
thur melodi laraskash.
***
Bretkosat në pellg
përqeshin
poetin pa talent…
***
-Merr frymë thellë!
– tha kritiku,
-patollogji poetike…