Immanuel Kant-i

rm/fllt

Immanuel Kant-i (1724-1804), lindi në Königsberg ku edhe kaloi tërë jetën e vet. është njëri ndër filozofët më në zë gjermanë dhe themelues i kritikës filozofike. Në fëmini pat ndikim të fortë fetar nga e ëma protestante e thellë. Për shkollim, u ndihmua nga mixha i tij këpucar, kështuqë mundi të studjoj panderprerje gjer në fund teologjinë, filozofinë dhe shkencat matematikore. Pas kryerjes kaloi disa vite jashtë qytetit të vet i punësuar si mësimdhënës. U këthye  në Königsberg në vitin 1755 dhe u punësua në univerzitet për të ushtruar këtu :  logjikën, metafizikën  dhe shkencat. Nga viti 1794, i jepet plotësisht hulumtive filozofike për tërë jetën e vet me një entuziazëm dhe regull të pashoq.

Në filozofinë e Kantit, njohësit e veprës së tij, e ndajnë atë në dy periudha kryesore. Në kohët fillimit ku parashtron një metafizikë të afërt me atë të Leibnitz-it e Wolf-it me tentim të përgjigjes së krijimit dhe origjinës  së botës.  Duke filluar nga viti 1770, Kanti ndërton filozofinë e tij të pastër  duke iu qasur origjinës dhe kufijve të njohurive teorike  si dhe mundësive të të ndërmarrurit praktik.

« Kritika e arsyes së pastër » (1781), është vepra e tij kryesore ku edhe njëherit lidhet pas teorisë së Kopernikut (Toka rrotullohet rreth boshtit të vet e jo qielli rreth tokës) për të vërtetuar se subjekti (njeriu) krijon objektet me dituritë dhe njohuritë e veta dhe s’është objekti ai që përkufizon njohurinë. Kështu, krijon teorinë e arsyes së kthjellët si një aftësi për të njohur e kuptuar natyrën e sëndeve pa u këthyer pas përvojës. Kanti ndalet posaçërisht në spjegimin se njeriu nuk i njeh gjërat si të tilla po i njeh ashtu si atij i duken pas një vështrimi sipas principit dhe të organizimit. Njeriu mendon pra dhe i sheh gjërat ashtu si i sheh. , që thënë me fjalë tjera, dituritë e njeriut vijnë nga fenomenet egzistuese e me këtë, njeriu nuk mund të njoh e të dij Zotin, pavdekshmërinë e shpirtit, lirinë, unin që janë kuptime dhe jashtë sensibiliteit të pamunit. Metafizika që i bënë objekte pra është vetëmse iluzion. Kundërshtimi i provave të metafizicientëve mbi egzistimin e Zotit është i ndërtuar në pjesën « ideli » të vepres në fjalë, ku Kanti trajton çështjen e mbi perendinë. Prova ontologjike që niset nga ideja mbi Zotin; prova kosmologjike që është një e duhur për qenie mbinjerëzore për të spjeguar egzistencën në përgjithësi dhe; prova fiziko-teologjike mbi përsosmerinë dhe fundin e botës. Mëtej thot se Zotin nuk mund ta spjegojm e as ta vertetzojmë egzistencën por as nuk mund ta refuzojmë një gjë të tillë pasiqë është e pamundshme dhe për Kantin ai është ideal i përjashtuar nga çdo veti e keqe, është ideal i pagabueshëm.

Më 1788 Kanti publikon veprën « Kritikë mbi arsyen praktike », dhe këtu tani flet mbi moralin dhe thot se një punë është e mirë nëse bëhet nga respekti dhe pa u mbështetur aspak në ndonjë lloj interesi ose shprese tjetër për kënaqje. Morali mbatet dhe mbështetet në dëshirën që çon drejtë një vepre dhe jo me pikëparjen e saj të jashtme. Morali është detyrë e dhe duhet shprehur me fjalët: « ti duhet » se vetëm kështu ai merr përmasa univerzale.

Në veprën « Kritikë mbi aftësinë e të gjukuarit », Kanti trajton të gjykuarit estetik dhe teologjin!. Ai nuk beson as në revelacion e as në mishërim të Zotit në Krishtin. Përndryshe është i mendimit dhe bindjes se feja luan rol në shërbim të paqës shoqërore.

Kanti me veprën dhe mësimet që zhvillon, njihet si njëri ndër influencuesit kryesor, në mbarë Eurpën. Në Gjermani ndikoi posaçërisht mbi filozofët idealistë si Fichte, Schelling dhe Hegel./Filolet

Disa citate nga Kant-i:

  • “Dëgjoj bërtimat nga çdo anë: “Mos rezononi!”
    Oficeri thot: “Mos rezononi, egzekutoni!”
    Tagrambledhësi thot: “Mos rezononi, paguani!”
    Prifti: “Mos rezononi, besoni!”
    “Në çdo vënd kufizim i lirisë.”
  • “Mendimet pa përmbajtje janë të zbrasta, frymëzimet pa koncepte, të verbëra.”
  • “Konceptet pa materje janë të zbrasta.”
  • “Shkenca nuk mund të vërtetoj se Zoti nuk egziston, pasiqë ka diçka që asaj i ik prej dore.

Reis Mirdita