Imazhe njerëzore

Poezi nga Xhevahir Cirongu

Imazhe  njerëzore

 

I thashë atë natë lamtumirë imazheve

Dhe befas të përgjumura ato u zgjuan,

Me mallin e dhimbjes çanë zemrës ugare

Tek njerëzit sërisht si prush u përqafuan.

 

Dhe qielli me yje imazhet zbritën

Nga ajo mbrëmje me dritë hëne,

Qerpikët mbështjellë si lëmsh peri

Në tokë lanë me qimdra imazhe.

 

Te shtegu i dhive aty mbrëmjes

U  tretën imazhet bashkë me yjet,

Dhe vargjet e poetëve mbetën varur

Mes reve si avionët që fluturojnë lart.

 

Si shiu vallkanik aty seç mbetën

Imazhet e njerëzve në atë natë,

I kërkuan hapësirës , dot si gjetën

Ato diku në fshehtësi kërkonin fat.

 

Durrës, 28  Janar 2018