Ilir Meta dhe LSI – vizioni dhe misioni për Integrimin demokratiko-ligjor të brëndshëm dhe në BE të Shqipërisë

Skënder S. Kapiti-Nga Skënder S. KAPITI

Motivimi për ta shkruar këtë shkrim, apo nxitja për të më erdhi duke e parë realitetin e këtij tranzicioni dhe atë të sotmin sidomos: nevojën e ndërtimin e shtetit ligjor: që kërkon domosdoshmërinë e Reformës në Drejtësi dhe dekriminalizimin e politikës si shkaqet kryesore që pengojnë progresin dhe integrimin e  vëndit për në BE; duke parë rolin vendimtar që luajtën kryeparlamentari Ilir Meta dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e drejtuar prej tij përsa i përket politikës shqiptare  në realizimin e këtyre proceseve jetike për politikën shqiptare dhe për Shqipërinë; më erdhi në kujtesë si vizioni ashtu edhe misioni i LSI si forcë politike që lindi si kundërshti ndaj realitetit të zymtë të politikës autoritariste, antidemokratike, antiintegruese dhe të interesit të ngushtë partiak e personal që kanë zbatuar dhe vazhdojnë të luajnë akoma dy partitë më të mëdha PS e PD dhe spektri politik në tërësi në Shqipëri, ku për pasojë të tyre realiteti shqiptar paraqitet prej 25 vitesh i paqëndrueshëm politikisht, i pakonsoliduar demokratikisht me standartet demokratike, pa një sistem drejtësie funksional, pa një shtet ligjor aplikativ dhe për pasojë kemi sot një shtet të prapambetur akoma demokratikisht dhe tepër të vonuar në kohë, si në integrimin e brëndshëm dhe në atë europian.

Këtyre dy forcave  kryesore politike  dhe politikës shqiptare në përgjithësi ju faturohet si meritë dhe  mbajnë mbi supe pengmarrjen që i kanë bërë shoqërisë dhe shtetit duke penguar demokracinë, progresin dhe integrimin e brëndshëm dhe të jashtëm të Shqipërisë. Kriminalizimin e politikës shqiptare e ka kundërshtuar LSI që para 8 vitesh me Grevën e Urisë në Parlamentin Shqiptar, që kundërshtoi komplotin antikushtetues, të atij “Konsensusi”  të “madh” politik që brënda 24 orëve ndryshuan kushtetutën për interesa personale e që shkatërruan Sistemin Zgjedhor, duke “ligjitimuar”  privatizimin e partive të tyre, të caktimit apriori të deputetëve të parlamentit të Shqipërisë të njerëzve që i do dhe i përzgjedh pronari i partisë, kryetari, në orën 12 të natës. Dhe kjo i hapi rrugën kriminalizimit  të parlamentit shqiptar që ka kulmuar sot dhe që është bërë problem dhe ndërkombëtar, edhe shqetësim i madh  për aleatin tonë të madh SHBA dhe të BE, me qëndrimin deklarativ dhe me kërkesen këmbëngulëse dhe determinante të tyre se pa dekriminalizimin e politikës dhe sidomos pa Reformën në Drejtësi nuk ka integrim të Shqipërisë në BE, kërkesa këto me të cilat janë në sinkron të plotë veçanërisht si pushteti ashtu dhe politika e LSI edhe aktualish, por që integrimin, dekriminalizimin e politikës dhe luftën kundër korrupsionit LSI i ka pasur si platformë dhe si vizion politik që me lindjen e saj, madje edhe  jo vetëm si parti, por si një lëvizje me spektër të gjërë ndërgjegjësimi dhe angazhimi civil gjë e cila gjithnjë e më shumë sa është dhe po rritet me mbështetjen që LSI ka marrë nga votuesi shqiptar.

Nëse politika dhe shoqëria shqiptare do ta kishte përkrahur fort rezistencën sublime të Lëvizjes Socialiste për Integrim  para 8 vitesh nuk do të kishim këtë politikë të kriminalizuar sot dhe as këtë gjyqësor të superkorruptuar. Këtë situatë të kriminalizimit aktuale të politikës e pati parashikuar Kreu i LSI, Meta, që në vitin 2008 në Grevën e Urisë në ambjentetet e Parlamentit Shqiptar kur ai  e quajti kriminal momentin e Miratimit të kodit zgjedhor,  si moment që legjitimoi një kastë kriminale në politikë. LSI që lindi për të integruar politikën brëndashqiptare dhe për integrimin në BE, këtë ajo e ka treguar gjatë tërë aktivitetit të saj politik. Ajo ndërmori inisiativën që edhe pati pasoja e kosto të përkoshme politike për të, hyri në kualicion qeverisës me PD në vitin 2009-2013, për t’i shërbyer stabilitetit politik të vëndit,  interesit kombëtar të integrimit, dhe që arriti falë kontributit të saj, në Nëntor 2010 që BE  vendosi  Legalizimin e Vizave për qytetarët shqiptarë. Gjatë kësaj bashkëqeverisje  ish- Zv/ Kryeministri Meta me ish-ministrat Edmond Haxhinasto, Edmond  Panariti  dhe Petrit Vasili, ish-zv/ministrat dhe drejtorët e administratës që vinin nga  LSI u  treguan shëmbullorë për nivelin dhe integritetin e tyre të lartë politik, intelektual e profesional, për moral dhe personalitet  të lartë përgjegjshmërie, zbatimligjshmërie, ndershmërie dhe korrektësie  në krahasim me kolegët e tyre që vinin nga PD, gjë e cila konstatohet akoma më mirë edhe sot për këto personalitetet më të larta drejtuese të LSI  që janë edhe sot ministra në kualicionin e sotëm qeverisës me PS.

Këtë e konstatoi dhe e gjykoi edhe votuesi shqiptar në zgjedhjet parlamentare të Qershorit 2013, që votuesi bëri diferencimin: ndëshkoi rëndë korrupsionin e pjesës tjetër të ishkualicionit të saj me PD-në dhe e vlerësoi shumë kualitetin dhe ndershmërinë  qeverisëse të  komponentit që i përkiste LSI-së. E njëjta gjë nuk është e vështirë të konstatohet edhe sot, po ta shikosh që pothuajse asnjë prej ministrave të kualicionit të sotëm qeverisës të LSI nuk përflitet dhe nuk akuzohet për rekorde kriminale dhe as për abuzim, papërgjegjshmëri dhe korrupsion, dhe po kjo vërehet dhe në përgjithësi edhe  te administratorët përgjegjës   si për  ministrat që vijnë nga LSI : Z.Ylli Manjani, Z. Panariti e Haxhinasto  ( të cilët ishin ministra edhe në kualicionin e mëparshëm PD-LSI ) dhe Lefter Koka por edhe  kryebashkiakët dhe antarët e  këshillave  bashkiake, drejtorë drejtorish të rëndësishme  në rang Republike si si p.sh Drejtori i ALUIZNI-t të qarkut  Durrës Flamur Gjuzi etj.

A nuk përbëjnë  këto fakte ilustrimin më të mirë për atë se cfarë shëmbullon  pozitivisht sot LSI si në politikë dhe në qeverisjen e Shqipërisë, por sidomos  duke mos harruar rolin vendimtar që luajti LSI dhe sidomos Kryeparlamentari z. Ilir Meta në Miratimin gjithpërfshirës dhe konsensual të Reformes në Drejtësi, dhe pse jo Z. Meta të mos  votohet e të zgjidhet edhe president i Republikës si personi më i merituari dhe më konsensuali, më i pranueshmi tashmë si i tillë publikisht dhe ndërkombëtarisht për  postin  e Presidentit të Shqipërisë. LSI është forca politike shqiptare që shquhet për qëndrimin e saj besnik dhe korrekt në marrëdhënie me aleatin tonë të madh, SHBA-së dhe të shteteve kryesore të BE-së, të vizionit të LSI –së për integrimin e Shqipërisë për në BE duke ndërtuar së pari Shtetin ligjor që i paraprin pastrimit i politikës nga individët e kriminalizuar, zbatimi i ligjit dhe Reformës së miratuar së fundmi, kjo  e drejtësisë.  Dhe gjithkush e di, si opinioni i brëndshëm dhe i jashtëm rolin vendimtar që luajti dhe vazhdon të luajë LSI, si promotore e ndryshimit progresiv  dhe të integrimit të Shqipërisë në BE.

Edhe Kryetari i Parlamentit shqiptar që është dhe kryetar i LSI për herë të parë solli risinë e drejtimit MODEL të Parlamentit shqiptar me qetësi, tolerancë, moderaritet, paanshmëri dhe  në përputhje  me rregulloren e parlamentit, po që edhe nqs nuk e zbaton atë, kjo ndodh vetëm në rastet kur ai e toleron opozitën. E solla këtë për të treguar diferencën dhe ndarjen nga ai lloj keqdrejtimi konfliktual, ironik, qesharak, fyes e brutal që kemi parë nga paraardhësit e z. Meta, ku akoma e freskët është mënyra e neveritshme e drejtimit të parlamentit të  mëparshëm.

Në sinkron me këtë konsideratë për Kryetarin e LSI, vjen dhe një shkrim i Washington Times me 14 Prill 2016 me titull : “ Zëri moderator i Shqipërisë”, ku ndër të tjera artikulli citon se : Si kryeministër, Ministër i Jashtëm dhe tashmë kryetar parlamenti I. Meta ka fituar reputacionin e një njeriu me pikëpamje reformatore dhe si një udhëheqës i vendosur për integrimin Euro-atlantik të vëndit të tij .  Ky është në fakt një vlerësim real për Z. Meta dhe për LSI-në për punën e tyre serioze, këmbëngulse , të përkushtuar dhe për gjithpërfshirjen që kërkon LSI për Reformën në Drejtësi që është reforma e cila i hap rrugën integrimit të Shqipërisë në BE.

Krahas Reformës në Drejtësi  ajo që konstatohet sot më së shumti që është dhe shqetësimi i madh për Shqipërinë është edhe Dekriminalizimi i politikës, po që LSI nuk është e infektuar nga kriminalizimi i politikës, pasi nuk po na del akoma gjëkundi as deputet, as kryebashkiak dhe as këshilltarë bashkie me rekorde kriminale që të jetë zgjedhur nga kjo forcë politike. Ajo që vërehet edhe në diskutimet në parlament, në grupet parlamentare prej deputetëve të LSI është realiteti, pranimi i të metave, kritika pozitive, kundërshtimi për ligje që cënojnë demokracitetin politik e që bien ndesh me të mirën dhe interesin publik.

Është nevoja e rikuperimit, ndryshimit dhe e sjelljes së asaj që deklaron kryetari Meta : “të impulseve të reja në qeverisje”, siç ishte rasti në Ministrinë e Drejtësisë që në funksion të efikasitetit dhe përgjegjshmërisë, u bë edhe  zëvëndësimi i  z.Naço me z. Manjani në funksion të kryerjes së Kryereformës në Shqipëri, atë të Sistemit të Drejtësisë. Pra u mundova i shtyrë nga realiteti të argumtoj pozitivitetin se LSI, pra atë mision që ka marrë që me formimin e saj ajo po e kryen, megjithëse jo në përfeksion se gjëja më e paperfeksionuar në shoqëri është politika, por janë reformat e pandërprera që ndërmerr politika që e ruajnë shoqërinë të mos rrëshqasë në anarki, prandaj dhe LSI bën reformimin e pandërprerë të saj, si në organizimin brënda vetes, në administratë dhe në qeverisje , dhe janë këto arsyet që ajo vetëm sa do të rritet politikisht siç u rrit dhe në zgjedhjet vendore të Qershorit 2015, dhe askujt mos t’i duket çudi se edhe mund të dalë së shpejti edhe si forcë e parë politike në Shqipëri.

Por, po përmënd dhe pse LSI është sot partia politike më e besueshme: është për faktin se qënia e saj në qeverisje këto 2 mandate, prova e realitetit në pushtet, asaj, pra LSI- së,  ja ka rrituar personalitetin, dinjitetin dhe besueshmërinë te votuesi në krahasim dhe në antitezë me atë rënie dhe konsumim që kanë pësuar partitë e tjera që kanë qeverisur; rënie, konsumim dhe degradim që atyre ju vjen nga korrupsioni, papërgjegjshmëria, vendimmarrje jo të pakta antikushtetuese dhe sidomos premtimet populiste fantastike që ato i kanë servirur shqiptarëve në këto 25 vite të tranzicionit. Gjykoj  se LSI është vetvetja pasi: është parësore te ajo, socialja dhe interesi publik: që justifikon komponentin apo emertesën Socialiste të saj; është  ndërtimi i shtetit demokratiko-ligjor dhe këto janë në funksion të Integrimit: puna dhe përkushtimi për integrimin politik të brëndshëm dhe të jashtëm, të antarësimit të  Shqipërisë në BE. Politika e LSI për Integrimin e Shqipërisë për në BE, që ajo e ka si vizion dhe program është në sinkron të plotë me qëndrimin, përkrahjen dhe interesimin e ShBA-së, pasi  Reforma në Drejtësi është prioriteti numër një i qeverisë amerikane deklaruar nga ambasadori Donald Lu  se: “Kjo është reforma më e rëndësishme në 25 vite që nga rënia e komunizmit”dhe si reforma thelbësore për integrimin e Shqipërisë për në BE.

Në përputhje të plotë me këtë përkrahje të SHBA për integrimin e Shqipërisë në BE është objektivi politik dhe i interesit kombëtar për të cilin LSI punon seriozisht për këtë reformë si forca politike që duke parë rëndësinë jetike të kësaj reforme kërkon unitetin dhe pjesmarrje e gjithpërfshirje sa më të gjërë në kryerjen e saj, gjë të cilën nuk është e vështirë për t’u kuptuar, parë dhe prekur nga opinioni, ajo është dhe një forcë politike serioze, e besueshme dhe korrekte edhe në kontakte e marrëdhënie me institucionet  politike, diplomatike  dhe qeverisëse  të demokracive perëndimore.

LSI duke qenë një politikë kështu ndryshe pothuajse nga politika tjeter ne Shqipëri, ku kjo tjetra është konsumuar dhe diskretituar nga keqqeverisja  e cila “komploton” hapur dhe tinëzisht kundër saj duke bashkëpunuar edhe me rrjete mafize financiare dhe antishqiptare;  duke fabrikuar dhe shpërndarë akuze e shpifje mediatike kunder kryetarit të saj të gjoja të përfshirë në aferën e DIA-s, mashtrim dhe shpifje të cilën e hodhi poshtë  Zyra e Avokatisë “ Cliffod Chanse” e cila e nxori në dritë pastërtinë e Kryeparlamentarit  dhe të Kryetarit të LSI-së. Edhe më heret jane përpjekur individë e ishministra për ta përbaltur Kryetarin e LSI me qëllimin e vetëm për të penguar rritjen publike të autoritetit politik të LSI si dhe u përpoqën  zhurmat propagandistike mediatike  që LSI të merrte jo më shumë se1% të rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2013, po që votuesi shqiptar nuk u gënjye dhe as nuk ra pre e shpifjeve dhe të parashikimeve  të egoizmit të shpifësve dhe mashtruesve publik, politik dhe mediatik e që LSI fitoi 19 deputetë. Është detyrë e vëzhguesve, analistëve, opinionistëve dhe e intelektualëve dhe e mediave që ta pasqyrojnë sa me më vërtetësi realitetin dhe sidomos realitetin politik me të mirat dhe me të këqijat e tij.

Dikush mund të thotë se me këtë shkrim unë po i thur e ngre  apoteozën LSI-së dhe z. Meta ,kryetarit të saj, por kjo analizë më vjen si këndvështrim i lirë dhe sidomos krahasues me politikën tjetër të këtij tranzicioni sfilitës pavarësisht ngjyrimeve dhe emertesave të bukura të tyre, politikë e cila është autore për gjëndjen e rëndë sociale së pari, për korrupsionin e gjithskajshëm dhe për mosintegrimin politik  të brëndshëm dhe për vonesën e pajustifikueshme të integrimit euro –antlantik në BE të Shqipërisë, fakte këto që krijuan kushtet dhe domosdoshmërinë dhe që mundësuan dhe lindjen dhe rritjen politike të LSI, që edhe ajo nuk mund të mos jetë pjesë e këtij realiteti dhe as apriori krejtësisht ndryshe.

Politikë të pastër dhe të pakorruptuar as që mund të ketë ndonjëherë, por është demokracia e popullit patriotik, si një proces i pandërprerë reformash , betejash paqësore politike premtimesh e realizimesh dhe lufte kundër korrupsionit dhe kunder tradhëtisë publike të politikës; është demokracia e vërtetë ajo e cila e ndëshkon njërën palë  po njëkohësisht edhe që zgjedh tjetrën si më të mirë; është koha që seleksionon eliten; janë realiteti “kokëfortë” dhe populli i pasfidueshëm që gjykojnë e vendosin.