IDEJA PËR BASHKIMIN KOMBËTARË

Ramiz DërmakuKombit shqipëtar më shumë se kurre  me pare i duhen  njerez  të  aftë, e  Vizionarë  njerëz  që  e  shofin  të   ardhmën.  IDEJA  PËR  BASHKIMIN  KOMBËTARË  SI  BAROMETËR KRYESOR DUHET  TA KETË  VULLNNETIN  E  POPULLLIT
Shkruan: Ramiz DËRMAKU
Një pjesë e “aktivistëve” të diasporës sonë që nga ditët e para të vendosjes së tyre në diasporë filluan të rreshtohen në grupe të vogla të cilat si detyrë primare i kishin dhënë vehtit internacionalizimin e çëshjtes sonë kombëtare dhe informimin e opinionit me gjendjen e rëndë ne të cilën po kalonte populli shqipëtarë në Kosovë si dhe ai në trojet tjera etnike shqipëtare nën regjimin kriminel serbo çetnikë. Këta mërgimtarë bënë aq sa mundën dhe aq sa ditën. Ata u vunë në shërbim të çështjes kombëtare dhe u angazhuan me të gjitha forcat e tyre mendore dhe materiale. Si detyrë  primare ata i kishin dhënë vehtit ta informojnë opinionin ndërkombëtarë me gjendjen e vështirë ne të cilën po kalonte populli shqipëtarë nga regjimi diktatorial millosheviqian. Ajo çka më brengos mua sot si banorë i Kosovës është se mërgata shqipëtare duke filluar që nga rilindasit e pare e deri më tani u angazhuan me të gjitha forcat e saja mendore, fizike dhe materiale për njohjen e opinionit ndërkombëtarë me gjendjen e vështirë ne të cilën kalonte kombi shqipëtarë nën regjimin komunist, stalinist, marksist, enverist, titist etj. Mërgimtarët tanë në munges të një planprogrami kombëtarë u angazhuan a q sa munden edhe sa ditën. Ajo që gjatë të gjitha kohërave I pengoi mërgimtarët tanë për të arritur suksese, ishin disa faktorë ; Mosuniteti, mosnjohja e gjendjes reale, përqarjet, shpifjet, karierizmi, xhelozia, urrejtja, korrupsioni, pastaj dhuna që ushtrohej ndaj veprimtarëve  shqipëtarë, maltretimet, dënimet drakonike , konfiskimi I dokumenteve, burgosjet, ndjekjet deri tek likuidimi i veprimtarëve. Disa veprimtarë bënë gabime, të mëdha sepse kurrë nuk u konsultuan me njerëz të aftë,  për zgjedhur një rrugë më të mire. Po ata veprimtarë të shtyrë nga xhelozia, urrejtja, karierizmi, dhe shumë dukuri tjera negative nuk arritën atë që kërkohej nga ata. Pra unitetin e mërgatës, dhe kjo ndikoi që mërgata jonë të jetë më e pa organizuara. Ata veprimtarë në vend se të bashkohen në një klub, shoqatë.., apo parti, ata u ndanë u përqanë dhe e penguan unitetin e mërgatës sonë. Ata duke menduar se i njohin gjërat, formuan disa shoqata, grupe, parti, organizata, Lëvizje .., me adres .., pa adres..,.  Ditë më pare lexova se disa”aktivistë” iu kanë  pëveshur punës për formimin  e një LOBI ? ! Po si nuk po e kuptojnë këta veprimtarë se në diasporë ne tani i kemi institucionet tona, të cilat kanë për detyrë që të konsultohen me mërgimtarë ti këshillojnë dhe tu prijnë aksioneve. Drejtë bashkimit kombëtarë, e jo të formojnë lobe të ndryshme. Mjaft ne harxhuam kohë, punë, mund, mjete materiale.., a nuk po e shihni se formimi I partive, klubeve, shoqatave, etj. nuk dha rezultate aq sa është dashur. Prandaj I ftoj institucionet e Republikës së Kosovës, ministinë e diasporës, ministrinë si dhe disa organe tjera që sa më pare të fillojnë punët për përgatitjen e një planprogrami kombëtarë. Sot nuk kemi nevoj për lobe, apo parti të reja, por kemi nevojë për formimin e një PLANE PROGRAMI UNIKE KOMBETARE, E atë plaprogram duhet ta përgadisin organet kompetente të Republikës së KosovëdsI cili do të na shpie drejtë bashkimit kombëtarë. Ministria e diasporës e ka për detyrë dhe obligim që ti fuse nën ombrellën  e vetë të gjithë mërgimtarët. Kërkohet nga organet kompetente të shtetit të  Kosovës, të Shqipërisë, të diasporës ta përgatisin një program të tillë dhe me atë planprogrm ne do të arrijmë më shpejtë tek BASHKIMI KOMBETARE: Ministria e diasporës duhet te jetë aktive. Akoma në Republikën E Badenwürttembergut- Ministria e diasporës nuk ka mbajtur një tubim të tillë, ku do të marrin pjesë të gjithë mërgimtarët tanë. Ne duhet të lejojmë  formimin ; e klubeve shoqatave, në diasporë, pore dhe ato të jenë nën ombrellën e ministries së diasporës,   duke mbajtur tubime  me mërgimtarë,  rezultate poqese nuk ka unitetë tek mërgata jonë aty nuk do tzë ketë edhe rezultate. Dëshira e popullit tonë është bashkimi kombëtar me një shtet të vetëm, mirëpo këtë nuk do ta pranojnë të tjerët..,  por edhe ndërkombëtarët. Për tu realizuar kjo dëshirë e popullit- ose për tu realizu me sukses bashkimi kombëtar, së pari duhet të bashkohet populli, emocionalishtë dhe shpirtërishtë. Kur të kryhet ky procesë i rëndësishem kombëtar pra kur të bashkohet populli, ai do të ngrit zërin e tij përmes protestave të cilat, i deshën apo nuk i deshën liderët tanë ky proces pra do të kryhet. Bashkimi kombëtar dëshirë e kahmotshme e shumë shqiptarëve nuk është proces i lehtë, mirëpo me një pjekuri politike dhe me një tolerancë e vigjilencë do të jetësohet në prakatikë. Në politikën shqipëtare të vetëquajturit “realistë”, ithtarët dhe liderët politikë të bashkimit kombëtar, zakonishtë konsiderohen si “idealistë”. Sipas dioptrisë së tyre politike, ideali i bashkimit të kombit shqipëtar në një shtet – nuk është asgjë më shumë se sa dëshirë e idealistëve, madje disa shkojnë edhe më tej, duke e klasifikuar si kërkesë maksimaliste dhe si dëshirë e një mentaliteti nacionalistë të dy shekujve të fundit. Ata, po thonë…,
Kosova tani është shtet ?.., pse nuk bashkohet  me Shqipërin ? Themi  po të huajt nuk na lejojnë bashkimin kombëtarë ?  ! .Po pse thuhet nga liderët tanë se Republika e Kosovës është një shtet i pa varur.., dhe shtetin e Kosovës e kanë njohur mbi 100 shtete. Po të ndalemi pak dhe ti kthehemi historisë prapa; E do i pyesim të gjithë ata që janë kundra Bashkimit Kombëtarë.., Pra ne i pyesim? Pse u lejua bashkimi i dy Gjermanive. Pa mëdyshje delë konstatimi se edhe ne – kombit shqipëtarë, na takon ajo e drejtë, pra vetë të vendosim për bashkimin kombëtar, dhe ta realizojmë këtë ëndërr shekullore. Ndoshta asë gjenerata jonë nuk mund ta realizojmë këtë ëndërr shekullore, mirëpo asesi nuk guxojmë të heqim dorë nga kjo. Të gjithë ata që mendojnë se bashkimi kombëtar është një utopi, gabojnë rëndë, sepse për të ardhmen e sotmja tregon më pak se e nesërmja. Mundësitë tona nuk mund të jenë me ato të pasëardhësve tanë  nesër . Prandaj, kombit shqipëtar më shumë se kurrë i duhen politikaj vizionarë, të aftë, njerëz që e shofin të ardhmën. Prandaj, kombit tonë i duhen politikaj, të cilët udhëheqin politika vizionare, politikaj që premtimet e veta i realizojnë në praktikë
Ideja e bashkimit kombëtar të shqipëtarëve si barometër kryesor duhet ta ketë vullnetin e popullit. Vullneti i popullit nuk mund të bëhet me logaritje matematikore.., por me punë sistematike dhe çdo herë duke i vu në përdorim metodat demokratike. Nëse ekziston vullneti i popullit për bashkim kombëtar , nuk duhet pytur se a është largë bashkimi kombëtar, por duhet punuar me vullnet e përkushtim, pa frikë e me guxim, por çdo herë në drejtim të bashkimit kombëtarë.
Punuar  me 2.4. 2016