Vdes e filozofi britanik Hugh Mellor

Vdes e filozofi britanik Hugh Mellor

Ishte një nga përfaqësuesit e fundit të traditës së me famë të filozofisë në Universitetin e Cambridge-it, ku ai kaloi tërë karrierën e tij mësimore. Ai vdiq në 21 qershor, në moshën 81 vjeç

Filozofi britanik David Hugh Mellor, i cili vdiq në Kembrixh më 21 qershor, u argëtua duke përpiluar dhe postuar në internet një listë të shkaqeve të vdekjes së filozofëve sipas doktrinës së tyre. Kështu, ai « vrau » Spinozën nga « abuzimi me substanca » dhe i atribuoi vetes kauzën që i përshtatej temës së tij të preferuar: « Rastësisht » … David Mellor ishte një nga përfaqësuesit e fundit të traditës së madhe të filozofisë së Cambridge-it, asaj të William Whewell, Bertrand Russell, John McTaggart, FP Ramsey, GE Moore dhe CD Broad, të cilët mishëroi filozofinë analitike në fillim të shekullit të 20-të.

Lindur më 10 korrik 1938 në Londër, Mellor fillimisht studioi kiminë në Universitetin e Minesota-së para se të paraqiste një tezë në filozofi në Cambridge dhe të ushtroj aty gjatë gjithë karrierës së tij. Ai kurrë nuk trajtoi problemet e filozofisë së shkencës – ato të induksionit, shkakut, mundësisë dhe marrëdhënies midis teorisë dhe përvojës – pa kërkuar të zhvillojë pasojat e tyre metafizike.

Le Monde; përshtatur në shqip nga Filolet/