Horoskopi postzgjedhor

Horoskop

Nga: Xha Horopskopi

Shohim horoskop ditor, horoskop javor, horoskopë, horoskopë dhe besa këto ditë edhe horoskopin e pas zgjedhjeve!

Andaj, Xha Horopskopi si tejpamës i madh iu drejtua yjeve të dukshëm e të pa dukshëm, t’i japin shpjegimet për jetën e kafshëve pas votimeve për të cilat pamë se do të sjellin begati e lumturi të madhe. Nga Shkupi ( ku nisi më mrekullia), në Prishtinë nga e hëna e tutje, dhe pas ca ditësh në Tiranë, do jetohet si në Xhenet. E pra Xha Horopskopi si dashamirë dhe mbrojtës i kafshëve, pas konsultimeve intensive me qiejt, nxori përfundimet vijuese:

Nga jeta e mirë dhe begatia që po vjen pas votimeve do të pasojnë disa mrekulli! Gomarët nga mirësia do të zhvillohen e shndërrohen në mushka, mushkat në kuaj (të rëndomtë) e këta në atllarë kurse atllarët do bëhen me fleta që do të fluturojnë në hapësirë si shpendët më aerodinamikë! Do t’iu kenë zili edhe inxhinierët më të mëdhenj të aerodinamikës!

Lopët do e rrisin prodhimin e qumështit me litra të tëra dhe jo vetëm kaq, do të japin rendimente të ndryshme sipas dëshirës së pronarit: Qumësht, kos, dhallë, djathë, gjizë, tëlyen…; pa pasur nevojë t’i përfitojmë më nga qumështi, pra do t’i kemi si prodhime të lëndës së parë.

Gjarpinjtë dhe gjallesa të të gjitha llojeve helmuese, gjer tek insektet, as nuk do të kafshojnë e as do të pickojnë kënd (!); do të shkojnë e drejt do të vjellin sasinë e tyre të helmit nëpër epruveta inteligjente. Nga kjo do të kemi barna kundër çdo sëmundjeje, besa do ta shërojmë edhe mendjemadhësinë e njeriut, premtimet e njeriut do minimizohen ose do të realizohen çke me të, kurse rrenat (e politikanëve p.sh.), do të çrrënjosen ose do të bëhen të vërteta përfundimisht.

Më tutje, qentë do të bëhen luajë; dhelprat do të hyjnë në pornografi; bretkosat, – buaj e buburrecat do të themelojnë parti të punës…

Krejt kafshët do të përfitojnë nga mirësitë pas-zgjedhore. Vetëm majmuni do të refuzoj të përfitoj nga ky bollëk dhe do të jetoj si më parë; nga frika se po avancon sikur stërgjyshi i tij në …