HIPOKRIZIA E NJË ‚POLITIKANI‘ NAIV!

MUSLI SHABANI

————————

HIPOKRIZIA E NJË ‚POLITIKANI‘ NAIV!

HIPOKRIZIA  e Enver Hoxhajt dhe degradimi i plotë i PDK që pasohet si oponencë mu nga ai!

Si t’a parafrazosh një politikan të sojit të Enver Hoxhajt (akt.U.D. i Kryesuesit të PDK) dhe t’a cilësish ndryshe, pos ashtu siqë në të vërtetë edhe pasqyrohet dhe tregohet vetë si i tillë, kur ndryshe flet, tjetërfare sillet (qirret) e krejtësisht, ndryshe vepron! Të tri këto veti e kanë vetëm një emërues të përbashkët, hipokrit dhe hipokrizi! E zhargoni i psikologjisë si silogjizëm ka edhe një emërtim tjetër, atë të „blebëzimit në vetëvehte“ të gjithë mllefit dhe bllofit të cinizmit gjeloz të shprehjeve si dogma, citojmë: „… një kandidate (për Vjosa Osmanin e kishte fjalën)që nuk personifikon unitetin konsesual, por atë përqarës…“ me elekt votash mbi 300.000 syrësh, e tj. e tj. dogma dhe paradigma që i përsërit i njejti në vazhdim me dhjetra raste recidive, sikur nuk ka më se çka të shtoj vetëm të numëroi funksionet taksative që i ka sipas ligjit dhe Kushtetutës, Kryetari-ja (i ardhshëm) i Kosovës që tani vetëm ishte i sigurt se do të jetë e zgjedhura zonja Vjosa Osmani. Dhe këtij i thonë, përfaqësues (kryesor) i një subjekti politik që dikur ishte parti herë e dytë e herë e parë në çdo zgjedhje, lokale e qendrore të Republikës së Kosovës!

Jam këtu kuvend vetëm (v.i. syreta) për treguar qëndrimin përfundimtar përsëritur PDK dhe për t’u numëruar si folës“, e për votim do të shporrem si miu n’zgurrë jashtë sallës së votimit, ku t’a dish në çfarë skutash skëterret tej! Kjo sjellje dhe veprim i tijë prej politikani, jo që nuk i ka hije, por aqë më tepër degradon ( që deri dje, bile sipas verdiktit VOTË të qytetarëve që dikur kasonte PDK nëpër zgjedhje) vetë Partinë Demokratike të Kosovës si subjekt politik kushedi për sa kohë dhe për sa legjislatura të ardhshme! Shumë më mirë do të ishte për te që tërë atë mllef t’a tregonte me sjellje tjera duke ndenjur në ndonjë „odë burrash me mustaqe“ duke pirë qaj rusi, se sa të del në foltore e të lanson këso hipokrizie!

Shantazhi ndaj popullit ka jetuar mbi 20 vite rrjesht nga LDK/PDK dhe satelitët tjerë, sidomos ndaj bashkëatëdhetarëve, Diasporës së artë, kurdoherë e mallëngjyer për atdheun Kosovë, dhe me shpresa të përhershme se „ndonjëherë do të kthehen“ në Kosovën e dashur për të jetuar, për të punuar dhe për t’a përparuar vendin e tyre, ashtu si çdo vend tjetër i përparuar, për të sjellur me vehte përvojën e fituar të kulturës së punës dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm ekonomik,politik, socialo-shëndetësor dhe arsimor në përgjithësi. Por, kjo e përkthyer ndryshe, nga frika e diasporës, jo vetëm nga vota e tyre si e drejtë dhe pa makinacione, por edhe në esencë, nga qeverisësit e djeshëm të deritanishëm kurr nuk përfill as  premtimi i tyre (nëpër fushata zgjedhore) e as në ligje që i kanë votuar vetë! Mu ky ishte megashantazhi ndaj diasporës, i treguar menjëher pasluftës me ish Fondin e 3% të grumbulluar nga ish qeveria në ekzil (1991/98) dhe krahut të luftës , ish Fondacionit „Vendlindja Thërret“ (1998/99) që kurr nuk dolën me një raport gjithëpërfshirës para popullit dhe kontributdhënësit: nga premtuesi i parë, se çdo bashkëatdhetari do të i mundësohet kthimi i tijë modest në atëdhe dhe PUNËSIMI, dhe nga të dytët: pas çlirimit nga okupatori serbosllav, do t’a zhvillojmë Kosovën po si Zvicrrën! Premtime këto që nuk u realizuan kurr, përkundrazi shih statistikat 20 vjeçare të shpërnguljes së banorëve të Kosovës për këto 20 vite në vendet perendimore,kështu në vend të 2.5 milion banorëve, kjo shifër memzi sillet  rreth 1.9 milion!

E nuk paraqet SHANTAZHIM e dhëna, kur pushtetfituesit e para një muaji (LVv) atë që i  premtuan elektoratit diasporë, se do të përmirësojnë mënyrën e votimit më të lehtë të tyre, nëpër përfaqësi tona diplomatike, ashtu siç u mundësohet nga shtetet tjera simotra perendimore shtetasve të tyre, me qëllimin kryesor, eleminimin e shpenzimeve të kohës dhe parave nga bashkëatdhetarët, ashtu siç ka ndodhur, e kundërta për këto 20 vite, që diaspora edhe për siguracione makinash (me vite të tëra) ka paguar tatime përkatëse siguruese për të hyrë në Kosovë, gjithënjë në mungesë të të a.q.Kartonit të Gjelbërt, kurse shtetasit e Serbisë, për një gjë të tillë as që kanë qarë kokën ndonjëher, kur kanë hyrë në Kosovë!

Edhe qëndrimet e subjekteve tjera politike,si,  AAK (me përjashtim të deputetes Reshitaj, që e njejta vendosmërisht ka përmbushur detyrimin ligjor-kushtetues e moral ndaj votuesit qytetar të Kosovës) dhe LDK i janë bashkangjitur destruktit serb që kanë marë 10 dhuratat kushtetuese të mandateve par execellence në historinë e Kushtetutave botërore!

Çdo koment i mëtejmë është i tepërt për liderët sharlatan dhe tepër të papërgjegjshëm ndaj votuesve të vetë pikësëpari, e lëre të mbarë popullit që, kurr nuk e mësuan lojën e demokracisë së mirëfillt për të i lënë mundësinë ligjore-kushtetuese  organeve kryesore, Parlamentit dhe Presidentit, për ta konsumuar deri fund mandatin e përcaktuar, 4-5 vjeçar të rregullt dhe ligjor, por gjithnjë përmes lojrave djallëzore dhe hipokrizisë politike, inateve dhe interesave personale,( gjithnjë para atyre të përgjithëshme shoqërore bile nganjëherë edhe kombëtare), më me lakmi dërgojnë vendin në situata ( zgjedhjesh) të jashtëzakonshme, vetëm e vetëm për të joshur apetitet personalo-klanore të tyre dhe, kujtoi, për asgjë tjetër, gjoja parimore a atje-koft, ligjore, më së paku, se sa të i mundësojnë krahut tjetër politik që në këtë rast ka fituar votën e mbi 50% të drejtoi vendin „ e stërshtrembruar“ këtu e 20 vite më parë…! Kaq!