HESHTJA E INTELEKTUALIT DHE IMAZHI PËR NJË LIRI TË BRENDSHME

HESHTJA E INTELEKTUALIT DHE IMAZHI PËR NJË LIRI TË BRENDSHME

 (Ose kasollja nuk bëhet oborr mbretëror!…)

 Vështrimi i shkurtër mbi kolonën gjashtë vëllimesh të Shefqet Dibranit, “DEMOKRACIA E KONTESTUAR ose një DOSJE në kompletim”, Prishtinë 2018, e parë nga këndi intelektual i trajtimit të kësaj problematike.

 Shkruan: Dr. Shaqir SHALA

 Vështrimin për këtë kolone gjashtë vëllimesh, po nisem nga një thënie e dijetarit anglez Edbund Burke, i cili thotë: “Gjëja e vetme që nevojitet për të triumfuar e keqja, është që njerëzit e mirë, përkatësisht  intelektualët, dijetarët, profesionistet, të mos bëjnë gjë”, kjo korrespondon më një fjalë të urtë të popullit tonë «Oden e burrave e prishin dy veta, i pari që fletë e nuk din dhe i dyti ai që din e nuk flet». Prandaj duhet theksuar, se si askush tjetër Shefqet Dibrani, përmes këtyre shkrimeve tentojë të nxisë vetëdijen intelektuale, ta lartësoj atë në nivelin e elitave intelektuale, dhe të bëjë çmos që nga niveli kulturorë të kthehet në elitë intelektuale politike, kurse kjo shtresë elite intelektuale t’i bashkëngjiten ajkës së elitave Intelektuale të nivelit Nacional. Dhe krejt këtë kur dihet se formimi i shtetit është dimension shumë më i gjerë dhe më kompleks nga që është formimi i kombit, dhe se për këtë duhen kapacitete të veçanta, sidomos të elitave intelektuale.

Që ta zbërthejë më mirë, ideja e shkrimtarit Sh. Dibrani, i cili kërkon me ngulmë dhe pa hezitim që klasa elitare dhe intelektualët, duhet të gjejnë vend në strukturat politike, sidomos duke u inkuadruar në politikë, edhe në LDK, të kultivojnë një vetëdije morale, deri në një standard moral, si premisë për konsolidimin e besimit të elektoratit se në LDK do të ketë reforma, si qasje është e drejtë dhe e qëndrueshme.

Mendimi tjetër në shkrimet e Sh. Dibranit, nxjerrë në pah edhe kundërshtinë e haptë dhe aspak korrekte të udhëheqësve aktual të LDK-së, të cilët me kokëfortësi nuk pranojnë se Ne, një pjesë e politikanëve, me theks të veçantë ata që vijnë nga diaspora, janë të domosdoshëm për proceset, bile natyrshëm, pasi kanë një begraund intelektual, që autori e ka venë në spikamë të qasjeve, por si duket ka hasur në vështirësi për ta kuptuar, sidomos kjo klasë aktuale politike në udhëheqje të LDK-së e cila po dëshmohet se është servile e liderit dhe nënshtruese karshi presioneve që mund t’iu bëhen.

Sh. Dibrani në shkrimet e tij ka bërë një vlerësim jo vetëm të përgjithshëm, por mirë të adresuar, duke i apostrofuar bartësit e këtyre dukurive negative që kanë ndodhur brenda strukturave të LDK-së. Pikërisht këtu qëndron esenca e këtyre qasjeve, prandaj ky vlerësim është mase i domosdoshëm, pasi kjo qasje e tij duhet tu hapë udhë proceseve të reja brenda LDK-së, duke i bërë një vlerësim të kaluarës duhet të bëhen reforma të reja dhe të ndodhin ndryshime substanciale, të pranohen dhe të ruhen vlerat dhe resurset njerëzore, e jo të ndodh e kundërta.

Shkrimet dhe botimet e Sh. Dibrani pasqyrojnë në mënyrën më reale realitetin e zhvillimeve politike në LDK dhe përgjithësisht në Kosovë. Ne një grup intelektualësh, bashkë me autorin, shpresonim se po ndodhin reforma, por na u bë sikur ne përjetuam një okupim, nga mercenar dhe njerëz të shantazhuar, megjithatë moralisht dolëm fitues, sepse nëse asgjë tjetër nuk kemi arrit me bërë, të paktën kemi krijua një imazh se si duhej të krijohej një liri e brendshme e komunikimit në LDK.

Këtë mendim mbi opusin krijues të Sh. Dibranit, po e përmbylli me një thënie tjetër: ”Në një kasolle mund të gjesh, lumturi, respekt e dashuri, por kasollja kurrë nuk mund të behët oborr mbretëror”!…

 

Sirnach (TG), 18.11.2018