Herta Müller (1953- )

Nobelistja Herta Müller lindi më 1953 në fshatin gjermanofon të Nitzkydork-ut të Rumanisë. Babai i saj shërbeu në Waffen SS, kurse mëmën, pas luftës së dytë botërore ia deportuan në një kamp pune në Bashkimin Sovjetik.

Në rini, ajo kundërshtoi diktaturën e Ceaucescu-t duke frekuantuar grupin e shkrimtarëve gjermanofonë që konsideroheshin si kundërshtarë të pushtetit. Më 1982, botoi veprën e saj të parë me novela të titulluar Niederunger  që u ndalua menjëherë pas daljes. Ajo gjithashtu refuzoi bashkëpunimin me policinë sekrete të Rumanisë dhe kështu u përjashtua nga  puna ku ishte e angazhuar si përkthyese. Shtypja e gjithëkahshme e detyroi të largohet nga  vendi kështuqë u vendos në Berlin ku jeton edhe sot.

Gjer më tani ajo ka botuar rreth 20 vepra në të cilat flet kryesisht për jetën e përditëshme të pakicaës gjermane nën diktaturën rumune të pasluftës. Në këtë kontekst dallohen sidomos Njeriu është fazan i madh në tokë, Dhelpra ishte kaherë gjyetare dhe Thirrja.

E hyrë në konflikt me politikën e Ceaucescu-t ajo qe e detyruar të prêt katër vjet për të mundur të botoj romanin e saj të parë i cili si u përmend më parë u ndalua menjëherë pas publikimit por u botua në Gjermani e kjo ia mbylli karierën si shkrimtare në vendlindje. Vetëm pas largimit në Berlin ajo arriti të shkruaj dhe të botoj lirisht.

Për  veprën e saj të përgjithëshme, më 2009, Akademia suedeze ia ndan Çmimin Nobel për Letërsi.

 

Veprat:

  • 1982: Niederungen, Bukuresht ;
  • 1984: Drückender Tango, Bukuresht ;
  • 1986: Der Mensch ist ein großer Fasan auf der Welt Berlin  ;
  • 1987: Barfüßiger Februar, Berlin ;
  • 1989: Reisende auf einem Bein, Berlin ;
  • 1990: Wie Wahrnehmung sich erfindet, Paderborn ;
  • 1991: Der Teufel sitzt im Spiegel, Berlin ;
  • 1992: Der Fuchs war damals schon der Jäger, Reinbek bei Hamburg ;
  • 1992: Eine warme Kartoffel ist ein warmes Bett, Hambourg ;
  • 1993: Der Wächter nimmt seinen Kamm, Reinbek bei Hamburg ;
  • 1994: Angekommen wie nicht da, Lichtenfels ;
  • 1994: Herztier, Reinbek bei Hambourg ;
  • 1995: Hunger und Seide, Reinbek bei Hamburg ;
  • 1996: In der Falle, Göttingen ;
  • 1997: Heute wär ich mir lieber nicht begegnet, Reinbek bei Hamburg
  • 1999: Der fremde Blick oder Das Leben ist ein Furz in der Laterne, Göttingen ;
  • 2000: Im Haarknoten wohnt eine Dame, Reinbek bei Hamburg ;
  • 2001: Heimat ist das, was gesprochen wird, Blieskastel ;
  • 2003: Der König verneigt sich und tötet, Munich  ;
  • 2005: Die blassen Herren mit den Mokkatassen, Munich  ;
  • 2005: Este sau nu este Ion, Iaşi ;
  • 2006: Atemschaukel, Munich ;
  • 2009: Cristina und ihre Attrappe oder Was (nicht) in den Akten der Securitate steht, Göttingen .