HEROIT TONË KOMBËTAR, MOS MI VISHNI PETK FETAR!

Zyra AHMETAJ

HEROIT TONË KOMBËTAR,
MOS MI VISHNI PETK FETAR!

Heroin tonë kombëtar,
mos ma quani katolik;
mos mi vishni petk fetar
ta zvogloni, aq ligsishtë!

Mos mi bëni coroditje,
të thoni luftoi për fe
Ai qe luftëtar me bindje
për bashkim, në tërë Atdhe.

Pat flamurin me shqiponjë;
as me kryq dhe as me hënë
Flamurin e Kombit tonë
që përjetsishtë AI na e ka lënë.

Kur erdhi në Kala të Krujës,
nuk tha “Këtu e gjeta kryqin”.
Tha:-Lirinë s’e solla unë;
E gjeta këtu mes bijve të Shqipes.

Veç liri, solli dhe gjeti;
-strateg lufte me ushtri,
Ai nuk pati punë me klerin,
as me hoxhë,as me xhami.

Gjergji ynë liftoi me bindje,
për lirinë e Ilirisë,
Do të njifet vec i tillë:
-Legjendar i Shqipërisë

 

Zyra Ahmetaj,

poete nga Tropoja