HELMIMET E NXËNËSVE NË KOSOVË MË 1990

HELMIMET E NXËNËSVE NË KOSOVË MË 1990

Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

Hej, në muajin Mars , t’ vitit Nëntëdhjetë ,
Mbarë Kosovën çka na e gjet ,
Dhunë pas dhune e krim pas krimi –
Fëmijët tanë i mori helmimi !
Me sy t’ etshëm kah dituria –
N’ çerdhe t’ dritës u nisën fëmija !
N’ vend të dijës , edukimit –
Thithën pluhurin e helmimit !
Hej, fëmijët tanë t’ shëndoshë si molla –
Na i helmuan nëpër shkolla !
Vjellje , lot e dhembje koke –
Porsi lule bien për toke !
Se armiku s’ bënë hajgare –
Ka bërë plan të na qes fare !
Të na ndajë n’ baza kombëtare –
Mos me hatër , hiq pa çare !
Hej, ndanë konviktet studentore ,
Ndanë fabrikat dhe punëtorët ,
Kudo mbjellin armiqësi ,
Mbjellin kob e mbjellin zi !
Kanë bërë plan t’ na i mbyllin sytë –
T’ shkojmë në shkolla n’ ndërrim të dytë !
N’ ndërrim të dytë e n’ ndërrim të tretë –
Të punojnë si e kanë qejf vet !…
Hej, dora e fshehur e armikut –
Solli helmin e rrezikut !
Me metodat më mizore –
Zbatoi n’ fëmijë n’ qendrat shkollore !
N’ Podujevë e në Vushtrri ,
N’ Ferizaj , Gjakovë , Prizren ,
N’ Pejë , Gjilan e Kamenicë ,
N’ Deçan , Klinë e Mitrovicë !…
Hej, në mbarë truallin kosovarë –
Kah ka pas nxënës shqiptarë !…
Kështu ka ndodhë në Palestinë –
I erdh radha edhe n’ Prishtinë !
N’ vend të luleve të Pranverës –
Na erdh helmi n’ prag të derës !
N’ vend të notave në ditarë –

Shtrihen nxënësit në spital !
Hej, por ky vend gjithmonë ka burra –
Bartin të sëmurët me vetura !
Punojnë mjekët , kurrë nuk ndalën –
Duke dhënë ndihma nëpër spitale !
Qitet helmi përmbi fëmijë –
Kërkojnë ndihmë përmbi shtatë mijë !
N’ luftë me jetën – ndihmë të parë ,
Milicia n’ rrugë duke i ndalë !…
Hej, t’ gjitha rrugët ua bllokojnë –
Rrahin, shajnë e arrestojnë !…
Edhe mjekët humanitarë –
Nëpër burgje i kanë marrë !
N’ kënde t’ rrugëve , armiqtë vëzhgojnë –
Thonë se “Filma po xhirojnë !”…
Reporterët prej ekranit –
Lajmërojnë : “Festival të Kanit !”…
Hej, dora e zezë , që helmin vuri –
Thotë: “Artistë nga Holivudi !”
Disa t’ verbër nga UDB-ashësia –
Bëhen “ekspert” nga mjekësia !
Japin lajmet me nxitim –
Diagnozën :”SIMULIM” !
Porse , bota vet po flet –
S’ mund t’ aktrojnë mbi shtatë mijë vetë !…
Hej, s’ ju plotësua dëshira krejt –
Për t’ hedhë helmin mbi studentë !
Ai që hedhë helmin mbi fëmijë –
Dorë fashiste e zemërzi !…
Kush na e bëri – na e dimë krejt –
Historia do t’ i qet !
Do t’ turpërohet para botës –
Për këtë krim që iu bë Kosovës !
Hej, me këso krimesh mizorike –
S’ hapën rrugët demokratike !
Me këso krimesh ndaj Kosovës –
Nuk mund t’ hyhet në dyer t’ Evropës !
Sepse dhuna dhe terrori –
Shumë viktima n’ Kosovë mori !
Por, mbarë bota e civilizuar –
Hej , gjithmonë ka për t’i gjykuar !