Hasan Zuko Kamberi

H.S Kamberi-StarjeNga: L. Miftari

Ndër shkrimtarët më të njohur të letërsisë bejtexhiane, padyshim vend me rëndësi i takon Hasan Zuko Kamberit, i cili përveç poezisë me karakter moralizues islam dhe një mevludi të mrekullueshëm, shkroi poezi sociale, nostalgjike por i këndoi edhe natyës e fenomeneve të saj. Që në fillim po përmendi fjalët e Naimit kur thot se “Në letërsinë shqiptare në shkallën më të lartë të hirarkisë duhet vendosur H. Z. Kamberi.”

Vlera e shkrimive të bejtexhinjve, e në këtë rast e Hasan Zukos etiketohet nga disa studjues a pastudjues shqiptarë, në mënyrë të turpshme dhe papërgjegjshme me fjalë fyese e sidomos nga njerëz sahanlëpirës të njëçfarë kohe të komunizmit se donin ti pëlqenin partisë me njëfar ateizmi depersonalizues e në kohët e fundit, si të tillë, me çdo kusht duan të tregojnë se janë të këthyer bythëprap e kanë kaluar në anën e atij që mendojnë se është më i fortë. Anojnë ti pëlqejnë dikujt në Francë, në Itali apo gjetiu si dhe ti pëlqejnë politikës së më të fortit dhe kështu zhyten akoma më thellë në turpin e depersonalizimit. Gabojnë edhe disa studjues seriozë dhe të paanshëm. Ata me suguri janë nën ndikimin gati kërcënues të të konvertuarve dhe duket se dëshirojnë sadopak ti mënjanohen mllefit të kalorësve anti letrarë e antikombëtarë pasiqë gati pa përjashtim, nuk harojnë të cekin se “ata edhe pse shkruajtën me alfabet arab….”. “Edhepseja” nuk e ka vendin aspak këtu se kjo “edhepse” e kompromiton mundin që dha vet gjurmuesi mbi poetët shqiptarë të kohës së alfabetit shqip të bazuar në atë arab.

Sidoqoftë, Hasan Z. Kamberi dhe asnjë nga poetët e kësaj periudhe, nuk do të ju bëjnë lajka pushtetarëve të kohës, sikur që bëjnë sot disa specialistë të historisë së letërsisë sot. Përkundrazi ata në shum raste e kritikuan sistemin feudal që vinte e rrënohej. Përpos kësaj, fuqia më e madhe e kësaj letërsie është se shkroi gjuhën shqipe, shkroi për moralin islam por shkroi edhe për gjithë popullin shqiptar se nuk u përkufizua vetëm në trajtimin e fesë islame por shkruajti edhe vepra laike. Kjo vetvetiu flet se bejtexhinjt e në rastin tonë, Zuko Kamberi i kushtuan shkrimet e tyre të gjithë shqiptarëve dhe se qëllimi i tyre ishte mbrojtja e gjuhës dhe identitetit shqiptar. Poezitë e Kamberit për stinët janë një dëshmi e laicitetit. “Paraja” me vargjet e saja të kulluara a nuk është njëra ndër poezitë më të spikatura të letërsisë sonë.

Kadiut, t‘i rrëfesh paranë,
ters e vërtit sherihanë,
për para ç‘e shet t‘anë,
ia di kimenë parasë.

Tredhjetë e gjashtë vargjet e “Grate e va” në vehte përbën një shprehje të vogël por është e para në letërsine tonë mbi të drejtën e gruas.

Duhet theksuar se Kamberi vlerësohet nga shum gjurmues si poeti më i shquar i gjithë letërsisë së vjetër. Pas vehtes la mbi pesëdhjetë poezi lirike, të shkruara kryesisht në fillim, dhjetë fetare të shkruara nga fundi i jetës dhe një Mevlud, të parin në gjuhën shqipe që njohim gjer më tani. Besohet të ketë shkruajtur edhe një përmbledhje vjershash (Muaxhem) të cilën nuk e gjejmë sot edhepse ndoshta ndonjë kopje ose edhe origjinali i saj mund të jenë diku nëpër biblioteka private

Në rrafshin biografik, njohim shum pak gjëra për mbi poetin. Lindi në Starje të Kolonjës nga mesi i shek. të XVIII dhe vdiq në fillim të shek.XIX. Në disa vjersha le të kuptohet se kaloi një jetë me mundime dhe ekonomike.

Më vitin 1789 mori pjesë në Luftën Tyrko-Austriake të Danubit ku, si që merret vesht nga poezia e tij “Seferi humajun” se vuajti mjaftë shum.