Haradinaj fton deçanasit ta përkrahin në rrugën e nisur për mbrojtje të Kushtetueses dhe territorit të Kosovës

Adem Lushaj

rh-2Ramush Haradinaj ka bashkëbiseduar me qytetar te Deçanit, të cilin deçanasit e konsiderojnë si njeriun kryesor për kundërshtim të demarkacionit dhe Asociacionit të Komunave serbe. Ai, i shoqëruar edhe nga deputetët të Kuvendit të Kosovës nga ky subjekt politik, Palë Lekaj, Teuta Haxhiu, Bali Muharremi, Time Kadrijaj dhe anëtar të Kryesisë qendrore të AAK-së, iu ka bërë thirrje deçanasve që ta mbështesin në rrugën e tij të nisur, në mbrojtje të Kushtetueses dhe ruajtje të territorit të vendit. Haradinaj është shprehur se në vazhdimësi është në terren duke bashkëbiseduar me qytetar se kah po kalon Kosova dhe ku duhet te mbërrijmë. “Kemi hjek shumë të vijmë deri te pavarësia, por edhe duhet mohuar se kemi pas disa rezultate, duke u pranuar në disa organizma ndërkombëtar, e sidomos në sferën e sportit. Mirëpo, kemi edhe shumë ngecje dhe punë për tu bërë, ngase Kosova është në rrugë për realizim të detyrave që do mundësojnë integrimin tonë, edhe në Asociacionet më të rëndësishme ndërkombëtare”, është shprehur Haradinaj, sipas të cilit, me këtë qeverisje të Kosovës, nuk do mund të arrihen këto. Për me ec Kosova në rrugën e saj të zhvillimit, si në ekonomi, shëndetësi, arsim, integrime…apo të kemi institucione të qëndrueshme, varet nga qeverisja me vendin. “Na duhet të kemi qeverisje të mirë e stabile për ti arritur synimet si Kosovë, e ku roli i opozitës në këtë rast është, që ti shtyn proceset përpara dhe kërkon realizim të këtyre proceseve për të mirën e Kosovës, duke mos lënë Qeverinë e sotme të gabon dhe të dëmton popullin”, iu ka thënë Haradinaj deçanasve të shumtë, të cilët me diskutimet e tyre, i kanë dhënë përkrahje të pa rezervë në kundërshtim të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Gjithnjë sipas liderit të AAK-së, “nuk mundesh me kthye vendime prapa, për të cilat kërkohet mund dhe kohë e gjatë. “Nuk lejojmë të copëtohet Kosova, e as shkelja e Kushtetueses, e cila është punuar nga ekspertët më të njohur ndërkombëtar, ngase Asociacioni bie në kundërshtim me Kushtetutën  e vendit tonë, përkundër faktit se njehë të drejta të shumta për minoritetet”, ka nënvizuar Ramush Haradinaj, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të qytetarëve të pranishëm. Por, Haradinaj, duke mos dashtë të përmend emrin e deputetes të PDK-së që v’ie nga Deçani, Safete Hadërxhonaj, iu ka bërë thirrje deçanasve, që të bashkëbisedojnë me të, e ta bindin atë, që vota e saj mos të jetë kundër varreve të paraardhësve të saj, të cilët kanë dhëne jetën në mbrojtje të trojeve shqiptare. Haradinaj, duke u përgjigjur në njërën nga pyetjet e të pranishmëve, ka thënë se, “Dialogu me Serbi duhet jetë i nivelit ndër shtetëror, e jo dialog për probleme të brendshme të Kosovës”. Ndërsa në interesimin e gazetarëve për Vendimin e Kushtetueses që ia njeh pronësinë e manastirit mbi pronat e ndërmarrjeve publike të Deçanit, Haradinaj ka thënë se është një kontest i pa përfunduar, problem të cilin duhet trajtuar me kohën dhe është e pa pranueshme dhe e pa kuptimtë që një Vendim i tillë, të zbatohet nga institucionet e vendit.