Haja mbi (ndër) kërthizë

Haja mbi (ndër) kërthizë

Reis Mirdita

I paskan vu në harmoni telat shqiptarët e televizionit!

“Ani” tha dikush, “më mirë me shikua si hahet e pihet mbi e ndër kërthizë se sa me pa luftëra e vrasje!”

As vet nuk di ç’është më mirë e më keq! Vetëm një gjë e di: Gjersa shqiptarët i përcjellin, që nga krijimi i ushtrive në këto anë fëmijët e tyre rekrutë me daulle e dëndëne se janë krenarë.

Asnjë nuk kam hasur të shtroj aheng për vajzën e vet që alemi të gostiten aty rreth kërthizës së zbuluar gjer në “asht”. Ndoshta ka të tillë por unë nuk kam hasur. Ndoshta ka edhe prej tyre që edhe nuk thonë më fjalë të huaja si “byjryn” po ftojnë pastër me “hani, pini, rrini, … (lexues i nderuar, vazhdo me rimëzim!).

Disa i akuzojnë televizionet, disa mediat në përgjithësi por harrojnë se aty, ato që lozin rolin e sofrës, s’i ka çua kush me dhunë. As nuk duken si fukara por nuk i dihet asnjëherë. Kur i kam pa në do “shared”-a e “like”-a në Facebook, m’u dhimbsën këto “sofra”; ishin aq të pangrëna nga “fukarallëku” sa që sikur mos të kishin lëkurën, do t’iu derdhnin eshtrat dhe do të bëhej më keq se me pa lajme luftërash. T’i derdhen eshtrat për shkak mungese të bukës …,iuuuuuuuuu, tmerr!

Ka edhe më shumë: Vise-vise edhe letrat e bixhozit i hedhin mbi kërthizë e mbi “venerë” për të fituar “rrafshinën”!

Sa shëmti!!!