Guri i vendlindjes

Esse                                                                                                                                                                                        Nga Xhevahir Cirongu

Guri i vendlindjes

Udhëtoj  drejt vendlindjes sime…..pafundësi shikme!… Ja drita e diellit që lind çdo ditë mbi malin e bekuar, Tomorrin kryelart! Mirmëngjes i thotë tokës tonë arbërore dhe përhap rrezet e arta diellore deri në çdo cep të saj.  Sa bukur, – them me veten! Ja ,Tomorri ynë i cili mbjell mirësitë në tokën shqiptare për shqiptarët, por….ky mal i shenjtërimit  udhëton drejt kontinenteve e jep kushtrimin e jetës të mbarë njerëzimit . Aty merr udhë e jetë gjithësia….pra, mali i Perëndisë, apo siç i thonë me pagëzimin e fjalës aq magjike ‘’Baba Tomorri!” . Yjet zbresin nga kupa qiellore e ulen në sofrën e shpirtit tonë. Vezullime dritash  të kristalta të cilat  na japin oksigjenin e jetës . Sërisht vështroj malin mitik Tomorrin! Jam larg, e sytë më lotojnë. Thellë në shpirtin tonë, ai lot  prek telat e zhuritur të atj malli për vendlindjen tonë  Shqipëri. Vajtojnë zogjtë, sa edhe pranvera u duket dimër me borë e ngrica . Pse kështu? E preka me shumë mall  atë gur të bardhë tomorri këtu në migrim , por edhe në emigrim. E ndjeva peshën e dhimbjes, plagën e atij guri, por edhe thirrjen e tij dashamirëse ta puthje gurin e vendlindjes, gurët e tokës arbërore! Më qortoi duke më thënë: ‘’Bijtë e mij, ejani pranë meje, se tek vendlindja jonë është pjalmi i jetës sonë. Lulet e gurit janë dritjete!   Sakaq, ky zë i mistershëm  më kumboi fuqishëm deri në skutat e shpirti. Vullkane zjarri m’u ndezën në trupin tim!’’.  Poetja emigrante Vjollca Koni Ajasllari, në vergjet poetike për vendlindjen jep mesazhe dhimbje me plag malli, e cila e ndjen në gjithë qënien e saj.

‘’Më prit të shoh majën e Tomorrit

Me qylafin – dimër e verë borë të bardhë,

Të hedh sytë mbi Korçë, Gramsh, Skrapar

Mbi krejt Shqipërinë si Frashëri në vakt’’.

….Veç bulza gjaku të vendlindjes sonë aq vlerësuese edhe nga të huajt, sepse aty rreh fort pulsi i jetës sonë, pavarsisht se ku e kemi ngritur strehën nëpër migrim apo emigrim….Oh! Ja , ajo plagë e shpirtit qan në çdo skut e qelizë nëpër trupin tonë e cila thërret: ‘’Vendlindje, ku Je! Edhe ju o dashamirës, bijtë e mi ejani këtu!  Dhe…… ( autor Xh. Cirongu, ‘’Kënga e lotit’’)

‘’Malli i vendlindjes

Qënka zhur e prush,

Ajo këngë e bukur

Gjoksin plot ta mbush’’.

 

…vazhdon te poezia me titull ‘’Guri i vendlindjes’’  të shkëputur nga vëllimi me titull’’ Kënga e Lotit’’ (autor Xhevahir Cirongu)  me këto vergje:

‘’ Mbi kreshtën e malit dielli dersh rrese të artë

Vesën e mëngjesit than fushës së Myzeqesë e Elbasan;

Të heshtura shtëpitë vështrojnë Tomorrin plakë

Guri I vendlindjes nën jastëk mallin mban’’.

 

Tek ata  gurë të bardhë të vendlindjes, lexova lehtë bardhësia shpirtërore, por edhe këngën e Jetës !

 

Durrës , 19 Nëntor 2017.