Gruaja (Citate)

Marilyn MonroeZgjedh dhe redakton: Valdet Fetahu

Unë nuk di se kush i shpiku taket e larta, por të gjitha gratë i kanë shumë borxh atij.
Marilyn Monroe

 

Femrat dhe macet gjithmonë do të bëjnë ç’të duan. Meshkujt dhe qentë duhet të qetësohen dhe të mësohen me idenë.
[Charles Bukowski]

 

Nëse burri u krijua para gruas, kjo ishte vetëm për shkak që të mund t’i thoshte ca fjalë.
[Jules Renard]

 

Femrat janë si supa, nuk duhet lënë ftohur.
[Jean Anouilh]

 

Një femër e njeh fytyrën e mashkullit që dashuron ashtu siç një marinar njeh detin e hapur…!
Honore de Balzac

 

Amerika është vend ku burrat qeverisin, por gratë sundojnë.
John Mason Brown

 

Gruaja e pabesë ka brejtje të ndërgjegjes; gruaja besnike ka keqardhje.
Japoneze

 

Ata që nuk e tregojnë dashurinë, nuk ndjejnë dashuri.
William Shakespeare

 

Ah. Gratë. Ato bëjnë të arrihet më e larta dhe të ulëtat më së shpeshti.
Friedrich Nietzsche

 

Miqtë janë në përgjithësi të gjinisë së njëjtë, por kur burrat dhe gratë të pajtohen, ky është vetëm përfundim se, arsyet e tyre janë gjithmonë të ndryshme.
George Santayana

 

Unë nuk dua që gratë të kenë pushtet mbi burrat, por mbi veten e tyre.
Mary Shelley Wollstonecraft

 

Gratë e zgjuara dhe sharmante nuk duan të votojnë; ato janë të gatshme t’i lënë burrat të qeverisin për aq kohë sa ato qeverisin me burrat.
George Bernard Shaw

 

Sa kohë që një grua mund të duket dhjetë vjet më e re se vajza e saj, ajo është tejet e kënaqur.
Oscar Wilde

 

Femra që beson se është inteligjente kërkon të njejtat të drejta me mashkullin. Femra inteligjente heq dorë.
Garabet Ibrăileanu

 

Emancipimi i gruas ka bërë që ato të humbasin misterin e tyre.
Grace Kelly

 

Nëse gratë nuk do ekzistonin, të gjithë paratë e botës nuk do kishin asnjë kuptim.
A. Onasis

 

I pëlqej gratë inteligjente. Kur jeni jashtë, kjo s’duhet të jetë një garë e ndezur.
Frank Sinatra

 

Askush nuk më tha se isha e bukur kur unë isha një vajzë e vogël. Të gjitha vajzave të vogla duhet t’iu thonë se ato janë të bukura, edhe në qoftë se nuk janë.
Marilyn Monroe

 

Unë nuk e pranoj se gratë janë pamend. Zoti i Plotfuqishëm i bëri ato të barabarta me burra.
George Eliot

 

Në dashuri, gratë janë profesioniste, burrat janë amatorë.
Francois Truffaut

 

Burrat janë Prill kur janë beqar, Dhjetor kur martohen. Vajzat janë Maj kur janë vajza. Por qielli ndryshon kur ato bëhen bashkëshorte.
William Shakespeare

 

Gratë i duan burrat mediokër, dhe burrat punojnë të bëhen sa më mediokër që është e mundur.
Margaret Mead

 

Gratë nuk duhet të mbajnë gjithmonë gojët e tyre të mbyllura dhe barqet e hapura.
Emma Goldman

 

Disa femra vishen për të dalur, disa për tu këthyer.
[Nadine de Rothschild]

 

Si të ju them moshën time kur ajo ndërron vazhdimisht!? Nga kjo shihet se femra ështe më e mençur.
[Filolet]

 

Burri i mirë i mban dy gra; gruaja e mirë, dy jarana.
[Filolet]

 

E mas progresin e një komuniteti nga shkalla e përparimit të cilat gratë kanë arritur.
B.R Ambedkar

 

Unë mendoj se gratë janë kritikë të shkëlqyer shoqëror.
Laurie Anderson

 

Unë nuk do të thoja se gratë nuk kanë karakter, më sakt, ato kanë një të re për çdo ditë.
Heinrich Heine

 

Në shoqërinë tonë, gratë që thejnë barrierat janë ato të cilat i injorojnë limitet.
Arnold Schwarzenegger

 

Vjedhësi ju len të zgjidhni, kuletën ose jetën,. Gruaja i kërkon të dyjat.
[Samuel Buler]

 

Në politikë gratë shtypin letra, lëpijnë pulla postale, shpërndajnë pamflete dhe dalin për të votuar. Burrat zgjedhen.
Clare Boothe Luce

 

Burrat janë të lejuar të kenë pasion dhe përkushtim për punën e tyre …, një grua është e lejuar të ketë ndjenja për një burrë, por jo për punën e saj.
Barbra Streisand

 

Gratë mbajnë lart gjysmën e qiellit.
Mao Tse Tung

 

Ju keni parë shumë djem të mençur me gra budallaqe, por ju vështirë se keni parë gra të mençura me djem budallenjë.
Erica Jong

 

Gratë, si burrat, duhet të përpiqen ta bëjnë të pamundurën. Dhe kur ato dështojnë, dështimi i tyre duhet të jetë një sfidë për të tjerët.
Amelia Earhart

 

Ekziston gjithnjë një femër që të shpëton nga një tjetër dhe ndërsa ajo të shpëton, bëhet gati të të shkatërrojë.
Charles Bukowski

 

Femra është poezi, mashkulli prozë.
[Alphonse Toussenel] (shkrimtar francez – 1803-1885)

 

Detyra e parë e femrës është të jetë e bukur, e dyta të jetë e kujdesshme, e treta të mos kundërshtoj kurrë.”
[Somerset Maugham] (Shkrimtar anglez, i lindur në Paris 1874 -1965)

 

Femra edhe dreqin e shtin në shishe.
[Popullore] (euro-aziatike)

 

Dashuria është e verbër, ndërsa martesa të kthen sytë.
Agatha Kristi