Grida Duma dhe demokracia përfaqësuese elitare

Grida Duma dhe demokracia përfaqësuese elitare

Nga Skënder Sadri KAPITI

Me demokraci përfaqësuese elitare unë dua të them dhe bëj  fjalë për lirinë dhe për demokracinë me demokracitetin më të mirë të mundshëm, gjë të cilën e lejon dhe e promovon demokracia si sistem. Elitë brënda partiake dhe ajo pastaj parlamentare nuk është elita të cilën e zgjedh kryetari i partisë, por elitën më të mirë e zgjedh antarësia e partisë, dhe atehere kur lidershipi i partisë merr në konsideratë opnionin e gjërë të antarësisë së Partisë, që do të thotë kur kandidatëve për deputetë u bëhen një farë përzgjedhje fillore nga baza e partisë  duke marrë në konsideratë edhe opinionin publik për kandidatin dhe kandidatët.

Populli nuk identifikohet me partitë, partitë janë pjesa e vogël dhe politike e popullit. Partia cakton kandidatët për deputetë, kështu duhet normalisht, por me kodin zgjedhor aktual kandidatët i zgjedh kryesisht vullneti i kryetarit dhe një rreth i ngushtë pranë tij. Nje realitet i tillë kodik zgjedhur dërgon në parlament një farë elite politike të keqe, të paaftë dhe të papërgjegjshme, gjë e cila vertetohet më së miri aktualisht sot me atë se cfarë kualiteti mjeran e të varfër është opozita aktuale në parlament, si një produkt cilësor të asaj se cfarë kishte futur në lista Partia Demokratike , dhe kryesisht kryetari aktual i saj, L.Basha.

Dhe besoj se këtë ka si vizion dhe ka konstatuar politikanja dhe ish deputetja e Partisë Demokratike znj. Grida Duma e cila mbështet modelin e listave të hapura, dhe këtë ajo e mbron me arsyetimin domethënës dhe më se bindës se me këtë kod zgjedhor është vështirë që të angazhohet politikisht e demokratikisht elektorati në fushatë, pasi elektorati nuk e njeh kandidatin të cilin ai do të shkojë te kutia e votimit për ta votuar. Unë  dhe jo vetë unë, por opinion publik është dakord për listat e hapura ashtu sikurse edhe inicion e kembengul me te drejte znj. Duma. Kjo pasi demokracia së pari është transparencë, dhe përderisa demokracia gjëndet dhe votohet në popull atëhere elektorati duhet të dijë paraprakisht dhe fillimisht së pari se cilit deputet duhet ai t’ia japë votën , se kush duhet të jetë përfaqësuesi i tij në parlament. Por me kodin aktual deputeti caktohet në mënyrë autokratike dhe apriori nga kryetari, që do të thotë se elektorati do të votojë jo kandidatin e tij, as të partisë por kandidatin e kryetarit të partisë. Pra me kodin aktual  në parlament nuk shkon elita politike, nuk zgjidhen e votohen elitarët , sepse elitë do të thotë më të mirët dhe më meritorët, gjë të cilën e bën demokracia elitare e vërtetë.

Votuesit në demokraci normalisht nuk duhet votojnë dhe nuk u intereson shumë kandidati për deputet, por votuesve u  interesojnë virtytet dhe cilësitë e kandidatit që do t’i përfaqësojë ata, dhe cilesia është ajo e cila është  elita në demokraci.Pra te politika dhe vizioni i znj. Duma primare është kjo lloj elite politike, pra kualiteti dhe cilësia e kandidatit dhe jo preferencat personale nepotiko-miqësore, interesat e ngushta dhe as lidhjet korruptive. Kodi aktual zgjedhor është një dështim demokratik përderisa ai prodhoi dhe do të prodhojë gjithnjë  “krizë përfaqësimi”.