GRENELL I PASKA LARË DUART!?

GRENELL I PASKA LARË DUART!?

Shkruan:Refiqe R. Hamiti

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, më 14 shkurt 2021,fitoi 12 herë më shumë vota se partit tjera në Kosovë.

Dhe me dal një faqezi i dështuar ,e me na shit mend ose “tregue”, se kush është antiamerikani ? Gjason në atë thënjen e famshme shqiptare: Furterja në zjarr,peshku në deti.

Epizodi i keq ,i paraqitur i Grenellit nga Amerika, nga ne shqiptart, duhet të kujtohet si një storie e keqe ,e trisht dhe dashakeqe e cila fatbardhësisht nuk gjeti përmasa të realizohet, siç pati ai qef sepse politikëbërja amerikane ka strategji dhe hiearki vlerësuese nga populli i saj,më të veçant në botë, se kush dhe çfarë duhet të prezentojë në emër të Amerikës.

Ky njeri nuk duhet as të kujtohet ,e as të citohet sepse vet fytyra e tij,të çorjenton dhe të kujton pabesin e tradhtin e bërë, aq rëndë sa krijonë dyshime,që rrota e tij nuk është amerikanë por ndonjë serb i asimiluar.

Kush është tash Riçhard Grenell të flas në emër të Amerikës dhe të deklarojë botëkuptime të kundërta,me realitetin e sotëm në Kosovë?

Asgjë të mirë nuk të kujtonë ky njeri!

Ishim spektator të takimeve të tij të famshme me serbofilët dhe të njëpasnjëshme ,gjatë fushatës për president të Amerikës,të Donalt Trampit, me ata të cilët kurrë nuk mendojnë diçka të mirë për shqiptart dhe Kosovën.

Për sherret e tjera që asociojnë në shumë faza të vitit 2020,ti rikujtojnë paraqitjet e tij të dhunshme përmes presioneve ,shantazheve,kërcënimeve në emër të administratës amerikane .

Richard Grenell ti bashkë me argatët e tu të dëgjueshëm (nga frika e madhe për vete )nga Kosova rrëzove Qeverinë e ligjshme e Kushtetuese të Kosovës, dale nga zgjedhjet e vullneti i lire,i popullit te saj me :6 tetor 2019.

Ti je ai i cili gatove gjellën më të rëndë në kohë Pandemie duke bërë një bashkëpunim me përmasa krimi, me ata që sot janë në Hagë.

Nga bashkëpunimi yt,i tmerrshëm me

Thaqin , Veselin e Mustafën rrëzove një qeveri legjitime, duke gjarpëruar ,krijove një Qeveri tjetër të tille ilegjitime e antikushtetuese e duke fyer rëndë, e injoruar një vend, e një popull të tërë . Kur ”emërove” Kryeministër kukull tënde Avdullah Hotin ?

Vet ti Richard Grenell kërcenove Qeverine Kurti se nëse nuk dorëhiqet sipas ”keshillave” të tua të orkestruara , Amerika do të tërhiqte trupat ushtarake, paqëruajtese e mbrojtëse nga Kosova. Pastaj shkove aq larg sa aludove edhe në ndërprerjen, e çdo lloj ndihme

ekonomiko- financiare, e çdo lloj investimi amerikan në Kosovë.

A ishe po ti Richard Grenell, që ushtrove trysni e detyrove dhunshëm Kurtin e qeverine e tij të hiqnin dore urgjentisht nga reprociteti në dialogun, e bisedimet me Serbine ?

Vet ti Richard Grenell ushtrove trysni, me këshillat e Thaqit e Mustafës që të hiqet , jo gradualisht, por menjëherë 100 % taksa e vendosur nga qeveria e mëparëshme e Kosovës kundër Serbise?

Vet ti Richard Grenell rekomandove Thaqin e Mustafën dhe alias Avdullah Hotin që Liqenit të Ujmanit, t’i vihet në mënyrë shume të “përçmuar “, emri i Presidentit Trump në ”shenjë mirënjohje”, pa vullnetin e popullit.

Emri shqip i Ujmanit,ishte e rëndë të ndërrohet me emrin e Presidentit aksident të Amerikës, që gati sa nuk e qoi,në luftë civile ,me arrogance e tij,shtetin e vet.

Pastaj maja më e keqe e vet Richard Grenellit

ishte pika e shtuar më 4 shtator,ku thuhej se Kosova duhet të ndalojë çdo lloj përpjekje për njohjet e reja të saj si shtet, e ndërkohë që Serbia të ndalojë përpjekjet ,e saj për ç’njohje, marrëveshje të cilën Serbia, e shkeli që të nesërmen.

PS:

Me fol në emër të Amerikës tani për tani Richard Grenell , është si të zgjohet nga varri Sllobodan Millosheviçi. Minimumi heshtja e Grenellit do të krijonte favore mëkatimi e gjynahi ( në qoftë se ka pak mend ),për faktin se të qenit amerikanë, ata bosat e Kosovës (faqezinjët),dikur të korruptuarit e mëdhenjë të Kosovës, ta kanë fal besimin e tepruar( kanë pas qef,me të dëgjue kishe ti je dikushi, për interesa të tyre)… që ka shkuar përtej limiteve njerëzore për ty.

Disa kolegë të mij gazetarë dhe analista kanë harruar që Richard Grenell sot për sot është

kërkushi, e nuk përfaqëson absolutisht asgje në politikën amerikane.

Se kush ia qonë selamet Grenellit nga Kosova

për zhvillimet e fundit të 14 shkurtit ,dhe fitoren e madhe të Albin Kurtit (antiamerikanit). Veç ne i kemi të njohura. Të dështuarit edhe pak të harruarit .

Duhet rikujtuar këtyre pazargjive nga Kosova, që po tmerrojnë me deklarata bombë, të rrejshme, në portalet e tyre, se Grenell fatziu dhe përqarësi famzi,

është tash veçse një qytetar dhe një nënshtetas fare i thjeshte amerikan sikurse janë edhe 330 milion amerikanë të tjerë në Amerikë …

Ngushëllime!